Tetë gratë e Kosovës që synojnë kreun e komunës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tetë gratë e Kosovës që synojnë kreun e komunës

12:11 | 20/10/2017
në Shqiperi
0

8 gra të Kosovës po mbajnë përfaqësinë e rreth 50 përqind të popullatës së gjinisë femërore në Kosovë për zgjedhjet lokale 2017.

Me rreth tre përqind të kandidaturave për zgjedhje lokale, gratë e Kosovës kanë disa pika konkrete në të cilat zotohen për punë nëse u besohet mandati pas 22 tetorit.

Vërejtja e Avokatit të Popullit mbi barazinë gjinore në kandidaturat për zgjedhje nuk bëri punë për ndërrim të situatës në zgjedhjet lokale që po zhvillohen tani.

Read more

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

As viti 2017, nuk ka gjetur përmirësim të vërejtshëm në përfaqësimin e grave në zgjedhje lokale.

Nga 204 kandidatë sa janë gjithsej duke kandiduar për udhëheqjen e 38 komunave të Kosovës, vetëm 8 prej tyre janë gra.

Përqindja e këtij viti, 3.9 nuk dallon shumë nga të gjitha zgjedhjet të pavarura të organizuara ndonjëherë në Kosovë madje është zvogëluar që nga viti 2009 kur ishte  4.3 përqind.

Viti 2013 po ashtu pati një përfaqësim minimal të grave prej 3.6 përqind.

Zgjedhjet e vitit 2013 vunë për herë të parë në krye të Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari- Lilën si e vetmja kryetare grua në komunat e Kosovës.

Partia me më së shumti kandidatura gra në këto zgjedhje është Partia Demokratike e Kosovës me tre kandidate, e cila përdori këtë fakt në fushatë zgjedhore duke ekzagjeruar me deklarimet se janë e vetmja parti me kandidate gra.

Vlen të theksohet se shumica e kandidateve gra janë vënë në garë nga partitë e tyre në Komuna ku këto parti nuk kanë bastione apo traditë fitoreje.

Mimoza Kusari Lila (Alrternativa), Gjakovë. Foto: Kallxo.com

Mimoza Kusari-Lila  e shkolluar ndërkombëtarisht në fushën e biznesit, në karrierën politike ishte në radhët e udhëheqësve në Aleancën Kosova e Re (AKR) dhe tani kryetare në partinë e formuar rishtazi, Alternativa.

Sivjet ajo i është futur sërish garës për të parën e Gjakovës me një konkurrencë me gjashtë meshkuj.

Ndër prioritetet qeverisëse të saj për këtë mandat është punësimi megjithëse ajo u akuzua nga kundër kandidatët për mos përmbushjen e shifrave të premtuara për punësim në vitin 2013.

Në Debat Pernime, Kusari-Lila tha se do të fokusohet në përgatitjen e kuadrove arsimore për tregun kërkues të punës.

“Në mandatin e dytë katërvjeçar planifikojmë vazhdimin e investimeve dhe projekteve që janë fituar në mandatin e parë. Synojmë zhvillimin ekonomik dhe punësimin e qëndrueshëm lokal, komuna ka plan që të ketë një lidhje më të fortë mes shkollimit profesional dhe sektorit privat. Kthimin e fokusit në industrinë kreative që do të subvencionohen ”, tha Kusari-Lila.

Arta Ahmeti- Xhylani (AAK), Drenas. Foto: Atdhe Mulla

Arta Ahmeti Xhylani është një juriste nga Drenasi që u kandidua nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës për ta udhëhequr këtë komunë.

Ahmeti-Xhylani përballet me shtatë kundër kandidatë burra në garë për Komunën që tradicionalisht ka qenë bastion i PDK-së.

Megjithatë, Ahmeti- Xhylani ka paraqitur synimet e saj në një qeverisje eventuale që kryesisht do të fokusohet në arsim.

Sipas saj, prioritet do të ketë rinia dhe përmirësimi i shërbimeve publike ndaj qytetarëve të Drenasit.

“Ju premtoj një qeverisje të mirë, staf administrativ të mirëfilltë, një mirëqenie sociale. Prioritet i jemi ka me qenë arsimi gjithsesi sepse është degraduar në nivelin më të ultë. Do të bëj të pamundurën për të përmirësuar kushtet në shëndetësi. Kam me pasë prioritet edhe rininë, ka me u mundu me i dhanë shumë përkrahje të rinjve”, tha ajo.

Hyrijete Isufi (LDK), Hani i Elezit. Foto: Kallxo.com

Në një komunë rishtazi të formuar e të vogël, siç është Hani i Elezit, po ashtu është kandiduar një grua nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në këtë qytet që është udhëhequr nga i njëjti kandidat i pavarur që nga formimi, LDK ka zgjedhur të provojë në garë, Hyrijete Isufin.

Isufi, një mësimdhënëse e matematikës, ka disa plane konkrete lidhur me komunën që planifikon t’i zbatojë në rast se fiton zgjedhjet

Qeverisja e pastër dhe largimi i nepotizmit janë disa nga zotimet e Isufit që i bëri në Debat Pernime për Hanin e Elezit.

“Do të angazhohem për një qeverisje bazuar në rend ligj dhe kushtetutë. Qeverisje me duar të pastra pa familjarizëm dhe klientelizëm. Programi ynë parasheh masa konkrete në fushat si infrastruktura, zhvillimi i ekonomisë lokale, menaxhimi i mirë i buxhetit, shëndetësia, arsimi …”, tha Isufi.

Gonxhe Çaushi (PDK), Mitrovicë e Veriut. Foto: Kallxo.com

Gonxhe Çaushi është e përzgjedhura e Partisë Demokratike e Kosovës në garë për Kryetare të Mitrovicës së Veriut.

Çaushi garon përballë tre burrave, dy serb dhe një shqiptar për Mitrovicën Veriore me shumicë të popullsisë serbe.

Megjithëse që nga formimi, kjo komunë nuk është udhëhequr nga komuniteti shqiptar, Çaushi foli lidhur me zgjidhjet e saj për problemet specifike të kësaj komune.

Ajo po kërkon votën e qytetarëve të asaj zone me premtimet për zhvillimin e arsimit, me theks në integrimin e komuniteteve.

Ajo premton zero tolerancë ndaj korrupsionit dhe nepotizmit në këtë komunë.

“Do të kërkoj nga organet e rendit që ta luftojnë këtë gjë (korrupsionin) dhe të zbatohet ligji ndërsa sa i përket nepotizmit, do të mundohem ta luftoj këtë gjë”, tha Çaushi në Debat Pernime.

“Në Mitrovicën e Veriut, siguria fizike dhe e pronës është problem i theksuar dhe është kompetencë e komunës që të merret me këto probleme. Duhet ta shtojmë praninë e policisë në rrugë për të siguruar qarkullim të lirë të njerëzve”, tha Gonxhe Çaushi.

Valdete Idrizi (PDK), Mitrovicë e Jugut. Foto: Kallxo.com

Për dallim nga shembujt e mëparshëm, Partia Demokratike e Kosovës ka kandiduar një grua për Komunën e Mitrovicë, në të cilën ka traditë fitoreje.

Valdete Idrizi, një ish-aktiviste e shoqërisë civile dhe fituese e çmimit ndërkombëtar për paqe është futur në garë kundër 9 burrave për ta marrë drejtimin e Mitrovicës.

Fokus i madh i qeverisjes sipas saj do të jenë gratë dhe rinia si dhe transparenca publike në shpenzime të komunës.

“Mitrovica e transparencës dhe e ligjit, Mitrovica me arsim cilësor, me zhvillim të shëndetësisë. Në fokus do të jenë gratë dhe rinia. Qytetarët do ta dinë se si shfrytëzohet paraja publike edhe ku.” tha Idrizi.

Ajo po ashtu konsideron prioritet zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.

“Programi im parasheh zhvillimin më të mirë ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës”, th ajo.

Eneida Kelmendi (Fjala), Pejë. Foto: Atdhe Mulla

Komuna e Pejës bën dallim në mesin e 38-tave në Kosovë për nga përfaqësimi gjinor në kandidatura.

Eneida Kelmendi e kandiduar nga Partia Fjala për të udhëhequr me Komunën e Pejës, në këtë garë përballet me pesë kandidatë burra dhe një grua

Kelmendi, me profesion ekonomiste vuri në theks problemet ekonomike të qytetit të Pejës që synon ti zgjidhë.

Në Debat Pernime, Kelmendi tha se do të ulë tatimin për qytetarët e Pejës duke investuar po ashtu në reklamimin e turizmit  të kësaj komune.

“Kam për qëllim që Pejës t’ia kthej dinjitetin dhe krenarinë e qytetarëve, për ringjalljen e ekonomisë së Pejës përmes simulimeve të investimeve nga diaspora, tatime të ulëta. Do të subvencionojë bujqësinë. Peja është një qendër turistike të cilës i mungon marketingu”, tha Kelmendi.

Sabiha Shala (PDK), Pejë. Foto: Atdhe Mulla

Një nga dy gratë në garën për Pejë, është Sabiha Shala e kandiduar nga Partia Demokratike e Kosovës.

Peja në mandatin e kaluar është udhëhequr nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Edhe Shala konsideron se barazia gjinore është në nga shtyllat e punës brenda Komunës së Pejës nëse do ta merr mandatin.

Në Debat Pernime, Shala u zotua për një numër konkret të projekteve kapitale brenda buxhetit të Pejës.

“Përkujdesje ndaj kategorive sociale. Synojmë realizimin e 37 projekteve kapitale. Qeverisje për barazi gjinore që ka munguar deri tash.   Ndër këto projekte, qendra e kompetencave për gra, punë praktike për të rinj”, tha Shala.

Ajo gjithashtu u zotua për qeverisje të hapur ndaj qytetarëve.

Shtylla e parë ka të bëjë me zhvillimin ekonomik dhe punësim, edukim dhe arsim modern. Qeverisje transparente dhe llogaridhënëse…” , tha ajo.

Emilia Redzepi (NDS), Prizren. Foto: Atdhe Mulla

Zgjedhjet lokale të sivjetshme brenda kategorive të pa përfaqësuara sollën risi me kandidaten e komunitetit boshnjak, Emilja Redzepi .

Redzepi u kandidua nga ‘Nova Demokratska Stranka’ për Kryetare të Komunës së Prizrenit.

Në këtë garë ajo përballet me tetë kandidatë burra që ballafaquan programet politike edhe në Debat Pernime.

Në këtë debat, Redzepi shfaqi shqetësimet mbi të drejtat e komunitetet boshnjak dhe shërbimet që ofrohen nga komuna.

“Nuk ka sistem parashkollor, çerdhe. Unë para 40 viteve kam shkuar në çerdhe ndërsa fëmijët tanë (boshnjakë) sot nuk kanë çerdhe të qytetit gjë që është një ndër problemet më të mëdha të qytetit. Programi ynë përfshin edhe rrjetin e ujësjellësit dhe rrjetin elektrik, largimin e sistemit të kanalizimit nga lumi Bistrica (Lumbardhi)…”, tha Redzepi.

Zgjedhjet lokale të vitit 2017 do të mbahen të dielën me 22 tetor.

/kallxo.com/

 

Etiketa: arta ahmetiemila redzepieneida kelmendigonxhe caushigrahyrijete isufikomunaKosovaMimoza Kusari Lilasabiha shalavaldete idrizi

Të Lidhura

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

nga 27 ok
18:20 | 19/05/2025
0

Në Samitin Politik Evropian të mbajtur në Tiranë Vodafone Albania ishte partneri i besuar i rrjetit 5G në eventin prestigjioz,...

Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

nga 27 ok
15:00 | 19/05/2025
0

Përpara zgjedhjeve, më 7 maj 2025 është firmosur kontrata e dyshimtë mes bashkisë Fier të drejtuar nga Armando Subashi dhe...

Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

nga 27 ok
18:25 | 19/05/2025
0

SPAK e heton për vrasje, kryebashkiakja e Roskovecit i jep tenderat publikë! Bëhet fjalë për Renato Salin i njohur si...

Para
Aktorja e njohur “shpërthen” kundër Ramës: Mos na trego ekspozita, po dili në krah Saimirit

Aktorja e njohur “shpërthen” kundër Ramës: Mos na trego ekspozita, po dili në krah Saimirit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

16:24 | 28/05/2025
Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

18:20 | 19/05/2025
Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

15:00 | 19/05/2025
Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

18:25 | 19/05/2025
Mirlinda Karçanaj i xhiron 2.3 miliardë lekë Gerond Meçes nga paratë e ndihmës ekonomike

Mirlinda Karçanaj i xhiron 2.3 miliardë lekë Gerond Meçes nga paratë e ndihmës ekonomike

18:27 | 19/05/2025

Më Të Lexuarat

  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri
  • Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë
  • Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove
  • Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit
  • Mirlinda Karçanaj i xhiron 2.3 miliardë lekë Gerond Meçes nga paratë e ndihmës ekonomike
  • “Llotarinë” e Gonxhes 4.7 miliardë lekë e fitojnë vëllezërit e artë nga një fshat i Lushnjës

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri
  • Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com