Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Kujtim Spahivogli më tha mbrëmë: Spektatorët nga 7 në 70 vjeç të ngrihen për teatrin, nëse janë pak le të llogarisin dhe kockat tona!

Nga Media 0

Nga Ilir Kadia
Kujtim Spahivogli më tha mbrëmë!
Nuk di si ma gjeti shtëpinë! Erdh duke trokitur me shkop të bardhë në dorë si dikur u bënte zajeve të Erzenit tek shkonim të laheshim pranë grykës së Pëllumbasit. Por i ra me forcë sikur kushtrim! Një hall i madh do e ketë ngritur nga varri këtë natë e vjen si fantazma e Hamletit të ma thotë kumtin.
Është gjallë Dritëro Agolli? -më pyeti.
Jo, i thashë, ka një vit e ca vdekur.
Po Bujar Lako?
Edhe ai në Had!
Agim Qirjaqi?

Kadri Rroshi?
….
Violeta Manushi?
….
Drita Pelingu?
….
Ai e mori vesh që heshtja ime ishte gëlltitja e lotëve.
Robert Ndrenika? Reshat Arbana? Mirush Kabashi?
….
Gjallë, gjallë, gjallë! -bërtita unë nga frika se mos hezitimin e çastit ma merrte për përgjigjen… vdekur!
Aherë, tha Kujtimi, thuaji t’u bëjnë thirrje spektatorëve nga 7 në 70 vjeç që të ngrihen e të mbrojnë Teatrin! Të mos lënë ta prishin! Nëse janë pak le të llogarisin dhe kockat tona! Jemi shumë!
Befas këndoi gjeli i parë që njoftoi agun dhe iku, u zhduk!
Si fantazma e babait të Hamletit…

Ku është, ku është?! -më pyeti Bert Ndrenika kur u takuam me sytë nga retë e çara nga dielli.
Ja, ja ajo reja puplore mbi kala të Petrelës!
(Pas dy ditësh reja e Kujtim Spahivoglit bën 86 vjeç jetë! )

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej