Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Aksidentoi rëndë 33-vjeçarin dhe u largua, arrestohet drejtuesi i mjetit në Tiranë

Nga Ejona 0

Policia e Tiranës ka arrestuar një 43 vjeçar i cili ka aksidentuar rëndë një këmbësor dhe është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Specialistët e qarkullimit rrugor vunë në pranga, shtetasin me iniciale A.A., banues në Tiranë, I cili në afërsi të degëzimit të  rrugës “Ali Asllani”në Kamëz, ka përplasur shtetasin D. B., 33 vjeç, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Njoftimi i plotë i policisë:

Aksidenton me mjet një 33-vjeçar në rrugën “Demokracia” dhe largohet nga vendi i aksidentit, por pas disa orësh punë intensive nga Policia Rrugore e Tiranës, identifikohet, kapet dhe arrestohet drejtuesi i mjetit.

Nga specialistët e qarkullimit rrugor në Komisariatin e Policisë Rrugore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: A. A., 43 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi duke qarkulluar me mjetin veturë, tip ‘”Volksëagen”, në rrugën “Demokracia”, në afërsi të degëzimit të  rrugës “Ali Asllani”, Kamëz, ka përplasur shtetasin D. B., 33 vjeç, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Pas përplasjes, drejtuesi i dyshuar i mjetit është larguar nga vendi i aksidentit. Pas disa orë punë intensive nga specialistët e Policisë Rrugore është bërë i mundur identifikimi i mjetit dhe më pas kapja dhe arrestimi i drejtuesit të mjetit.

Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugorr” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej