Arsimi/ Rama nuk e mban premtimin, megjithëse është i gjatë e s’ka ku të fshihet – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Arsimi/ Rama nuk e mban premtimin, megjithëse është i gjatë e s’ka ku të fshihet

18:47 | 08/09/2016
në Shqiperi
0

Kaosi me tesktet e munguara të ciklit 9-vjeçar dhe rrëmuja me listat e fituesve nëpër universitete

Nga Rexhina Biba

Kur mori detyrën e ministres së Arsimit, Lindita Nikolla premtoi ndër të tjera se nxënësit do të kishin në dorë tekstet e duhura, në kohën e duhur për të nisur vitin e ri shkollor dhe studentët do të kishin të garantuar pranimin në bazë merite në Universitete. Ja ku jemi sot pas tre vitesh, kur koha e provës për ministren Nikolla ka përfunduar. Një kaos i vërtetë ka përfshirë nxënës e studentë këto ditë shtatori të vitit të tretë të qeverisjes së Rilindjes. Për nxënësit mungojnë tekstet dhe bashkë me prindërit ata kanë nisur odisenë e përvitshme të radhëve të gjata për të siguruar me çdo mënyrë tekstet për nisjen e vitit shkollor, ndërsa shumica e maturantëve, si asnjë vit tjetër, janë të zhgënjyer për humbjen e të drejtës së studimit, edhe pse kanë mesatare mbi 9. Ka prej tyre që kanë fituar medaljen e artë, por nuk rezultojnë fitues në degët që kanë kërkuar. Ka prej tyre që kanë mesatare 9.7 e më lart dhe nuk kanë fituar në asnjë degë që kanë kërkuar.

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Tekstet e munguara

rradhe2Ministria e Arsimit kishte lajmëruar se dita, kur do të nis ndarja e teksteve shkollore për nxënësit e sistemit parauniversitar ishte data 25 gusht deri më 12 shtator. Sot, është data 7 shtator dhe nëpër libraritë që janë caktuar të shesin tekstet shkollore, mungojnë shumica e titujve. Shkak për këtë është bërë mungesa e pullave të sigurisë për tekstet, e cila vjen nga Ministria e Arsimit. Arsyeja e kësaj vonese është organizimi i tenderit për prodhimin e këtyre pullave. Për pasojë, fëmijët e klasës së parë nuk kanë ende Abetaren e tyre në dorë, as matematikën, as të tjera. Të gjitha klasat e tjera të sistemit parauniversitar kanë mungesa me katër deri në pesë tekste shkollore duke përjashtuar vetëm klasën e nëntë. Tekstet e kësaj klase janë gati, për shkak se shtëpitë botuese që janë përcaktuar të prodhojnë këto teskte, kishin në gjendje pulla sigurie qysh një vit më parë.

tekstete munguara
Lista e librave që mungojnë

Në të vërtetë rradhët kanë nisur që tani. Nga një vëzhgim që ka bërë 27.al nëpër disa librari të kryeqytetit konstatohen tekstet që mungojnë, rradhët e gjata për tesktet ekzistuese, shqetësimet e prindërve për tekstet e mungura për fëmijët e tyre. Përmes fotografive sjellin një pamje të situatës nëpër libraritë e Tiranës.

Ndërkohë që në disa rrethe të vendit, nxënësit janë lajmëruar se dy muajt e parë të vitit do të marrin mësimet me shkrim, pasi tekstet do të vonohen.

Nxënësit e gjimnazit “Naim Frashëri”, i cili vlerësohet si një ndër më të mirët në Durrës, janë lajmëruar se do ta nisin shkollën me leksione ose me libra të siguruara nga vitet e kaluara, pasi ende nuk ka tekste për ta.

Gjatë vëzhgimit të 27.al, konstatohet se ka probleme të ndryshme me ndarjen e teksteve. Për shembull, një nxënëse e gjimnazit profesional ekonomik në Tiranë tha për 27.al se ishte hera e tretë që interesohej për librat dhe përgjigja ishte e njëjt: “Nuk ka asnjë libër për shkollat profesionale, prisni kur të vijnë” . Në radhët e gjata të librarive të Tiranës ka prindër që vijnë nga rrethet për të siguruar tekstet shkollore për fëmijët e tyre duke shtuar kështu telashet për libraritë e kryeqytetit.

Studentët

proteste3Siç e shihni në këtë foto, kjo është protesta e studentëve sot para kryeministrisë, për të drejtën e mohuar për të studiuar, edhe pse kanë rezultate shumë të mira. Një pamje e trishtuar ka mbërthyer sot sytë e shumicës së maturantëve shqiptarë, të cilët nuk e gjejnë dot veten në listën e fituesve për të studiuar në universitetet publike shqiptare. Janë me qindra mesazhet që studentë me emër e mbiemër, me zë e figurë i janë sulur ministres së arsimit Lindita Nikolla dhe kryeministrit Rama, ku i kërkojnë të drejtën e  tyre për të stiudiuar bazuar në merita, ashtu siç kishin premtuar të dy këta zyrtarë të lartë të Rilindjes kur morën pushtetin në vitin 2013.

Studentë të shumtë janë drejtuar sot redaksive të mediave në Tiranë për të kërkuar mbështetjen e tyre duke e parë si të vetmen rrugë ku mund të shpresohet për zgjidhjen e problemit të tyre. Shumica e mediave kanë publikuar sot lista me emra studentësh e notë mesatare mbi 9, të cilët nuk kanë fituar të drejtën e studimit në asnjë prej degëve që kanë kërkuar.

E gjendur në këtë presion, ministrja e Arsimit, doli në një deklaratë për mediat për të sqaruar se ka vend për të gjithë, në universitetin publik, por edhe në ato private. Ka qënë kjo deklaratë e ministres, e cila ka ndezur më shumë inatin e studentëve e prindërve të tyre, të cilët e shohin këtë rrëmujë të lidhur me tendencën e ministres për të kanalizuar një pjesë të madhe të studentëve drejt dyerve të universiteteve private.

liste studentesh
Emra të studentëve që kanë mesataren mbi 9 dhe nuk janë në listën e fituesve

Për të ndihmuar ministren në këtë katrahurë ku  është katandisur procesi i pranimeve në universitete, kryeministri bëri një deklaratë ku sqaron se të tërë ata që meritojnë të studiojnë do ta gjejnë shumë shpejt rrugën e  tyre. Rama i qetësoi studentët, kur tha se është një numër i madh kuotash i afërm me atë të kërkesave, por pa specifikuar si rrugë universitetet private.

Pavarësisht se si do të gjejnë rrugën e zgjidhjes, Rama e Nikolla, një gjë duket qartë këtë prag të nisjes së vitit të ri shkollorë. Ata janë shumë shumë larg asaj që kishin premtuar në pranverën e vitit 2013. E kur Rama thoshte se pranimi në Universitete do të bëhet vetëm mbi bazë konkurence e se do ta mbaj premtimin, se jam dhe i gjatë e s’kam ku fshihem….

Ndiqni më poshtë videon, ku Rama është në një takim me studentë e petagogë në Vlorë e ku flet me entuziazëm se si do ta rilindë arsimin në qeverisjen e tij. Është fushata për zgjedhjet e vitit 2013 ku Rama flet pikërisht për reformën e Rilindjes për maturën e ku premton se dyert e Universiteteve do të jenë të hapura vetëm për ata që e meritojnë e se gjithçka do të ketë në themel konkurencën.

Etiketa: 27.alkaoskryeministri RamalëmshLindita NikollamaturantetnxenesitRexhina Bibastudentet

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
Lochte pezullohet 10 muaj për mashtrimin në Olimpiadë

Lochte pezullohet 10 muaj për mashtrimin në Olimpiadë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com