• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Anallim loje, anallim loje!…

10:23 | 28/06/2018
në Uncategorized
0

Lexo edhe

Llatja i xhiron 580 mln lekë biznesmenit të akuzuar për vjedhje –

Shqipëria dhe Ukraina me obezitetin më të lartë te fëmijët –

Ngushëllime familjeve të viktimave –

Nga Alma Nikolli
“Anallim loje, anallim loje…!” Disa zëra fëmijësh erdhën përnjëherësh në veshin tim. Tingujt jo fort të lartë të muzikës së kufjeve, lejuan tingujt e një fëmijërie të pazakontë për kohën, të më gëzonte. Nuk e di pse u kënaqa aq shumë nga ajo fjali e largët e fëmijërisë sime. Atëherë kishte raste kur nuk i gëzohesha fort këtyre fjalëve. Ishte lënduese, jo të mbyllje sytë dy herë radhazi, por të mendoje se kishe ngatërruar fytyrën a veshjen e një shoku a shoqje të pandarë të lagjes. U gëzova se pashë fëmijëri. Në lagjen time ka fëmijë. Si dikur… Ç’lehtësim! Ata anullojnë lojën duke e “anulluar”, si dikur.
Bërtasin njëzëri duke mos i lënë mundësi kundërshtimi të mbështeturit përtueshëm në mur. Ka një kushtetutë loje, asnjëherë nuk vihet në diskutim në “anallim”.
Fëmijët negociojnë zhurmshëm, pa lobime dhe diplomaci, ata merren vesh sinqerisht dhe ajo që humbasin nuk është kurrë me e madhe se ajo që fitojnë, ndaj ia dalin. Aty në shesh, demokraci e drejtëpërdrejtë.
Hoqa kufjet dhe ngadalësova hapat. Fëmija që shkaktoi raundin e ri të lojës i mbylli sërish sytë mbështetur pas murit. Për ta dëshmuar ndeshmërinë kishte rrethuar kokën me krahë, as një rreze dielli nuk do mund të depërtonte. Nuk bën hile, nuk është rritur ende. Të tjerët vrapojnë pafajshëm, po pafajshëm fshihen. Disa krejt aty afër, pas disa barishteve që “demaskojnë” edhe macen, jo më njeriun fëmijë.
“Nuk është vend për t’u fshehur”, s’më ndenjti goja dhe ju thashë. “Shshshsh”, më pëshpëritën çunat, gati të gjetur. Eca në punën time prej të rrituri. Sigurisht që ata e dinin se nuk ishin fshehur. Donin që shokut, të cilit i ra të mbyllte dy herë rresht, t’ia lehtësonin gjetjen. Ama s’mund t’ia falnin hapur, sepse ata e dinë më mirë se askush që loja duhet marrë shumë seriozisht.
Po kush jam unë që ia jap vetes të drejtën, por të menduar se çfarë po mendonin fëmijët?! Jam një i rritur që e lexoj gjithçka si dua dhe e lexoj gabim. Jam një i rritur që s’po bëj dot asgjë që këta fëmijë të kenë sa më shumë hapësira publike për të anulluar lojëra. Jam një i rritur që nuk iu fal dot kënaqësinë që ata më falën me atë kombinim fjalësh. Eh…fëmijë, fëmijë…
Etiketa: Alma Nikollianallim lojefemijeKushtetutëlagjeloje

Të Lidhura

Llatja i xhiron 580 mln lekë biznesmenit të akuzuar për vjedhje –

Llatja i xhiron 580 mln lekë biznesmenit të akuzuar për vjedhje –

nga 27
13:09 | 06/02/2023
0

Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledjan Llatja po iu sulet fondeve të bashkisë në prag të mbarimit të mandatit. Qyteti i...

Shqipëria dhe Ukraina me obezitetin më të lartë te fëmijët –

Shqipëria dhe Ukraina me obezitetin më të lartë te fëmijët –

nga 27
13:03 | 06/02/2023
0

Shqipëria së bashku me Ukrainën dhe Greqinë kryesojnë Europën për nivelin e lartë të obezitetit tek të rinjtë, thotë një...

Afera e Portit të Durrësit, Berisha: Ja si do ta ndalojmë

Ngushëllime familjeve të viktimave –

nga 27
12:55 | 06/02/2023
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shprehur ngushëllimet për viktimat e tërmetit tragjik që ka goditur Turqinë. “Një tërmet...

Në kulmin e acarit, fshatrat e Fierit pa energji –

Në kulmin e acarit, fshatrat e Fierit pa energji –

nga 27
12:49 | 06/02/2023
0

  Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi, thekson se  në këto ditë acari, shumë fshatra të Fierit kanë mbetur pa...

Para
Kujtim Spahivogli më tha mbrëmë: Spektatorët nga 7 në 70 vjeç të ngrihen për teatrin, nëse janë pak le të llogarisin dhe kockat tona!

Kujtim Spahivogli më tha mbrëmë: Spektatorët nga 7 në 70 vjeç të ngrihen për teatrin, nëse janë pak le të llogarisin dhe kockat tona!

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Llatja i xhiron 580 mln lekë biznesmenit të akuzuar për vjedhje –

Llatja i xhiron 580 mln lekë biznesmenit të akuzuar për vjedhje –

13:09 | 06/02/2023
Shqipëria dhe Ukraina me obezitetin më të lartë te fëmijët –

Shqipëria dhe Ukraina me obezitetin më të lartë te fëmijët –

13:03 | 06/02/2023
Afera e Portit të Durrësit, Berisha: Ja si do ta ndalojmë

Ngushëllime familjeve të viktimave –

12:55 | 06/02/2023
Në kulmin e acarit, fshatrat e Fierit pa energji –

Në kulmin e acarit, fshatrat e Fierit pa energji –

12:49 | 06/02/2023
VIDEO/ Gra me fëmijë që bërtasin, pamje lemeritëse nga Turqia –

VIDEO/ Gra me fëmijë që bërtasin, pamje lemeritëse nga Turqia –

12:41 | 06/02/2023

Më Të Lexuarat

  • Llatja i xhiron 580 mln lekë biznesmenit të akuzuar për vjedhje –
  • Shqipëria dhe Ukraina me obezitetin më të lartë te fëmijët –
  • Ngushëllime familjeve të viktimave –
  • Në kulmin e acarit, fshatrat e Fierit pa energji –
  • VIDEO/ Gra me fëmijë që bërtasin, pamje lemeritëse nga Turqia –
  • Rama do të përfundojë si Mc Gonigal –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Llatja i xhiron 580 mln lekë biznesmenit të akuzuar për vjedhje –
  • Shqipëria dhe Ukraina me obezitetin më të lartë te fëmijët –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com