A marrin drogë policët e “Shqiponjave”? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A marrin drogë policët e “Shqiponjave”?

16:45 | 13/12/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Herion Mesi*

Një pyetje po zien në publik për policët e “Shqiponjave”: A marrin drogë këta policë që janë kaq të dhunshëm që nuk shikojnë dhe nuk njohin asnjë sens logjik dhe që veprojnë në kundërshtim me Ligjin?

Përherë ka vërejtje ndaj çdo policie, por për të qenë realist, pjesa tjetër e Policisë së Shtetit duket korrekte dhe njeh ligjin, e natyrisht dhe sensin e sjelljes me publikun. Pa dyshim që ka element apo drejtues policie që veprojnë politikisht, duke prekur votat, pra shkelin ligjin, por janë shumë të sofistikuar.

Read more

Prona është kthyer vite më parë, jo nga kjo qeveri! –

Dëgjova një gjë shokuese –

Aksidentohet autobusi i Unazës pranë Gjykatës së Tiranës, raportohet për disa të lënduar –

Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

Reparti “Shqiponja” i krijuar në kohën e Sajmir Tahirit është përzgjedhur në masë dërmuese si repart special dhunues, militant të Rilindjes, të rinj të moshës 20 deri në 30 vjeç, të bëshëm fizikisht dhe që nuk hanë shumë pykë. Siguisht që mes tyre ka djem e vajza korrekt që të bëjnë t’i admirosh për sjelljen e tyre ligjore. Por, mënyra se si sillen një pjesë e tyre, të dhunshëm, dhe që nuk respektojnë asnjë rregull e ligj, por turren si qentë ndaj presë së tyre, e që në këtë rast janë opozitarët, mediat kundra qeverisë si dhe të vobektit; e gjitha kjo të krijon dyshime të mëdha se ça pijnë këta?!

Me të fortët janë të butë!

E njohin dajakun edhe këta të “Shqiponjave”! Ndaj me të fortët e lagjeve, ruhen dhe nuk e kruajnë!

Edhe këto ditë, sidomos në ditët e fundit, ky repart special në polici po manifeston skajmërisht dhunë. Dhunë ndaj gazetarëve, dhunë ndaj të rinjve, dhunë ndaj minorenëve, dhunë ndaj kujtdo që nuk do Edi Ramën në pushtet.

Në punë e sipër policia, edhe nga ngarkesa e madhe e tensioni përditë, mund të nxitohet, gabon, por ama kërkon falje. Që të jemi konkret; nëse “Shqiponjat” ndalojnë iks person dhe e shoqërojnë në komisariat, nuk kanë pse ushtrojnë dhunë në makinën e policisë apo në furgonin e tyre. As në komisariat, kur personi nuk reagon apo nuk kthen dorë.

Jemi dëshmitarë se si këto forca “Shqiponja” sillen harbutçe, mizorisht dhe pabesisht, pasi kur e ke ndaluar një person në makinën e policisë dhe e ke me pranga, nuk mundet e nuk lejohet kurrsesi ta godasësh me grushte në stomak apo ta qëllosh në kokë.

Kjo është makabre, sepse pushtetet ndërrohen!

Me këtë logjikë, një pjesë të këtij reparti militantësh partiak që mbajnë emrin “Shqiponja”, kur të ndërrohen me “Shqiponja” të tjera sapo të ikë qeveria Rama, do t’iu duhet të hanë dajakë, siç po u japin të tjerëve sot!

Por, nuk është kjo udha e ligjit dhe e drejtësisë, ndaj pyetja që po shtrohet se “a mos marrin apo iu japin kastile drogë që t’ju bllokojnë mendjen dhe t’ju zgjerojnë muskujt?” po shtrohet për një përgjigje nga Policia e Shtetit.

E fundit për të qenë të saktë, duhet përulje për qindra e qindra policë dhe punonjës e specialistë të Policisë së Shtetit që përballen me krimin, madje me paga minimale dhe pa asnjë shpërblim, ndërkohë që vetë qeveria hedh miliona për qejfet e saj.

* Autori është zëvendëskryeredaktor gazetës Koha Jonë.

Etiketa: A marrin drogë policët e “Shqiponjave”?dajakdrogëherion mesiKoha JonëpolicëtPolicia e ShtetitSajmir Tahirishqiponjattë fortët

Të Lidhura

Prona është kthyer vite më parë, jo nga kjo qeveri! –

Prona është kthyer vite më parë, jo nga kjo qeveri! –

nga 27
18:14 | 05/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama apo mban një takim me qytetarë në Zvërnec, ku ka deklaruar se do të dëgjojë prej tyre...

Dëgjova një gjë shokuese –

Dëgjova një gjë shokuese –

nga 27
17:58 | 05/06/2026
0

Në seancën e radhës në GJKKO, Ilir Meta përsëriti kërkesën për transmetim live të procesit gjyqësor dhe për daljen e...

Aksidentohet autobusi i Unazës pranë Gjykatës së Tiranës, raportohet për disa të lënduar –

Aksidentohet autobusi i Unazës pranë Gjykatës së Tiranës, raportohet për disa të lënduar –

nga 27
17:40 | 05/06/2026
0

Një autobus i transportit publik në Tiranë është aksidentuar në afërsi të gjykatës së Tiranës ditën e sotme. Nga impakti...

Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

nga 27
15:29 | 05/06/2026
0

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka dërguar një letër të hapur presidentit rus Vladimir Putin, ku propozon një takim...

Para
Avokati i Popullit nis hetim pas protestave për vrasjen e Rashës

Vrasja e Klodian Rashës, misteri i pistoletës së gjetur “në pellg”

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Prona është kthyer vite më parë, jo nga kjo qeveri! –

Prona është kthyer vite më parë, jo nga kjo qeveri! –

18:14 | 05/06/2026
Dëgjova një gjë shokuese –

Dëgjova një gjë shokuese –

17:58 | 05/06/2026
Aksidentohet autobusi i Unazës pranë Gjykatës së Tiranës, raportohet për disa të lënduar –

Aksidentohet autobusi i Unazës pranë Gjykatës së Tiranës, raportohet për disa të lënduar –

17:40 | 05/06/2026
Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

15:29 | 05/06/2026
A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

13:59 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Prona është kthyer vite më parë, jo nga kjo qeveri! –
  • Dëgjova një gjë shokuese –
  • Aksidentohet autobusi i Unazës pranë Gjykatës së Tiranës, raportohet për disa të lënduar –
  • Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –
  • A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –
  • “Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Prona është kthyer vite më parë, jo nga kjo qeveri! –
  • Dëgjova një gjë shokuese –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com