Komisioni i Ligjeve ka miratuar kandidaturën e Ilir Metës për President të ri të Shqipërisë.
Sipas shkresës së dërguar në Kuvend, Ilir Meta plotëson kriteret kushtetuese të përcaktuara në Kushtetutë si dhe është një figurë e denjë dhe tepër e lartë e politikës shqiptare që do të mishërojë më së miri të gjitha cilësitë e Kryetarit të Shtetit.
Kjo shkresë e firmosur nga 23 deputetë ka shkuar tashmë në Komisionin e Ligjeve i cili është mbledhur para seancës së raundit të katër për zgjedhjen e Presidentit që do të nisë në orën 17:00.
Firmëtarët janë të gjithë deputetët e LSI-së dhe të PDIU-s.
Ndërkaq asnjë deputet i PS-së nuk ka firmosur që Ilir Meta të jetë kandidat për President. Por në mbledhjet e zhvilluara në selinë rozë, PS ka dhënë mbështetjen e plotë për Metën.
Lista e deputetëve që kanë firmosur:
1-Luan Rama
2-Petrit Vasili
3-Kejdi Mehmetaj
4-Silva Caka
5-Edlira Çekrezi
6-Ylli Shehu
7-Përparim Spahiu
8-Petrit Gjoni
9-Bujar Kllogjri
10-Spartak Braho
11-Bujar Derveni
12-Robert Bitri
13-Piro Kapurani
14-Flamur Celaj
15-Gledjon Rahovica
16-Agron Çela
17-Monika Kryemadhi
18-Shpëtim Idrizi
19-Arif Rakipi
20-Mesila Doda
21-Tahir Muhedini
22-Luan Duzha
23-Parid Cara