A e dini që gjuha shqipe po rrezikohet nga krimi i organizuar? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A e dini që gjuha shqipe po rrezikohet nga krimi i organizuar?

14:55 | 16/01/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Shkruan Fahri Xharra – Gjakovë

“Unë nuk jam gojëtar e as shkrimtar, as gjuhëtar e as shkencëtari gjuhës; por e flas atë, sepse kështu më fliste im atë dhe ashtu i flas edhe tim biri. Bota që kur është zënë, Shqipëria gjallë ka qenë, pellazge u thoshin më parë, më së fundi Shqiptar, gjuha që e flisnin perënditë, atë e flisnin dhe pellasgjitë, atë e kanë dhe Shqiptarët, siç e kishin dhe të parët”… (Petro Zheji).

E dua gjuhën shqipe, se stërgjyshërit ma kanë lënë; e dua gjuhën shqipe, sepse dua që edhe stërnipërit dhe stërmbesat tona ta flasin. Nuk dua që ata të më mallkojnë që gjuhën e të parëve nuk ua lashë trashëgim. E dua gjuhën shqipe, se si një gjuhë e perëndisë më tregon që jam ndër të parët e kësaj ane, sepse gojë pas goje e brez pas brezi më bëri atë që jam, që të dallohem nga të tjerët, që të ma kenë lakminë të tjerët për gjuhën që e flas dhe të krenohem mbi të tjerët.

Read more

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Gjuha e jonë e lashtë shqipe nuk është kujtim i harruar që duhet të ruhet në muzetë e botës, por një përgjegjësi e madhe ndaj të parëve dhe ndaj atyre që vijnë pas e kanë për të ardhur deri sa të jetohet jeta.

Nëse në Kongresin e Berlinit (1878) na copëtuan tokat tona, na e masakruan trungun e të parëve; ato copa janë ende, ende frymojnë shqip, ato jetojnë shqip diku haptas e diku tinëz. Historia është më e saktë se matematika . Nuk i dihet.

Kongresi i Berlinit ishte i hapur, por vendimet ishin të fshehta Aty ishin ata që na lakmonin dhe të gjithë ata që na ndanin. Vetëm ne nuk ishim. Ai kongres famëkeq i dobësoi themelet e një struktureje të fortë të trashëguar me mileniume; qëllimi i qartë shuarja e më të vjetërve të kësaj aneje, por gjuhën shqipe nuk mundën ta zhbënin, edhe pse me shkoqjen e copave nga tërësia synohej shkapërderdhja dhe humbja e gjuhës sonë. Europa nuk ishte e vetëdijshme që ne ishim ata që Europës ia dhamë Europën.

Diku është  mbajtur  një “Kongres i dreqit të mallkuar” për sakatosjen e Gjuhës Shqipe. Plani dhe vendimet e atij “kongresi” po zbatohen në mënyrën më të zhdërvjelltë dhe në mënyrë të heshtur zbatuesit po veprojnë. Sulm mbi frazeologjinë, sulm mbi morfologjinë, sulm mbi sintaksën e saj varfërim të begatisë shqipe. Sulm mbi gjuhën standarde shqipe. Qëllimi është i paracaktuar; të bëhet një gjuhë që as vetë shqiptarët mos ta njohin më për të vetën; të sajohet një gjuhë që do i lëvizë eshtrat e të gjithë atyre që vdiqën për të. Të etshëm si vampirët për gjak e vrasje; antishqiptarët pa lënë gjurma gjaku, por me dhëmbët gërryes e thonjtë e mbushur më të zeza shpirtërorë po e bëjnë atë sot, çka s’kanë mundur të na bëjnë po të njëjtit me qindra e qindra vjet përpara. Dikush më vonë do të thotë: ia arritëm që me ndihmën e vet shqiptarëve e çshqipëruam një nga gjuhët më të vjetra të globit.

Gjuha shqipe ka ra në duar të krimit të organizuar. Krimi i organizuar mbi gjuhën shqipe po e bënë atë që e ka vendosur kongresi i “miqve” tanë. Tmerr!

“Gjuha është tepër e rëndësishme për t’ua lënë vetëm gjuhëtarëve” (Heidegger). E po, nuk po i ua lë vetëm atyre ;se ata po flenë dhe ndoshta ata janë në klanin shkatërrues të gjuhës shqipe.

Pse i përdorim fjalët e huaja? Përdorimin e fjalëve të gjuhëve të huaja a e kemi ngase nuk e njohim mire gjuhën shqipe? A e kemi nga naiviteti dhe mendjemadhësia, që duke përdorur më shumë fjalë të huaja tregohemi më intelektual dhe më shumë i arsimuar? Apo pa vetëdije fundosemi në humbëtirën e pa kthim , në të cilën janë humbur shumë gjuhë të vjetra?

Po emrat e huaj a lakohen? Sigurisht që po. Po pse e bëjmë gjuhën tonë t’i ngjajë gjuhës turke, e cila nuk ka as gjini e nuk ka as rasa. Jemi ne në veti?

Kush po i organizon këto maskenballe për gjuhën e lashtë shqipe?

Po, po lakohet edhe Trumpi, edhe Vuçiqi, edhe Kina, edhe rrota e samës. Te gjitha lakohen, edhe ato të huajat, nëse i themi vetes që po shkruajmë dhe flasim shqip

Si të tejkalohen këto përmbytje të pamëshirshme, të cilat nuk janë vullneti Zotit? A ka shtet në anët tona? A ka Akademi në çerdhet tona? A ka institute në tokat tona? Të veprojmë sa nuk është vonë. Të luftojmë kundër krimit të organizuar mbi gjuhën shqipe. Po humbi gjuha, humbëm edhe ne.

Po e humbim detin, tokën, ajrin, gjuhën… ndoshta po i vjen era që do ta humbasim edhe lirinë.

Etiketa: A e dini që gjuha shqipe po rrezikohet nga krimi i organizuar?Fahri XharraGjakovëgjuha shqipegjuhëtarëKongresi i Berlinitkrimi i organizuarlakimiMartin HeideggerPetro Zheji

Të Lidhura

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

nga 27
23:26 | 04/04/2026
0

Një aromë e pazakontë, e përshkruar si “erë djegieje”, u raportua së fundmi nga tualeti i anijes kozmike Orion, pjesë...

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

nga 27
22:36 | 04/04/2026
0

Vrasa e shqiptarit Miklovan Dakaj në Spanjë kanë çuar në arrestimin e disa shqiptarëve, duke e cilësuar ngjarjen si një larje...

22:32 | 04/04/2026
0

Vrasa e shqiptarit Miklovan Dakaj në Spanjë kanë çuar në arrestimin e disa shqiptarëve, duke e cilësuar ngjarjen si një larje...

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

nga 27
22:14 | 04/04/2026
0

Juventus ka përpara një rrugë për të hyrë në zonën Champions gjatë së cilës duhet të jetë thuajse perfekt. Luciano...

Para
Një vandal në Pejë (Cili është gomar; Edi Rama apo të tjerët?)

Rama padit Haradinajn për "shpifje". Ja si reagon Ramushi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

23:26 | 04/04/2026
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

22:36 | 04/04/2026
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

22:32 | 04/04/2026
Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

22:14 | 04/04/2026
Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –

Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –

22:02 | 04/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –
  • Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –
  • Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –
  • “Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com