Eshtë e tepërt të thuhet se kjo është java që do të përcaktojë gjithçka në kampionatin, por sigurisht që do të jenë ditë kalendarike shumë të rëndësishme. Për pak ditë do të luhen dy javë, e 25-ta të mërkurën dhe tjetra në fundjavë. Partizani duhet të mendojë fillimisht për transfertën e Ballshit, ku do të ketë një Bylis super të motivuar, me qëllimin e vetëm për t’i shpëtuar rënies dhe të shtunën do të presë në “Qemal Stafa” Skënderbeun e vendit të parë dhe nëse të kuqtë duan të mbajnë ritmin e kampionëve, tani gjithçka varet nga këmbët e tyre. Fati i keq i Agostinelit wshtw se i duhet tw bwj pa Sukajn e dwmtuar, i cili ndaj ballshiotwve wshtw e sigurtw qw nuk do tw jetw nw fushw, por nuk wshtw i sigurtw as pwr tw shtunwn. Ndërsa për të arritur tek ndeshja e madhe, korçarët duhet “të heqin qafe” Teutën, një skuadër që në stadiumin “Skënderbeu” ka qenë gjithmonë e gatshme të dhurojë surpriza. Tirana në krizë i duhet t’i kthejë reston vlonjatëve që e larguan nga kupa e Shqipërisë dhe ky është rasti më i mirë për t’u hakmarrë, pasi Flamurtari po kalon një periudhë shumë të vështirë, duke u përpëlitur në fund të tabelës së klasifikimit. Pas tre ditësh bardheblutë do të udhëtojnë për në Shkodër, ku askush nuk të fal asgjë, ndërsa në Vlorë do të luhet derbi i mbijetesës Flamurtari – Bylis. Pra një gjë është e sigurtë, pikërisht këtë javë do të krijohet një ide e qartë për të dyja nivelet e tabelës së klasifikimit.