Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali ku një makinë ka përplasur një çift shqiptar të cilët ishin duke udhëtuar me motorr.
Mësohet se ata janë dërguar me urgjencë në spital, por disa orë më vonë gruaja ka ndërruar jetë, ndërsa burri është në gjendje të rëndë për jetën.
Bëhet me dije se viktima Denisa Veliko, fatkeqësisht nuk ka mundur që ti mbijetojë plagëve të marra nga përplasja dhe ka ndërruar jetë rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm.