Policia italiane ka arrestuar një shtetas shqiptar pasi u kap me një sasi prej 600 gr kokainë në makinë.
Mësohet se shqiptari ishte pronari i një firme të vogël ndërtimi e cila kishte falimentuar. Për këtë arsye kishte filluar “biznesin” për shitjen e drogës, e cila kishte destinacion Amerikën Latine.
Mediat italiane raportojnë se shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, u arrestua dy ditë më parë në autostradën e Arrezzo-së në Breshia pas kontrollit të automjetit me të cilin po lëvizte.