Arrestimi i Tahirit spektakël, kujtoni Fullanin…t’i lemë të hanë kokat e njëri-tjetrit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Arrestimi i Tahirit spektakël, kujtoni Fullanin…t’i lemë të hanë kokat e njëri-tjetrit

11:52 | 20/10/2017
në Uncategorized
0

Nga Erion Kristo

Disa shënime për situatën:
Me Saimir Tahirin jam njohur rreth fundit të qeverisjes së dytë të Berishës. Ishte i vetmi deputet i PS që ju përgjigj thirrjes sime për aksidentet rrugore. Ai ndikoi dhe unë me plot miq të tjerë shkuam në parlament dhe diskutuam për ndryshimet ligjore. Ishte koha që PS e PD kishin një marrëveshje. PD u tregua e hapur ndaj reagimit tonë.
Pasi u bë minister shkova dhe e takova, sërish për këtë çështje, dhe më ka respektuar. Pra, nuk kam pasur ndonjë situatë të fshehtë me të, por kemi komunikuar dhe ai është përgjigjur në mënyrë perfekte.
Pas 1.5 vitesh në detyrë kuptova se ai mori një drejtim tjetër, që mua s’më pëlqente. Unë e kam kritikuar disa herë për sjelljet e policisë, madje një herë më sulmuan shumë nga aguridhet e ministrisë. Aty u distancova prej tij. Më pas kemi komunikuar 3 apo 4 herë me mesazhe për të ftuar disa personazhe në emision. Ai është treguar i gatshëm.

Mua nuk më pëlqente arroganca e policisë, që ai e frymëzonte. As shoë me kamera. Sa kam thënë publikisht që policia ka ndryshuar vetëm veshmbathjet, po jo sjelljet. Nëse dikur mungonte, tani e tepronte me praninë e saj. Policia arrestonte pa shkak. Këto janë fakte.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Kur plasi droga, unë e mora vesh shpejt dhe e kemi deklaruar. Policia e shtetit u kthye në Bujqësia e shtetit. Lazaratizimi i çdo centimetri katror të vendit, deri afër aeroportit, është fakt i pamohueshëm. Arrestime ka pasur, po aspak koka. Policia filloi të punonte dobët në fushat e tjera. Kuptohet se energjia e saj shkoi te droga.
Këto qëndrime i kam bërë publike.

Lidhur me arrestimin e tij, mendoj se është një spektakel i panevojshëm. Ka pasur dhe arrestime të ngjashme që kanë dalë fiasko, kujtojmë guvernatorin. Mos u gëzoni kot. Edhe pse historitë e makinës janë fare qesharake, deri tani nuk ka ndonjë provë solide.

Ne, si publik, nuk duhet të ekzaltohemi, duhet të rrimë indiferentë. Prokuroria e fjetur u zgjua papritur, ajo prokurori që e shpalli të pafajshëm. Ne duhet t’i leme këta të hanë  kokat me njëri-tjetrin. Çeshtje si, e shiti-se shiti, qau-s’qau, fëmija-familja janë pa vlerë. Edhe fronti kundër krimit është pa vlerë.
Mua nuk më pelqen kur dikujt i vihet shkelmi në fyt. Këtë qëndrim e kam pas gjithmonë. Ju ftoj të jemi kërkues ndaj institucioneve, njëzëri. Dhe të reagojmë me qytetari. Nuk mund të pranoj që klane të errëta të përfitojnë nga kjo situatë.

Etiketa: drogëErion KristoguvernatoriPoliciaSaimir Tahiri

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Tetë gratë e Kosovës që synojnë kreun e komunës

Tetë gratë e Kosovës që synojnë kreun e komunës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

E rëndë në Tiranë! Vetëvritet 33-vjeçari, hidhet nga ballkoni i banesës së tij –

Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas për vdekje këmbësorin –

10:30 | 12/01/2026
Aksidentoi nënën me dy fëmijë, rrestohet shefi i Logjistikës në Policinë Kufitare Kukës –

Aksidentoi nënën me dy fëmijë, rrestohet shefi i Logjistikës në Policinë Kufitare Kukës –

10:14 | 12/01/2026
Shqiponjat kapin dy të rinj me kanabis dhe lëndë piroteknike në makinë –

Shpërthim me lëndë plasëse në një servis në Vaun e Dejës, policia jep detaje –

10:00 | 12/01/2026
Atentat në Greqi, plagosen me armë zjarri pronari shqiptar i një restoranti dhe djali i tij –

Atentat në Greqi, plagosen me armë zjarri pronari shqiptar i një restoranti dhe djali i tij –

09:46 | 12/01/2026
Nga Instagrami i Boçit te bizneset e Abules, skema 50 milionë euro që u hoq nga sekuestro –

Nga Instagrami i Boçit te bizneset e Abules, skema 50 milionë euro që u hoq nga sekuestro –

09:40 | 12/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas për vdekje këmbësorin –
  • Aksidentoi nënën me dy fëmijë, rrestohet shefi i Logjistikës në Policinë Kufitare Kukës –
  • Shpërthim me lëndë plasëse në një servis në Vaun e Dejës, policia jep detaje –
  • Atentat në Greqi, plagosen me armë zjarri pronari shqiptar i një restoranti dhe djali i tij –
  • Nga Instagrami i Boçit te bizneset e Abules, skema 50 milionë euro që u hoq nga sekuestro –
  • Ndryshime në polici, emërohen drejtuesit për Korçën, Lezhën dhe Durrësin (Emrat) –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas për vdekje këmbësorin –
  • Aksidentoi nënën me dy fëmijë, rrestohet shefi i Logjistikës në Policinë Kufitare Kukës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com