“Dush i ftohtë” për grupin parlamentar të Partisë Demoktarike ka rezultuar mbldhja e djeshme që u nxit nga votat e deputetëve të djathtë pro Gramoz Ruçit në krye të Parlamentit.
Njëlloj si vogëlushët e “Lulkuqeve mbi mure”, teksa u bëhet presion për të treguar emrin e atij që i theu krahun kujdestarit, do kenë qenë fytyrat e deputetëve që nuk arritën të tregojnë me gisht “tradhtarët”.