Albin Kurti, ose Kaçubeti i Revolucionit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Albin Kurti, ose Kaçubeti i Revolucionit

06:56 | 01/05/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Erl Kodra

Disa njerëz mendojnë vetëm në një dimension të rrafshët. Të menduarit kësisoj është i lodhshëm, i mërzitshëm dhe gati i papërballueshëm. Ata u bien punëve shkurt dhe shpesh herë ia dalin të imponohen, paçka se, për pasojë të mënyrës së thjeshtë të të menduarit, ata mund të jenë viktimat e para të realitetit tonë multi-dimensional.

Më ka rastisë të takoj njerëz të tillë që prej rinisë time të hershme. At’botë, ata thjeshtë mendonin se në jetë duhet ecur sipas “mësimeve të Partisë”, dhe gjithçka do të jetë në rregull. Madje, thjeshtësia e tyre i kishte kthyer në njerëz që jetonin sipas instinkteve, domethënë, instinkti i tyre u thoshte se, për të mbijetuar, duhet të spiunosh armiqtë e partisë, dhe ata pikërisht këtë gjë bënin; spiunonin armiqtë e partisë. Në këtë rast, unë jam i bindur se ata ishin të pafajshëm, saktësisht se ishin qenie të thjeshta, të paafta të mendojnë në mënyrë komplekse.

Read more

Ergys Agasi udhëtonte bashkë me Ramën, të shoqëruar nga eskorta e policisë –

Emigrantët kthehen në atdhe për festat e fundvitit, rritet fluksi në pikën kufitare të Kapshticës –

Rriten me 25% çmimet e referencës për zhdoganimin e mjeteve –

Jepen sot masat e sigurisë për të arrestuarit në protestën e opozitës, prezentë edhe deputetët e PD –

Këta individë pëlqejnë shumë slloganet, parullat dhe citatet. Ata janë kundër korrupsionit dhe të korruptuarve që po u pijnë djersën dhe gjakun popullit fukara. Të kuptohemi, në këtë pikë mendoj njësoj si ata, por asnjëherë unë nuk mjaftohem me kaq.

Ky tekst është një përpjekje për të kuptuar një situatë të ndërlikuar, gati të pabesueshme; në të cilën jemi zhytur pa kuptuar, dhe që po rrezikon seriozisht qenien tonë. E kuptoj se shpjegimet e mëposhtme janë disi komplekse, por ky nuk është faji im, sepse këto punë të tilla janë, komplekse.

Serbia, armiku i madh që kemi përballë, nuk është një armik dosido dhe i thjeshtë, por është një ndër fuqitë rajonale, ushtarake dhe ekonomike. Ata nuk janë vetëm kafshë vrastare që kanë kryer krime, por janë edhe diplomatë të sprovuar. Ata kanë mbështetjen e fuqive të tilla antiperëndimore si Kina dhe Rusia. Ata kanë lidhje të mira edhe me Turqinë e Presidentit Recep Tayyip Erdoğan. Ata kanë lidhje të fuqishme edhe me vende të ndryshme europiane, përfshirë Francën, Gjermaninë dhe Anglinë. Përmbledhtas, Serbia nuk është thjesht një vend armik, por një vend armik dhe i rrezikshëm, pikërisht se është shumë kompleks.

Kompleksiteti i Serbisë bëhet më i papërballueshëm me Presidentin Aleksandar Vuçiç, një politikan i zgjuar dhe autokrat i rrezikshëm, i cili ia doli me sukses të përballojë ofensivën e diplomacisë amerikane, por me gjasë, lufta e tij diplomatike po merr një trajektore në ngjitje.

Mendjet njëdimensionale thonë “Serbia ka kryer krime kundër njerëzimit në Kosovë” dhe kaq mjafton. Sikur të ishte kaq e thjeshtë, dhe sikur të ishin dënuar të gjitha krimet e gjenocidit, në të gjitha vendet, në të gjitha kohët, sa mirë do të ishte!

Por, në të vërtetë nuk është kështu, sepse Gjykata Penale Ndërkombëtare (ICC) filloi të funksionojë më 1 Korrik 2002, dhe në rrethanat aktuale, duke qenë se Kosova akoma nuk është anëtare e OKB-së, dhe si e tillë, nuk mund të ngrejë padi për krime gjenocidale kundër Serbisë. Në këto rrethana, Kosova ka vetëm një objektiv madhor ndërkombëtar; të arrijë një Marrëveshje Ndërkombëtare me Serbinë për njohje reciproke.

Mendjethjeshtët vazhdojnë të ndërtojnë narrativën politike sipas instinkteve bazë, por jo edhe sipas trajektoreve të ndërlikuara, çfarë janë në të vërtetë marrëdhëniet dhe diplomacia ndërkombëtare.

***

Para disa ditësh, nuk i rezistova dot tundimit, dhe e shkruajta komentin e mëposhtëm në një shkrim të një adhuruesi pa kushte të Presidentit Donald Trump:

“Donald Trump mundet të jetë president shumë i mirë për amerikanët që e kanë votuar, por nuk e di nëse është po aq i mirë sa ç’ishte Presidenti Klinton që bombardoi Serbinë dhe Presidenti Bush që shpalli Pavarësinë e Kosovës. Të shpresojmë që Presidenti Trump të jetë minimalisht po kaq i mirë me ne, përndryshe, unë nuk kam ndonjë interes të veçantë për arritjet personale politike të Presidentit, as për ngrohjen globale, as për pemët e mbjella, as për Doë Jones, as për votuesit e klasës së mesme amerikane. Unë jam shumë i ndjeshëm për Reformën në Drejtësi që e mbështesin pa kushte ambasadorët e Presidentit Trump, si dhe jam në alert se çfarë do të jetë Marrëveshja Kosovë – Serbi nën Presidencën Trump. Shkurt; Presidenti Trump nuk është miku im, shoku im ose kushuriri im që të jem idhtari i tij, por mbi të gjitha, Presidenti Trump nuk më ngjan me ndonjë ideolog të madh konservator që ta dua.
Ruajna Zot, unë nuk kam asnjë arsye ta quaj Presidentin Trump një idiot, as ta quaj “turpi i njerëzimit”, por gjithsesi, unë e shoh dashurinë ose urrejtjen kundrejt tij të kushtëzuar vetëm nga raportet që presidenca e tij ka me Edi Ramën në Shqipëri dhe Marrëveshjen që mund të imponohet mes Kosovës dhe Serbisë.
Vetëm këtu më konvergojnë ose bëjnë karrambol interesat e mia me interesat e Presidentit”.

Në të vërtetë, unë jam krejt i lirë të komentoj ashtu siç mendoj, fundja, unë po paguaj edhe një çmim personal duke qenë se e çmoj shumë lirinë time, lirinë e mendimit dhe lirinë e të shprehurit.

Por, çfarë mendojnë dhe veprojnë mendje-ndriturit tanë, ndërkohë që raportet ndërkombëtare janë ndërlikuar në këtë mënyrë, gati të pabesueshme?

Albin Kurti, ngjashëm me një kaçubet revolucionar, është i gatshëm të shqyejë gabzherrin e të gjithë kundërshtarëve, së pari të Presidentit Hashim Thaçi, pastaj të ish-Kryeministrit Ramush Haradinaj, pastaj të Isa Mustafës dhe së fundi, edhe të Richard Grenell, Donald Trump, Mike Pompeo dhe Mike Pence. Më ndjeni, por për këta të fundit, sikur të mos ishin përfaqësuesit legjitim të SHBA-ve, nuk do të ndjeja asnjë keqardhje.

Ah, se harrova të shtoj, por lufta e fundit në Kosovë u krye prej Shtëpisë së Bardhë, dhe jo prej Shtëpisë së Kuqe, të Verdhë, ose të Gjelbër. Por, për Kaçubetin Albin Kurti ky detaj i vogël është i parëndësishëm; e rëndësishme është t’ia shkulë gabzherrin Hashimit, Isës dhe Ramushit.

Ai vazhdon luftën e tij të vogël, të veshur me një lloj epizmi tragjik, kur në fakt, lufta e tij nuk ka asfare dhe asgjë epike. Frazat e gdhendura mirë godasin rrafshin e mendjeve të dysta, duke zgjuar valë-valë zemërim ndër pasuesit e tij, të cilët janë të gatshëm të hidhen në zjarr për liderin e madh, profetin, dijetarin dhe revolucionarin mendjendritur, kaçubetin Albin Kurti.

Partia e Albin Kurtit, e kthyer në një amalgamë me titistë, enveristë, antiUÇK-istë, antiThaçi-istë, antiLDK-istë, antirugovistë, antifashistë dhe fondamentalistë të thekur, nuk ndalon thagmat dhe sulmet heroike kundër kapjes së shtetit dhe krimet e UÇK-së, që paska kryer përgjatë dhe pas Luftës, duke vrarë, ajme, 1000 civilë serbë, ndërkohë, vetë Profeti e pranon ndihmën e përkorë prej 1000 testesh për COVID-19 të Presidentit Aleksandar Vuçiç, duke i dhuruar kështu spektrin e humanizmit, ish-ministrit të kasapit Sllobodan Millosheviç!

Aferim të qoftë, o Albin Kurdi!

***

Mendjet e sheshta vazhdojnë të mprehin penën dhe shpatën, të gatshëm të bëjnë therorë shtetësinë e Kosovës, duke ndezë një zjarr të madh, aq të madh, sa Aleksandar Vuçiç të mundet me i ngrohë duart prej Karađorđević Dinasty Palace.

Mendjet e sheshta revolucionare mund të ndezin zjarre, mund të djegin edhe ndonjë flamur. Me sa duket, ata janë të gatshëm të shkojnë larg, shumë larg.

Zoti ua ndriçoftë rrugën shqiptarëve!

Etiketa: Albin KurtiAlbin Kurti ose Kaçubeti i RevolucionitAleksandar VucicDonald Trumperl kodraGjykata Penale NdërkombëtareIsa Mustafakaçubetimendjet e dystaMike PenceMike Pompeo

Të Lidhura

Ergys Agasi udhëtonte bashkë me Ramën, të shoqëruar nga eskorta e policisë –

Ergys Agasi udhëtonte bashkë me Ramën, të shoqëruar nga eskorta e policisë –

nga 27
11:41 | 24/12/2025
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, publikoi disa pamje që tregojnë se Ergys Agasi udhëtonte së bashku me Edi Ramën....

Emigrantët kthehen në atdhe për festat e fundvitit, rritet fluksi në pikën kufitare të Kapshticës –

Emigrantët kthehen në atdhe për festat e fundvitit, rritet fluksi në pikën kufitare të Kapshticës –

nga 27
11:31 | 24/12/2025
0

Në pikën kufitare të Kapshticës është shënuar një rritje e numrit të personave, të cilët kanë hyrë në territorin vendas....

Rriten me 25% çmimet e referencës për zhdoganimin e mjeteve –

Rriten me 25% çmimet e referencës për zhdoganimin e mjeteve –

nga 27
11:15 | 24/12/2025
0

Udhëzimi i ndryshuar i ministrit të Financave “Për vlerësimin e mallrave për qëllime doganore”, tashmë në fuqi me botimin në...

Jepen sot masat e sigurisë për të arrestuarit në protestën e opozitës, prezentë edhe deputetët e PD –

Jepen sot masat e sigurisë për të arrestuarit në protestën e opozitës, prezentë edhe deputetët e PD –

nga 27
10:51 | 24/12/2025
0

Do zhvillohet sot seanca e masës së sigurisë ndaj protestuesve në protestën kombëtare opozitare ditën e hënë. Të pranishëm në...

Para
“E shtuna e diela, e bllokuar”, Rama: Në fundjavë të gjithë në shtëpi, pa përjashtim!

Rama: 1 Maji më i vështirë në Shqipërinë demokratike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ergys Agasi udhëtonte bashkë me Ramën, të shoqëruar nga eskorta e policisë –

Ergys Agasi udhëtonte bashkë me Ramën, të shoqëruar nga eskorta e policisë –

11:41 | 24/12/2025
Emigrantët kthehen në atdhe për festat e fundvitit, rritet fluksi në pikën kufitare të Kapshticës –

Emigrantët kthehen në atdhe për festat e fundvitit, rritet fluksi në pikën kufitare të Kapshticës –

11:31 | 24/12/2025
Rriten me 25% çmimet e referencës për zhdoganimin e mjeteve –

Rriten me 25% çmimet e referencës për zhdoganimin e mjeteve –

11:15 | 24/12/2025
Jepen sot masat e sigurisë për të arrestuarit në protestën e opozitës, prezentë edhe deputetët e PD –

Jepen sot masat e sigurisë për të arrestuarit në protestën e opozitës, prezentë edhe deputetët e PD –

10:51 | 24/12/2025
Stani i drogës në Lezhë/ 4 vite burg për vëllain e ish-deputetit të PS, 6 për kunatin dhe shokun e tyre –

Stani i drogës në Lezhë/ 4 vite burg për vëllain e ish-deputetit të PS, 6 për kunatin dhe shokun e tyre –

10:31 | 24/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Ergys Agasi udhëtonte bashkë me Ramën, të shoqëruar nga eskorta e policisë –
  • Emigrantët kthehen në atdhe për festat e fundvitit, rritet fluksi në pikën kufitare të Kapshticës –
  • Rriten me 25% çmimet e referencës për zhdoganimin e mjeteve –
  • Jepen sot masat e sigurisë për të arrestuarit në protestën e opozitës, prezentë edhe deputetët e PD –
  • Stani i drogës në Lezhë/ 4 vite burg për vëllain e ish-deputetit të PS, 6 për kunatin dhe shokun e tyre –
  • Ja pse Rama nuk e lëshon Ballukun –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ergys Agasi udhëtonte bashkë me Ramën, të shoqëruar nga eskorta e policisë –
  • Emigrantët kthehen në atdhe për festat e fundvitit, rritet fluksi në pikën kufitare të Kapshticës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com