• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Derbi i monologut

13:36 | 05/03/2016
në Uncategorized
0

 

Nga Saimir Demi

Lexo edhe

Ushtrimet fizike që ju eksitojnë për 3 minuta –

Vuçiç ishte në ambasadën ruse në Beograd kur u rrëmbyen 3 policët shqiptarë –

Shtëpia e Bardhë konfirmon vizitën e Blinken në Pekin –

Partizani dhe Tirana kanë luajtur për të 143-ën herë kundër njëra-tjetrës një ndeshje kampionati, por këtë radhë nuk ishte derbi, por thjesht një monolog i interpretuar mirë nga skuadra e kuqe, “për kënaqësinë” e spektatorëve bardheblu. Dy gola si në një lojë fëmijësh dhe Fejzullahu një nga protagonistët e takimit që deklaron me keqardhje pas ndeshjes, se kjo ishte Tirana më e dobët që kishte parë, ndërsa për ekipin e tij një fitore shumë e lehtë. Dhe si mund të cilësohet ndryshe, kur mjaftuan vetëm 12 minuta. Katër raunde po të ishte ndeshje boksi dhe rrëzohet KO pa bërë minimumin e rezistencës një histori e tërë. Në një përballje të kësaj rëndësie, logjika të thotë se duhet folur kryesisht për fituesit, por pikërisht ky ishte edhe paradoksi i atij 90 minutëshi, pasi për ata nuk gjen dot fjalë. E filluan takimin me 2-0 dhe deri në fund nuk i kundërshtoi askush, qoftë edhe sa për të thënë se jemi edhe ne të tjerët. Ata që ishin përballë Partizanit e kishin përgatitur ndeshjen e tyre në mënyrën më të keqe të mundshme. Ishin nën presion? Kjo është vërtetë pak të thuhet, pasi dukej sikur kishin mbërritur në “Qemal Stafa” pas 24 orë terapie intensive me luminal. Mbrojtje e shkatërruar si mos më keq, fantasia që mungon prej kohësh, sulmi që nuk ka forcë dhe në fund portjeri Hoxha i Partizanit, i cili vinte herë pas here njërën dorë përpara gojës që i hapej, për të mos treguar mungesë edukate.

Por kjo botë ka edhe nga ata që kanë lindur për të qenë optimistë dhe pavarësisht çfarë shohin, gjithmonë shpresojnë. Partizani nuk mund ta kalonte si shëtitje një ndeshje të tillë. Por është e kotë, vetëm gjashtë minuta pasi u fut në lojë, Elis Bakaj u largua përsëri, sepse për vetëm kaq minuta i hypën aq shumë nervat, sa i shau arbitrave të gjithë njerëzit e dashur, me të gjallë dhe me të vdekur. Kjo ishte vërtetë një çmenduri. Gjatë të gjithë kësaj periudhe ethesh derbi, kavilja e tij kishte marrë një rëndësi të veçantë, pasi i kishte hequr të drejtën për të dhënë më të mirën një prej lojtarëve më të talentuar të vendit. Dhe ndërkohë që nuk u mendua gjatë, por e vrau përfundimisht ndeshjen për disa fjalë më shumë, ndoshta do të ishte më mirë të kishte të dëmtuar nofullën, kështu që do të kishte ndenjur në fushë deri në fund të 90 minutave. Pas këtij episodi e gjithë Tirana e kishte pothuajse të pamundur për të kontrolluar veten. Teqja rrezikon shumë për ta lënë skuadrën me nëntë futbollistë, ndërsa një tjetër Bakaj, Edvani, po të shihte dy veta duke u grindur diku linte portën për të vrapuar drejt mesfushës dhe bënte sikur e kishte zënë korrenti. Dhe diçka përpara orës 20:00 mbaroi derbi. Me Tiranën që nuk i ngjante Tiranës dhe me të zotët e shtëpisë që u tallën deri në fund, duke i përcjellë me tekstin e dhimbshëm të një një kënge: “Mos qaj për vdekjen o njeri / ky ishte fati yt i zi”.

Etiketa: Alban HoxhaderbiEdvan BakajElis BakajkaviljamonologMos qaj për vdekjen o njeri / ky ishte fati yt i zinofullasaimir demi

Të Lidhura

Ushtrimet fizike që ju eksitojnë për 3 minuta –

Ushtrimet fizike që ju eksitojnë për 3 minuta –

nga 27
16:28 | 14/06/2023
0

Një studim i ri sugjeron se meshkujt që kryejnë vetëm disa minuta ushtrime të forta kanë më shumë gjasa të...

Vuçiç ishte në ambasadën ruse në Beograd kur u rrëmbyen 3 policët shqiptarë –

Vuçiç ishte në ambasadën ruse në Beograd kur u rrëmbyen 3 policët shqiptarë –

nga 27
16:12 | 14/06/2023
0

Media serbe “Nova.rs” raporton se Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në momentin kur brenda territorit të Kosovës u rrëmbyen tre...

Shtëpia e Bardhë konfirmon vizitën e Blinken në Pekin –

Shtëpia e Bardhë konfirmon vizitën e Blinken në Pekin –

nga 27
15:58 | 14/06/2023
0

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë konfirmuar vizitën e shumëpritur të Sekretarit të Shtetit Anthony Blinken në Kinë këtë fundjavë...

Al Khelaifi kërkon 100 mln euro plus një nga super yjet e Real Madrid për Mbappe –

Al Khelaifi kërkon 100 mln euro plus një nga super yjet e Real Madrid për Mbappe –

nga 27
15:54 | 14/06/2023
0

Lamtumira e të lindurit në Bondy nga PSG-në duket se do bëhet, diçka që do të ishte shumë afër të...

Para
Të kishte halla… si do i thonin këta?

Të kishte halla... si do i thonin këta?

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjin Guri flet nga spitali, i del në mbrojtje kushëririt: S’ka lidhje –

Gjin Guri flet nga spitali, i del në mbrojtje kushëririt: S’ka lidhje –

10:40 | 04/10/2023
SHBA sanksionon kompanitë kineze për përhapjen e fentanilit –

SHBA sanksionon kompanitë kineze për përhapjen e fentanilit –

10:32 | 04/10/2023
Lirohet nga burgu Milan Radoiçiç, i ndalohet hyrja në Kosovë –

Lirohet nga burgu Milan Radoiçiç, i ndalohet hyrja në Kosovë –

10:26 | 04/10/2023
Erdogan anulon takimin me Mitsotakis, njofton se është sëmurë –

Erdogan anulon takimin me Mitsotakis, njofton se është sëmurë –

10:24 | 04/10/2023
Ka patur dhe ka punonjës policie të përfshirë në botën e krimi –

Ka patur dhe ka punonjës policie të përfshirë në botën e krimi –

10:22 | 04/10/2023

Më Të Lexuarat

  • Gjin Guri flet nga spitali, i del në mbrojtje kushëririt: S’ka lidhje –
  • SHBA sanksionon kompanitë kineze për përhapjen e fentanilit –
  • Lirohet nga burgu Milan Radoiçiç, i ndalohet hyrja në Kosovë –
  • Erdogan anulon takimin me Mitsotakis, njofton se është sëmurë –
  • Ka patur dhe ka punonjës policie të përfshirë në botën e krimi –
  • Shqiptarët bashkohen në Mal të Zi, formojnë grup parlamentar –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjin Guri flet nga spitali, i del në mbrojtje kushëririt: S’ka lidhje –
  • SHBA sanksionon kompanitë kineze për përhapjen e fentanilit –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com