Përgjimi i bisedave/ Shkup, prokuroria kërkon paraburgim për Nikolla Gruevskin – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përgjimi i bisedave/ Shkup, prokuroria kërkon paraburgim për Nikolla Gruevskin

20:34 | 29/06/2017
në Kosove Rajon
0

Prokuroria e posaçme e Maqedonisë ka bërë të ditur të enjten se do të ngrejë akuza kundër 94 personave fizikë dhe shtatë juridikë. Lëndët burojnë nga skandali i bisedave të pëgjuara telefonike, për çka prokuroria tashmë ka proceduar një numër rastesh në gjykatë.

Në lidhje me akuzën e re Prokuroria e Posaçme do të kërkojë masa paraburgimi për tetëmbëdhjetë vetë, në mesin e të cilëve janë edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-drejtori i Shërbimit të Sigurimit, Sasho Mijallkov, ish-sekretarët e përgjithshëm të qeverisë Martin Protugjer dhe Kiril Bozhinovski, ish-ministrat e Transportit, Punëve të Brendshme dhe Kulturës, Mile Janakievski, Gordana Jankullovska dhe Elizabeta Kançevska Milevska. Kjo masë është kërkuar edhe për ish-zëvendës kryeminisrtit Vlladimir Peshevski dhe disa figura të tjera të njohura për opinionin publik maqedonas.

Rastet kanë të bëjnë me financimin e paligjshëm të partive, për manipulime të pronave, dëmtime të pronave të tjerëve, për shkatërrimin e paligjshëm të pajisjeve të përgjimit, për nxitje dhune dhe një sërë akuzash të tjera.

Read more

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

Por, ish-kryeminstri Gruevski, i cili është kryetar i partisë më të madhe opozitare VMRO-DPMNE, tha menjëherë më pas në një konferencë për gazetarët se Prokuroria e Posaçme është bërë një zyrë e Lidhjes Social Demokrate në pushtet dhe se akuzat paraqesin përndjekje të kundërshtarëve politikë. Zoti Gruevski theksoi se synimi është “që të thyhet VMRO-DPMNE-ja me qëllim të dobësimit të Maqedonisë, por se kjo nuk do të kalojë”, u shpreh ai, duke shtuar se “konstruktiviteti i shfaqur deri më tash, përfundon sot”.

Prokurorja e posaçme, Katica Janeva u tha gazetarëve se edhe për tre vjetë të ardhshme kjo prokurori do të punojë në hapjen e lëndëve të reja parahetimore dhe gjyqsore, ndërsa ajo shpreson se institucionet shtetërore do ta zgjasin mandatin e Prokurorisë së posaçme.

Kjo prokurori u themelua si rezultat i Marrëveshjes së Përzhinës të arritur verën e vitit 2015 ndërmjet katër partive më të mëdha politike dhe të ndihmuar nga SHBA dhe BE. Qëllimi i themelimit të saj ishte dhënia fund e krizës dy vjeçare që kishte përfshirë vendin pas skandalit të përgjimeve. Dhe përqendrimi i veprimtarisë së prokurorisë është bërë pikërisht mbi mijëra bisedat e përgjuara telefonike që asaj ia ka dorëzuar Lidhja Social Demokrate, atëherë në opozitë. Zonja Janeva ka bërë të ditur se vetëm pak mbi gjysma e këtyre bisedave janë analizuar dhe përpunuar.

/Voa/

Etiketa: MaqedoniNikolla Gruevskiparaburgimpergjimi i bisedave telefonikeProkuroriaShkup

Të Lidhura

Dënimi politik, Salianji: Më ofruan para në këmbim të heshtjes dhe burgut

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

nga 27 ok
17:06 | 18/03/2025
0

Ervin Salianji ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Speciale që refuzoi lejen për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për të...

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

nga 27 ok
15:50 | 13/12/2024
0

Shqipëria dhe Kosova njohën këtë të premte kundërshtarët e kualifikueseve të Kupës së Botës 2026. Shorti i hidhur në selinë...

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

nga 27 ok
09:44 | 24/09/2024
0

Konfiskim i pasaportës, ndalim i largimit nga Serbia dhe detyrim për t’u paraqitur në policinë e Beogradit dy herë në...

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

nga 27
13:12 | 12/03/2024
0

Pesë të rinj, tre grekë dhe dy shqiptarë, janë arrestuar pasi dhunuan një 21 vjeçar në Selanik. Ngjarja ndodhi mbrëmjen...

Para
5 trajtime natyrale si të qetësoni djegiet nga dielli në kushte shtëpie

5 trajtime natyrale si të qetësoni djegiet nga dielli në kushte shtëpie

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjobitje me 20,000 euro! Lista Serbe merr masë ndëshkuese për shkelje te Kodit Zgjedhor –

Gjobitje me 20,000 euro! Lista Serbe merr masë ndëshkuese për shkelje te Kodit Zgjedhor –

17:46 | 23/12/2025
atentatit në Rinas, shoqërohet një person i dyshuar për lidhje me autorët –

Atentati në Rinas, shoqërohet një person i dyshuar për lidhje me autorët –

17:44 | 23/12/2025
atentatit në Rinas, shoqërohet një person i dyshuar për lidhje me autorët –

atentatit në Rinas, shoqërohet një person i dyshuar për lidhje me autorët –

17:42 | 23/12/2025
“Çelen” Krishtlindjet në Betlehem pas dy vjeçarit të ERRËT në Gaza, ndizen dritat në simbol shprese –

“Çelen” Krishtlindjet në Betlehem pas dy vjeçarit të ERRËT në Gaza, ndizen dritat në simbol shprese –

17:30 | 23/12/2025
Emiriana Sako do të ndërtojë kulla, nuk largohemi nga banesat –

Emiriana Sako do të ndërtojë kulla, nuk largohemi nga banesat –

17:18 | 23/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjobitje me 20,000 euro! Lista Serbe merr masë ndëshkuese për shkelje te Kodit Zgjedhor –
  • Atentati në Rinas, shoqërohet një person i dyshuar për lidhje me autorët –
  • atentatit në Rinas, shoqërohet një person i dyshuar për lidhje me autorët –
  • “Çelen” Krishtlindjet në Betlehem pas dy vjeçarit të ERRËT në Gaza, ndizen dritat në simbol shprese –
  • Emiriana Sako do të ndërtojë kulla, nuk largohemi nga banesat –
  • Skandal në AKSHI / Karçanaj nuk dorëhiqet as e arrestuar, Agasi justifikon “arratinë” përmes avokatit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjobitje me 20,000 euro! Lista Serbe merr masë ndëshkuese për shkelje te Kodit Zgjedhor –
  • Atentati në Rinas, shoqërohet një person i dyshuar për lidhje me autorët –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com