Blushi, si test për zgjimin nga kllapia – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Blushi, si test për zgjimin nga kllapia

13:32 | 05/03/2016
në Opinion
0

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Nga Astrit Patozi

Ben Blushi nuk ka nevojë për mbrojtjen time, sepse po tregon se ia del edhe i vetëm. Aq më shumë, kur ajo mund t’i prishë edhe më shumë punë, pasi vjen nga një kundërshtar politik. Dhe po të jetë për ide, unë ndahem shumë më tepër me Blushin, sesa me Edi Ramën. Pasi Blushi është majtist i thekur në ato që thotë dhe ato që mbron. Kurse Edi Rama është më keq se përtej të majtës dhe të djathtës. është një politikan pragmatist pa erë, pa ngjyrë dhe pa shije.
Por kjo nuk më pengon të them se jam ndjerë keq nga skenat e pështira të Elbasanit dhe nga e gjithë fushata linçuese, që po shoqëron kërkesën e një deputeti socialist për të pasur zgjedhje në partinë e vet.
Mund të ketë plot njerëz që të më pyesin se ç’punë kam unë se çfarë ndodh në Partinë Socialiste dhe se ky është debat i brendshëm i saj. Mua në fakt nuk më interesojnë fare fatet politike të kundërshtarëve dhe aq më pak fituesi zgjedhjeve në Partinë Socialiste. Por, nuk mund të jem i painteresuar për arsyet që kanë çuar në këtë konflikt dhe mënyra se si po e menaxhon atë shefi i “fortëve” që na qeverisin, kryeministri Edi Rama.
Unë nuk mendoj se Ben Blushi e beson edhe vetë se mund të fitojë zgjedhjet në PS, edhe sikur Edi Rama të ndryshojë mendje dhe ta lejojë garën. Por kjo nuk ka asnjë rëndësi për mua. Problemi nuk është kurrë tek ai që i kërkon, por tek ai që i ndalon zgjedhjet. Para disa vitesh, partitë e mëdha përpiqeshin të sajonin garë, edhe kur nuk kishte kandidatë, ndërsa tani që ka kandidatë, Edi Rama nuk po lejon garën. Asnjë parti në botë, përfshirë edhe ato komuniste, nuk mund t’ia lejojë vetes të eleminojë zgjedhjet. Sepse pastaj humbet çdo sens diskutimi dhe kalojmë në kufinjtë e një teatri absurd. Fatkeqësisht, kjo po ndodh në forcën kryesore politike të mazhorancës.
Dhe pyetja është a mund të presësh që të respektojë zgjedhjet e të tjerëve një parti që nuk bën zgjedhje vetë? Unë për vete nuk pres. A mund të ketë vlerësim për votën e lirë të shqiptarëve, një njeri që e zhduk fare kutinë e votimit edhe në shtëpinë e vet? Po edhe më shumë se kaq. A mund të presësh që ta trajtojë me respekt opozitën, si kundërshtare politike, dikush që i lëshon të gjithë lukuninë e ujqërve në shpinë edhe pakicës në partinë e vet? Dhe çfarë është më kryesorja, a mund të presësh shtet ligjor, reforma apo drejtësi, nga një parti, e cila, e vëmë në rresht nga një njeri i vetëm, hedh në kosh me përçmim kushtetutën e vet, apo librin e rregullave, që është statuti?
Janë këto arsyet e vetme që më shtyjnë të flas për një çështje, që në pamje të parë duket sikur nuk më përket. Natyrisht, gjatë këtyre ditëve kam mësuar më shumë për “veset” dhe për defektet e Blushit, për “tradhtitë” dhe dobësitë e tij, të cilat mund të bëhen më shumë po t’u shtoj edhe rezervat e mia për të. Por kjo nuk ndryshon ndonjë gjë të madhe, për të mos thënë që i jep më shumë të drejtë atij. Sepse nuk ka asnjë rëndësi se kush është deputeti Blushi, por se çfarë thotë dhe çfarë po kërkon ai.
Nga ana tjetë unë nuk besoj se Blushi është duke testuar këto ditë Edi Ramën dhe as demokracinë në Partinë Socialiste, pasi mendoj se i njeh sa dhe siç duhet. Dhe aq më pak, të jetë duke sensibilizuar ndonjë parti tjetër, në distancë apo afërsi, për të cilën ma merr mendja se duhet të jetë tërësisht i painteresuar.
Por jam shumë i sigurt se ajo që ai po bën është një test për gjithë shoqërinë tonë, e cila po përjeton prej kohësh një kllapi rraskapitëse. Nuk ka rëndësi, nëse është nisur me këtë qëllim apo e ka rrëmbyer vala, produkti është njësoj. Eshtë një thirrje publike për t’u zgjuar dhe për t’i dhënë një përgjigje të qartë pyetjes se çfarë pret kjo shoqëri prej partive politike. Sepse askush nuk mund të thotë se ajo, që ndodh brenda gardhit të tyre nuk afekton jetën dhe fatin e tij, sado apolitik të jetë ai.
Ben Blushi është sot një eksperiment në epruvetë, i cili po shërben për të shpjeguar shumë prej fenomeneve të shëmtuara dhe traumave gërryese, që po kalon Shqipëria e sotme për shkak të deformimit të sistemit. Eshtë një përgjigje për pyetjet e përditshme se përse qeverisemi kaq keq, pse ka kaq shumë banditë në Parlament, pse duan të ikin nga sytë këmbët shqiptarët, pse shkelen me këmbë ligjet në këtë vend, pse varfërohen me shumë dhe pse poshtërohen të varfërit tek ne, e plot të tjera si këto.
Para disa vitesh partitë kryesore në vend dilnin për “gjueti” personalitetesh, sepse besohej gjerësisht që ndikimi i tyre mund të sillte më shumë mbështetje publike. Sot është krejtësisht e kundërta. Personazhet me identitet të fortë, edhe ata që kanë mundur të mbijetojnë në xhunglat e partive të mëdha, po kërkohen me qiri për t’u “vrarë”. Të preferuarit janë “radikalët”, ata që nuk kanë ndonjë gjë për të menduar, për të thënë, jo e jo. Mundësisht të fortë, si ata që ka sjellë me lopatë Rama në Kuvend, por edhe më të vegjël, si për shembull ata që hungërinin dhe hakërreheshin dje në Elbasan. Dhe në mos qofshin të tillë, të jenë dele të bindura, apo “robotë”, që presin vetëm kurdisjen e të parit.
Eshtë dramatike të mendosh se një parti që për pak e shqeu dje Ben Blushin, i ka hapur krahët Arben Ndokës dhe na humbi dy ditë kohë në Kuvend që të shpëtonte nga ligji i dekriminalizimit Armando Prengën, ndonëse zyrtarisht thotë se e ka përjashtuar atë. Arben Ndoka është sot socialist i dashur i Edi Ramës, i shkarkuar nga deputet, kurse Ben Blushi është një deputet i urryer i tij, por i shkarkuar nga socialist. Dhe për t’u ndjerë i trishtuar për këtë katandisje nuk ka nevojë të kesh teserën e Partisë Socialiste.
Mund të ketë edhe në partinë time njerëz që urrejnë më shumë Blushin, sesa Ramën për arsye objektive apo subjektive. Po kështu, edhe në forca të tjera politike, që ndjejnë t’u prishet paksa qetësia e kenetës së tyre nga kjo “rilindje” mbrapsht e Blushit.
Por partitë tona janë si enët komunikuese. Ndryshimi i nivelit të njërës, transmetohet menjëherë tek tjetra. Ndaj edhe nuk duhet të jesh domosdoshmërisht socialist për të pasur ndjeshmëri nga zhvillimet dramatike në partinë e Edi Ramës. Sot në Shqipëri, partitë politike po u imponohen përdhunisht shoqërisë dhe unë mendoj se ka ardhur koha që shoqëria t’u imponohet partive politike. Eshtë e vetmja mënyrë për ta ndalur marshimin e së keqes.

Etiketa: Astrit PatoziBen Blushiedi ramaenë komunikuesekllapiaPartia Socialistestatutiteatri absurdtestzgjimi

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para

Derbi i monologut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com