Ironizon Frederik Ndoci: PS, PD me këpucë kartoni dhe balerina LSI – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ironizon Frederik Ndoci: PS, PD me këpucë kartoni dhe balerina LSI

15:37 | 20/07/2017
në Uncategorized
0

Nga Frederik Ndoci

Gjithçka bëhet për të mirën e popullit. Kjo ngjan me një dance tango dikur në monizem. Kur ishim n’aksion e në zbor, ngrihej sektori i rinise dhe drejtohej nga orkestra një minutë, dhe:”Radhën e kane damat ose femrat” dhe ngaqë isha shpesh pothuajse gjithnjë me orkestren, shikoja meshkujt duke u fryrë të ulur në karrige, duke pritur se cila femër do vinte për t’i marrë në dance. Kjo ishte jeta jonë e lumtur e atyre viteve, kohë të shkuara, sepse kështu donte populli.
. . .
Edhe sot do populli që PS dhe PD bëhen bashkë, e çfarë ëndrrash të trishtuara e mundonin popullin gjithë netëve të fushatës, përpara se të bëheshin krushqitë, janë sharë e rrahur pa doreza boksi, taman si kundërshtar ekstrem, përdornin fjalor pak nën nivelin e dashurisë popullore dhe ofendime.

Tek-tuk ndonjë tritol i lehtë ose ndonjë vrasje e lehtë, siç e do populli, ndershmërisht kryetarët e partive nuk e mendonin aspak interesin e pushtetit, imagjino as nuk bëhej fjalë për pushtet e kolltuk qeverie, ata (pushtetarët) bëjnë çmos që si e si, populli të jetë i lumtur, me një të ardhme të sigurt.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Ja për shembull, sikur ndodhi pardje po themi (2009-2013), ju kujtohet? Që desh ia nxorën sytë njëera-tjetrës partitë, gjersa e kuptuan pikërisht popullin, që LSI dhe PD duhej të qeverisnin bashkë, donte populli pra dhe çfarë do populli, bën e shkreta partia dhe ç’thotë partia e bën i shkreti popull.

Kuptohet për të mirën e popullit, bënë këto çifte partish, me programe e statuese te ndryshme nga njëra-tjetra, por vunë syze të errëta “Ray ban” dhe me vështirësi kaluan 4 vite, vetëm me shumë pak gjak 21 janari. “Kjo masakër”, që ndonjë keqdashës dhe dashakeq e quajti 21 janarin si masakër, ajo ishte thjesht dëshira e popullit. Dhe kjo u vërtetua vetëm katër vite më pas, kur populli doli në rrugë për të përkujtuar 21 janarin dhe në krah kishte partinë e atyre që kurseu jetët e tjera, por mori vetëm 4.

Populli përveç të mirave të mëdha, ka edhe një ves të paparë që bën të lulëzojë çdo parti, sepse harron shumë shpejt.
Dhe kështu me surf e paterica, kaluan ca kohë bashkë PD e LSI derisa populli e kuptoi që harrimi u arrit dhe duhet ndërruar dama, dhe boom dje po themi që PS me LSI pasi u shanë dhe u grinë, populli vendosi që të ishin bashkëe si në old times. Tani këto parti pushuan së ofenduari direkt njëra me tjetrën, paqja rifilloi si dikur, filluan korrje e grumbullim drithërash, e me deshirën e ndonjë piloti popullor që ta ndajë të mirën e të keqen me popullin, binte në breg e në fusha ku dinte populli që ishte pa rrezik, sepse populli me dëshiren e tij më të madhe, dëshironte pilotë harakiri.

Kaloi më në fund edhe kjo kohë pa valle masive, por me valle dyshe burrash puntorë derisa u erdhi te hunda balerina LSI, edhe pse në fakt ajo është balerinë e lindur, kërcen edhe klasike, moderne, pogonishte, napolon, shotën, kukësin, sidomos dyshe dibrançe lushnjare dhe myzeqare, gjithkush e do, ajo po rritet, mirëpo kavalierët PS, PD nuk e shohin edhe aq pozitivisht që balerina LSI po hedh shtat çdo ditë, është e vetmja balerinë qe ka në trup më pak ish-spiunë sigurimsa e komunistë, por ka elementë që kanë kryer studime me rezultate të larta, pa nevojën e rryshfeteve shumë sasiore, sepse kanë ndoshta një nivel mbi mesatar intelekti.

Eh, po kohërat ndryshuan, qielli rrëzoi rrufe e rrebeshe dhe tani populli pasi u kënaq me bashkëpunimet e 12 viteve që shkuan, vendosi që të bëjnë një tango vallëzim, PD dhe PS!!!

LSI të paguajë dancin dhe të pushojnë disa kohë, ah sa i mençur është i shkreti popull, e di se PD e PS kanë mbathur këpucë prej kartoni, dhe dansi asht i gjatë vetëm sa balerina LSI të pijë një freskuese dhe të pushojë e qetë nën hijen manit.

Kjo është vallja popullore sakricë e partisë që bën për popullin që e do dhe e voton bile që nuk kërkon asnjë lekë në këmbim të votës. Populli e di që të shkretat parti e hedhin vallen shumë seriozisht, pasi kështu do a s’do populli, ata kapur dorë per dore vazhdojnë të jenë heqës vallesh që zgjasin në 70-80 vite.

Ne papë e priftërinj që nuk e dimë se si hidhen çapet (hapat) e kësaj valleje, një lesh e dimë, ne që bëjmë shpesh murgun,e populli pyet: “Vallë a hy murgu a prifti në grupimin, popull, apo pse nuk hy???”

Përgjigjjen e gjen lehtë, edhe mund të hyjnë, por kurrë me koshiencë, veç kur e dënojnë përdhuni të hyjë, se edhe murgu edhe prifti nuk hynë me dëshirë në valle çadrash (tenda qypash) e valle të mësuara në stalla partish, por mundohen të tregojnë se ka edhe hije të tjera, të vlefshme që nuk lodhesh me ndërrim damash, e i shkreti popull që nuk e kërceu as edhe një dans me damen “Liri”. Nuk asht gja tjetër kjo valle që po heq, veçse sikur ajo shprehja:” Kërcen prifti nga belaja ‘Vallen e Shirokës”, kam sharaveli”.

Etiketa: 21 janariFrederik NdociLSIPDpopulliPS

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Qeveria e re/ Presidenti Thaçi fton partitë politike në takim

Qeveria e re/ Presidenti Thaçi fton partitë politike në takim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com