Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në rrugën “Frederik Shiroka”,Tiranë.
Bëhet me dije se mjeti me drejtues shtetasin E.M., 25 vjeç ka aksidentuar këmbësorin P.B., 80 vjeç.
Menjëherë pas aksidentit i moshuari është nisur me urgjencë drejt spitalit dhe ndodhet nën kudesin e mjekëve.
Njoftimi policisë:
Më datë 08.08.2020, rreth orës 10:20, në rrugën “Frederik Shiroka”, mjeti me drejtues E.M., 25 vjeç ka aksidentuar këmbësorin P.B., 80 vjeç, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve