KLGJ dhe KLP, Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e PD – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

KLGJ dhe KLP, Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e PD

21:29 | 16/05/2017
në Uncategorized
0

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin në lidhje me kërkesën e Partisë Demokratike për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë. Kërkesa e PD është pranuar pjesërisht duke u shfuqizuar nenet 61 dhe 159 që rregullonin organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Partia Demokratike kishte kërkuar edhe shfuqizimin e disa neneve të tjera, por në fund ankimimi është rrëzuar nga Kushtetuesja pasi nuk është arritur kuorumi.

Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht kërkesën e Partisë Demokratike në lidhje me organet e qeverisjes së sitemit të drejtësisë.

Në argumentet e saj për shfuqizimin e neneve 5, 61, 103, 159 dhe të nenit 169, pika 5 të ligjit nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, Kushtetuesja arsyeton se cilat janë ato nene dhe pse bien ndesh me Kushtetuten.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Në nenin 61 dhe 159 shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese me kërkesë të PD, parashikohej mënyra e organizimit si dhe funksionimit të Këshillit të Lartë Gjyësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ndërsa Nenet 5 dhe 103 të ligjit, parashikonin rastet që sjellin përgjegjësi disiplinore të anëtarëve të KLGJ-së dhe KLP-së. PD ka pretenduar se nenet e sipërpërmendura, ku parashikohen respektivisht kompetencat e mbledhjes plenare të KLGJ-së dhe KLP-së, bien në kundërshtim me nenet 147/a/2 dhe 149/a të Kushtetutës.

Komisionet e këtyre organeve kanë marrë kompetenca, të cilat Kushtetuta i parashikon shprehimisht si kompetenca të KLGJ-së dhe KLP-së, me përbërje të plotë prej 11 anëtarësh. Gjithashtu PD ka pretenduar se neni 169/5 i ligjit, ku parashikohet e drejta e ministrit të Drejtësisë për të marrë pjesë pa të drejtë vote në mbledhjet e KLP-së dhe të komisioneve të përhershme të Këshillit kur diskutohen çështje për planifikimin strategjik dhe buxhetin e pushtetit gjyqësor, bie në kundërshtim me Kushtetutën, pasi nuk parashikohet në nenin 149/a.

Gjykata thekson se komisionet e përhershme edhe ato të përkohshme janë organizma ndihmës në varësi të KLGJ-së dhe KLP-së dhe si të tillë nuk mund të ushtrojnë atributet që Kushtetuta ua ka njohur në mënyrë të shprehur këtyre të fundit duke pranuar në këtë mënyrë kërkesen e PD.

Duke ndjekur të njëjtën linjë arsyetimi për respektimin e parimit të shtetit të së drejtës dhe hierarkisë së normave, Gjykata e vlerëson të bazuar edhe pretendimin për shfuqizimin e nenit 169/5 të ligjit.

Në kërkesën e saj drejtuar Gjykatës Kushtetuese që mban datën 28 Mars 2017 Partia Demokratike kishte kërkuar edhe shfuqizimin e neneve neneve 19-58, neneve 117-156, nenit 235, si dhe të nenit 285 të ligjit “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë. Por kërkesa e PD nuk arriti të merrte shumicën e votave të gjyqtarëve prej 5 anëtarësh të kërkuar nga ligji. Sipas PD nenet 117-156 të ligjit, ku parashikohet respektivisht mënyra e përzgjedhjes e kandidatëve jomagjistratë për organet e KLGJ-së dhe KLP-së bien në kundërshtim me parimin e hierarkisësë normave kushtetuese. Ndërsa lidhur me kompetencat e Avokatit të Popullit, PD ka pretenduar se pjesëmarrja e tij gjatë procesit të përzgjedhjes së kandidatëve jomagjistratë që vijnë nga radhët e avokatisë cenon Kushtetutën.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është përfundimtar, i formës së prerë dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare.

Etiketa: Gjykata KushtetuesekerkesatKLGJKLPPDpjeserisht

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Konfirmohet qëndrimi/ Opozita nuk merr pjesë në zgjedhje, protestë më 7 maj në Kavajë

Basha-aleatëve: Rama është tërhequr nga paketa McAllister

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com