Qytetarët kanë halle, s’duhen detyruar të shohin filma si “Romeo dhe Zhuljeta” e “Liza në botën e çudirave”.
Kështu u shpreh kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi në një takim që pati në Vlorë, ku u prit me mjaft entuziasëm dhe pjesëmarrje të jashtëzakonshme.
“Identiteti sjell qytetarë me më shumë dinjitet, sepse një qytetar pa dinjitet nuk mund të kërkojë llogari dhe një qytetar që nuk mund të kërkojë llogari është i detyruar të shohë filma të ndyshëm nga “Liza në botën e çudirave” deri tek “Romeo dhe Zhuljeta”. Por, shqiptarët kanë halle të mëdha dhe ne duhet t’u përgjigjemi halleve dhe problemeve të tyre”, u shpreh Idrizi.
Idrizi nënvizoi rolin e madh të PDIU në Parlamentin e Shqipërisë, ku u shpreh se i është dashur t’u mësojë deputetëve historinë e Çamërisë.
“Imagjinoni për një moment që ne të mos jemi në parlament, mendoni se do flasë njeri tjetër për Çamërinë? Më është dashur t’ua mësoj të gjithëve në Parlamet se sa është Çamëria, mendonin se është 5 fshtara dhe s’e dinin që u sakrifikua si Kosova për Shqipërinë që është sot”, tha ai.
Kreu i PDIU nënvizoi se Çamëria është kauza, për të cilën ka lindur kjo forcë politike ndërsa theksoi se për këtë fakt kurrë s’kanë vënë kushte për ndonjë portofol ministri.
“S’kemi kushtëzuar asnjëherë për ministri, sepse na ka interesuar kauza e Çamërisë, e dinë mirë të dyja palët”, deklaroi ai.
Vendin ku valëvitet flamuri i Çamërisë e cilësoi Idrizi Vlorën duke theksuar se në këtë qytet fitorja do të jetë më e rëndësishme se askund tjetër.
“Unë ju bëj një thirrje, nuk na duhet fitorja e PDIU në asnjë vend tjetër në radhë të parë na duhet në Vlorë atje ku është flamuri i Çamërisë”, deklaroi Idrizi.
Idrizi s’la pa komentuar edhe ngjarjen e bujshme të koncertit të mbrëmshëm në sheshin “Skënderbej”. Grupi i Dropullit u largua nga koncerti për faktin së në shesh ka një pllakë të Çamërisë, të cilën Idrizi u shpreh se do ta çojë atje ku e ka vendin, në Çamëri.
“Pllaka e Çamërisë në Sheshin “Skënderbej” mbrëmë bëri të largohej Grupi i Dropullit, ne atë pllakë do ta marrim nga sheshi e do ta çojmë aty ku e ka vendin, në Çamëri”, u shpreh Idrizi.
Fjala e plotë e kreut të PDIU, Shpëtim Idrizi
Përshëndetje Vlora. Ne e dimë shumë mirë që zemra e PDIU dhe Çamërisë është këtu në Vlorë. Dua të më shoqërojë gjatë fjalës sime miku im Ergi. Për sa kohë të ekszitojë dhe çami i fundit do vijojmë të kërkojmë drjetësi për çamët. Djemtë e grupit Çamëria edhe dje në shesh na bënë krenarë me vallet e këngët e mrekullueshme çame. Ne jemi parti që jemi krijuar nga kauza dhe nga një padrejetsi familjare e shoqërore por që sot e kemi shndërruar në kauzë kombëtare. Deri para 13 viteve ne ja lamë fatin e çamëve partive të tjera, në vitin 1991 u krijua Shoqata Çamëria, i falenderoj. Ata e kishin shumë të vështirë pas 50 vitesh harrese të flisim për çështjen çame. Ua lamë partive të tjera deri në vitin 2004, kur Shoqata Çamëria kërkoi një rezolutë në parlament dhe përfunduan duke u rrahur sikur të ishin në Parlamentin e Serbisë a Greqisë. Kauza jonë e drejtë është kauzë e të gjithë shqiptarëve. Uraganit tonë në këto zgjedhje do i bashkohet edhe Vlora.
Unë ju bëj një thirrje, nuk na duhet fitorja e PDIU në asnjë vend tjetër në radhë të parë na duhet në Vlorë atje ku është flamuri i Çamërisë.
Para disa vitesh ne thame se çështjen çame do ta kombëtarizonim. Regjimi komunist tentoi t’i vriste moralisht shqiptarët e Çamërisë, por sot falë djemve tanë në parlament nxorëm rezolutën për çështjen çame që detyron politikën ta zgjedhë këtë çështje. Kemi bërë me dhjetëra aktivitete për ta kombëtarizuar Çështjen Çame. U jam mirënjohës të gjithë atyre që i janë bashkuar Çamërisë. Partitë e tjera i ndajnë në të majtë e të djathët dhe krahina, boll na ndan varfëria, vetëm ne i duam të gjithë shqiptarët bashkë, ne kemi një vend që zoti i ka dhënë gjithçka përveç mendjes së politikanëve. Ne sot flasim për çështjen çame, por s’mjafton, ne e kemi bërë pjesë të Brukselit dhe kemi trimëruar çështjen çame që poltika shqiptare e mbajti si çamçakëz në gojë nga frika greke.
Pllaka e Çamërisë në sheshin “Skënderbej” mbrëmë bëri të largohej grupi i Dropullit, ne atë pllakë do ta marrim nga sheshi e do ta çojmë aty ku e ka vendin, në Çamëri.
Ne s’kemi qenë kundër kërkujt, edhe me miqtë minoritarë keni dashur të jemi në paqe përherë. Pa 5 votat e PDIU nuk mund të bëhej reforma administrative, ne dhamë votat që Himara të jetë si është sot por votuam që minoriteti grek të ketë Bashkinië e Finiqit dhe Dropullit.
Kemi bërë shumë dhe do të bëjmë gjithçka që të mbrojmë të drejtat e çamëve dhe të gjithë shqiptarëve. Një parti nuk e ka në program çështjen çame por është zëdhënësi i Agimit të Artë. Vangjel Dule vazhdon të sigmatizojë shqiptarët e Çamërisë. Në parlament kur kërkuam një minutë heshtje ai na fyeu duke qëndruar ulur.
I bëj thirrje Tahirit ta lërë këtë rrugë. Nuk del i pesti nga PD në Vlorë, për kë duhet t’i këkrojë votat, për Dule Çamin? Atyre që e kanë bërë këtë listë t’u vijë turp. I them Dashamir Tahirit ik nga ajo listë dhe do jesh i ndruar nga të gjithë çamët.
Unë e di që ju patriotët e mi çam keni shumë ankesa por, edhe pse ne ishim pjesë e qeverisë, djemtë e vajzat e Çamërisë që ishin pjesë e administratës janë me gishtat e dorës, ne kemi djem e vajza të shkolluar që do të shërbenin më mirë se askush në administratë por ne e kemi bërë punën duke votuar ligje të rëndësishme për vendin. Ne do të bëjmë gjithçka që Vlora të jetë një destiancion turistik dhe historik sepse është Vlora e Ismail Qemali, e burrave e grave që kanë luftuar gjithë jetën. U jam mirënjohës burrave dhe trimave të Labërisë. Vlora duhet të jetë 12 muaj destinacion historik dhe jo vetëm turistik, sepse është Vlora e të gjithë shqiptarëve.
Kjo fushatë është kthyer në fushatë barcaletash, por është zerioze. Nuk flasin për programe por tallin e shajnë njëri-tjetrin. Ne jemi të bindur se vetëm identiteti jonë I spikatur si shqiptarë na bashkon. Vetëm paradigmat e atdhedashurisë sjellin reforma dhe pakte të mëdha kombëtare. Drejtimi jonë është integrimi europian, por ata flasin për të sa herë janë në pushtet kurse në opozitë ngrenë çadra, njeherë njëra palë e një herë tjetra.
Ne çamët kalvarin e vuajtjeve e kemi marrë si gurin e Sizifit dhe e kemi ngjitur në majë.
Ne na duhet forca juaj e vota juaj. A keni parë parti që flasin qoftë edhe një fjalë për Çamërisë? Sa herë që kanë bërë diçka e kanë bërë falë presionit të vajzave dhe djemve çam në Parlament. Në Paralment kanë qenë edhe 4 djem e vajza çame që nuk po i përmend. Por zemra e Çamërisë është te PDIU. Ata flasin për Çamërinë, por nuk kanë lënë listë pa vënë në to emra çam sepse e dinë shumë mirë forcën tonë.
Në radhë të parë identiteti jonë kombëtar është shumë i rëndësishëm.
Kjo sjell qytetarë me shumë dinjitet, sepse një qytetar pa dinjitet nuk mund të kërkojë llogari dhe një qytetar që nuk mund të kërkojë llogari është I detyruar të shohë filma të ndyshëm nga “Liza në botën e çudirave” deri tek “Romeo dhe Zhuljeta”. Por shqiptarët kanë halle të mëdha dhe ne duhet t’u përgjigjemi halleve dhe problemeve të tyre, ndaj duhen bërë projekte zhvillimi.
Jam i lumtur që po bëhet rruga këtu, po Vlora ka nevojë për investime. Si është e mundur që porti të ngelet si në vitin 1939 kur ka mundësi të mdha. Duhet të ndryshojë taksimi, taksat nuk janë gjobë për biznesin ato duhet të rrisin zhvillimin ekonomik. Biznesi është motori i zhvillimit, jemi i vetmi vend në botë që të gjithë duam të hymë në shtet. Duhet të ndahemi nga kultura që shteti është mbi gjithçka, mbi gjithçka është qytetari. Votoni numrin 13. PDIU bëri gjithçka që të gjitha palët të hynë në këto zgjedhje. Pas 27 vitesh shqiptarët rrezikonin ta kishin gjysmën që nuk votonin, bëmë gjithçka që të gjithë shqiptarët të futeshin në zgjedhje, kërkuam të garojmë të vetëm e ja ku jemi sot në korsinë tonë dhe të çdo patrioti që mendon se kemi vetëm një atdhe që na jep energji për të bërë shumë për këtë vend të mrekullueshëm. Ne u futëm në zgjedhje të vetëm dhe do dalim me grup paralamentar dhe më shumë. PDIU do të jetë pjesë e mazhorancës që çështjen kombëtare dhe atë të Çamërisë e bën pjesë të programit të saj. Nuk ka familje shqiptare që nuk ka një të afërm në emigracion, ça po bëjmë ne për ta, ata na mbajnë. Ka problem me përfaqësitë diplomatike tonat, ka problem që djemtë dhe vajzat e tyre të mos dinë shqip, ja pse kemi propozuar minsitri të emigracionit. Jemi 10 milionë shqiptarë në të gjithë botën ja pse kemi propozuar që çdo shqiptar me kombësi shqiptare të marrë shtetësinë shqiptare.
Ta bashkojmë Shqipërinë me Kosovën, nga ekonomia dhe kultura.
Ne shqiptarët nuk mund të rrimë mirë kur komshiu ynë vuan për bukën e gojës duhet të jemi solidar për çdo shqiptar që vuan, ja pse kërkojmë pakt komëbtar të solidaritetit.
U drejtohem të gjithë bashkëpatriotëve të mi çam, ne s’kemi pasur asnjëherë pushtet edhe nga presioni i vendit fqinj. S’kemi kondicionuar asnjëherë për misnitri sepse na ka interesuar kauza e Çamërisë, e dinë mirë të dyja palët.
Personalisht u drejtohem si biri juaj është në nderin e çdo shqiptari të Çamërisë që Vlora ta ngrejë fort flamurin çam. Imagjinoni për një moment që ne të mos jemi në parlament, mendoni se do flasë njeri tjetër për Çamërinë? Më është dashur t’ua mësoj të gjithëve në Parlamet se sa është Çamëria, mendonin se është 5 fshtara dhe s’e dinin që u sakrifikua si Kosova për Shqipërinë që është sot.
Si është e mundur që ne të ndalohemi në kufi se jemi çam, ne duam të kthehemi ne vatanin tonë, në Çamëri, atje ku e kemi kokën.
https://www.facebook.com/pdiu.al/videos/1535698239803233/
https://www.facebook.com/pdiu.al/videos/1535752389797818/