Albin Kurti mesazh qytetarëve: S’ka vend për panik, të gjithë duhet të veprojnë me kujdes! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Albin Kurti mesazh qytetarëve: S’ka vend për panik, të gjithë duhet të veprojnë me kujdes!

11:58 | 25/03/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njofton se qeveria ka miratuar masat e reja për të luftuar koronavirusin.

Në një postim në Facebook, Kurti shkruan mes të tjerash se sipas ekspertëve të IKShP-së, po hyjmë në dy javët më kritike, kur rreziku për përhapjen e përshpejtuar të virusit është në nivelin më të lartë.

“Kam thënë dhe do ta përsëris edhe një herë: Nuk ka vend për panik. Mirëpo, në javët që vijnë, më shumë se kurrë, duhet secili prej nesh, institucionet edhe qytetarët, të veprojë me kujdes të shtuar, në mbrojtje të të gjithëve”, shkruan Kurti në Facebook.

Read more

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin –

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve –

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve –

Mos jepni të dhëna personale –

Mesazhi i Kurtit:

Të dashur qytetarë,

Me vendimin e saj të ditës së hënë, Qeveria e Republikës së Kosovës, me një votë gati unanim, miratoi masa të reja të rekomanduara nga Instituti Kombëtar të Shëndetit Publik, për të fituar sa më bindës dhe sa më shpejt betejën tonë të përbashkët kundër virusit COVID-19. Po të njëjtën natë, presidenti i Republikës së Kosovës ndërmori një hap të paprecedentë dhe të papërgjegjshëm por, fatkeqësisht, jo edhe të papritur, duke iu bërë thirrje qytetarëve dhe zyrtarëve policorë që të rezistojnë zbatimin e Vendimit të Qeverisë dhe, në këtë mënyrë, duke rrezikuar drejtpërdrejt shëndetin publik të qytetarëve dhe banorëve të Republikës sonë. Ndërsa, dje në mëngjes, presidenti vazhdoi edhe më tej betejën e tij kundër rekomandimeve të IKShP-së, duke e kontestuar Vendimin e Qeverisë në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Përkundër gabimeve elementare juridike dhe pretendimeve që nuk qëndrojnë fare, të bëra nga presidenti në kërkesën e tij, unë dhe Zyra ime dërguam përgjigje në kërkesën e presidentit mbrëmë para orës 22:00, në të cilën përgjigje kemi sqaruar qëndrimin tonë në lidhje me argumentimin prima facie të kërkesës, pretendimin e presidentit për dëmin e pariparueshëm si dhe në lidhje me interesin publik. E kemi bërë të qartë konsiderimin tonë se Rregullorja e Punës së Gjykatës Kushtetuese ka përcaktuar qartë në Rregullin 57.4 shkronjat (a), (b) dhe (c) se në mënyrë kumulative duhet plotësuar kriteret e përcaktuara me këtë dispozitë. Presidenti në këtë rast duhet në mënyrë kumulative (1) të ndërtojë prima facie rastin, (2) të dëshmojë se ekzekutimi i vendimit i shkakton dëm të pariparueshëm dhe (3) të dëshmojë se masa e përkohshme është në interesin publik. Marrë parasysh që presidenti si palë në procedurë nuk e ka plotësuar asnjërin nga të tri kushtet të cilat kërkohet të plotësohen në mënyrë që Gjykata të aprovojë kërkesën për masën e përkohshme, ne kemi kërkuar nga Gjykata Kushtetuese ta refuzojë kërkesën në lidhje me vendosjen e masave të përkohshme.

Si kryeministër i Republikës së Kosovës, nuk kam përgjegjësi më të lartë dhe më të rëndësishme sesa mbrojtja e shëndetit të të gjithë qytetarëve të vendit. Prandaj unë, bashkë me të gjithë Qeverinë time, jemi zotuar se do të veprojmë në përputhje të plotë me rekomandimet e ekspertëve të IKShP-së dhe, në veçanti, të drejtorit të tij, prof. Dr. Naser Ramadani. Lufta e presidentit kundër këtyre rekomandimeve ka ardhur në kohën më të papërshtatshme të mundshme. Sipas ekspertëve të IKShP-së, po hyjmë në dy javët më kritike, kur rreziku për përhapjen e përshpejtuar të virusit është në nivelin më të lartë. Kam thënë dhe do ta përsëris edhe një herë: Nuk ka vend për panik. Mirëpo, në javët që vijnë, më shumë se kurrë, duhet secili prej nesh, institucionet edhe qytetarët, të veprojë me kujdes të shtuar, në mbrojtje të të gjithëve.

Në kohë amullie si kjo është me rëndësi jetike që të mos harrojmë se të gjithë duhet të jemi duke luftuar armikun e njëjtë e që është Virusi COVID-19. Ne do të vazhdojmë me punën tonë në raport me menaxhimin sa më të mirë të kësaj situate, pavarësisht veprimeve të presidentit, derisa të sigurohemi që do të dalim shëndetshëm e sigurt prej saj. Mos lejoni t’ju ndikojnë apetitet politike, por rrini nëpër shtëpitë e juaja, lani duart dhe bëni kujdes me distancën.

Etiketa: Albin KurtiGjykata KushtetueseKoronavirusikryeministri i kosovesmasat e rejarti

Të Lidhura

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele –

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin –

nga 27
15:48 | 14/03/2026
0

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve –

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve –

nga 27
14:52 | 14/03/2026
0

Liria e medias në Shqipëri gjatë vitit 2025 është shoqëruar me presione ndaj gazetarëve, kufizime në raportim dhe probleme strukturore...

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve –

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve –

nga 27
14:46 | 14/03/2026
0

Liria e medias në Shqipëri gjatë vitit 2025 është shoqëruar me presione ndaj gazetarëve, kufizime në raportim dhe probleme strukturore...

Mos jepni të dhëna personale –

Mos jepni të dhëna personale –

nga 27
14:42 | 14/03/2026
0

Nëse ju vjen një telefonatë dhe dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon të dhëna të kartës bankare apo...

Para
Kinë, shkon në 565 numri i viktimave nga Koronavirusi dhe 28 mijë të infektuar

Dy raste të reja me koronavirus në Korçë, njëri prej tyre polic

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele –

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin –

15:48 | 14/03/2026
Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve –

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve –

14:52 | 14/03/2026
Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve –

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve –

14:46 | 14/03/2026
Mos jepni të dhëna personale –

Mos jepni të dhëna personale –

14:42 | 14/03/2026
Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë –

Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë –

14:22 | 14/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin –
  • Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve –
  • Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve –
  • Mos jepni të dhëna personale –
  • Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë –
  • Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin –
  • Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com