Një punonjës i Gardës së Republikës është arrestuar pasi mbrëmjen e djeshme është përfshirë në një aksident rrugor, ku më pas ka rezultuar se ka qenë në gjendje të dehur.
Policia ka vënë në pranga Genci Ademaj, 29 vjeç, punonjës i Gardës.
Sipas policisë, pas kontrolleve rezultoi se Ademaj kishte përdorur alkool mbi normat e lejuara.