10 shtetas shqiptarë dhe një grek janë arrestuar nga policia greke pasi akuzohen se ishin pjesë e rrjetit të trafikut të drogës në Athinë.
Organizata kriminale merrej me trafikun e kokainës dhe të kanabisit duke qarkulluar shuma të mëdha parash. Drejtues i organizatës është një 32 vjeçar shqiptar i cili është shpallur në kërkim.
Shqiptarët e arrestuar janë të grupmoshës 22 deri 40 vjeç. Gjatë kontrolleve në banesat e tyre, policia sekuestroi 11 gram kokainë, 56 gr kanabis, peshore elektrike, 21 celularë, 2680 Euro.
Organizimi i bandës:
Drejtuesi i bandës kriminale, 32 vjeçari shqiptar, kishte vendosur vëllanë e tij 24-vjeçar përgjegjës në Greqi për të organizuar punën, i cili kishte për detyrë furnizimin me kokainë dhe kanabis. Anëtarët e tjerë të organizatës kishin për qëllim trafikun e drogës.