Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme pranë QSUT-së në Tiranë.
Mësohet se një makinë ka përplasur një motor në të cilin udhëtonin një çift bashkëshortësh.
Sipas të dhënave nga terreni, i plagosur në këtë aksident ka mbetur drejtuesi i motorit i cili fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i Policisë Tiranë:
Rreth orës 22:45 në rrugën e “Dibrës” mjeti me drejtues I. U është përplasur me motoçikletën me drejtues A. M
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar jashtë rrezikut për jetën drejtuesi i motoçikletës dhe pasagjerja e motoçikletës S.M të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për përcaktimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.