Ballist Morina ka këkrkuar azil politik në Kroaci për t’i shpëtuar ekstradimit në Serbi.
Ky lajm është bërë i ditur nga vetë avokati i Morinës, Darko Butigani cili thotë se klienti i tij mendon se nuk do të ketë një gjyq të ndershëm ndaj tij në Serbi.
Pasi një gjykatë në Dubrovnik të Kroacisë vendosi për ekstradimin e tij në Serbi, Butigan apeloi çështjen në Gjykatën Supreme.
“Zakonisht duhen dy deri në tre muaj për të marrë një vendim, por kërkesa për azil do e shtyjë ekstradimin për një periudhë mes gjashtë deri në dhjetë muaj,” tha Butigan.