Një vatër zjarri që ka rrezikuar disa banesa është përhapur me shpejtësi pasditën e sotme në kodrat e Berdicës, në Shkodër.
Flakët, të ndihmuara dhe nga era u janë afruar disa banesave ku dy prej tyre rrezikonin të përfshiheshin nga flakët.
Zjarrfikësit, të ndihmuar dhe nga banorë të zonës kanë bërë të mundur izolimin e flakëve.
Aktualisht zjarri është vënë nën kontroll dhe është drejt shuarjes, por ka djegur një sipërfaqe prej rreth 10 dynymë me shkurre.
Ndërkohë, një vatër e madhe zjarri është shfaqur edhe në pyjet e Krujës, ndërsa në Berat prej tre ditësh digjen pyjet në vendin e quajtur Partizani.
/ Top Channel/