Konstatimi i deputetes së LSI-së rrëzon të gjithë propagandën e kryeministrit për klimën e mirë që sipas tij, qeveria që ai drejton i ka kërkuar biznesit. Realiteti afron të kundërtën.
Deputetja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka denoncuar me fakte dështimin e qeverisë Rama në lidhje me bizneset. Bashkëshortja e kryetarit të Kuvendit, ka vendosur ta përballë kryeministrin me fotografi ku shfaqen dhjetra dyqane të cilat lajmërojnë mbylljen për shkak se kanë falimentuar. “Po tani ???! Këtë merreni SERIOZISHT!”, shkruan Monika Kryemadhi në facebook, ku dhe ka publikuar fotografitë e dhjetra dyqaneve që mbyllen në kryeqytet.
Konstatimi i deputetes së LSI-së rrëzon të gjithë propagandën e kryeministrit për klimën e mirë që sipas tij, qeveria që ai drejton i ka krikuar biznesit. Realiteti afron të kundërtën. Qeveria veçse i ka vështirësuar kushtet për të bërë biznes, ndërkohë që nuk plotësohet aspak detyrimet që qeveria ka ndaj biznesit. Së fundmi, si pasojë e reshjeve të shumta, dhjetra biznese në qytete të ndryshme të vendit janë përmbytur për shkak të problemeve në infrastrukturën e qyteteve. Pavarësisht propagandës së kryeministrit Rama, biznesi duket se po përjeton ditë të vështira pasi fotografitë që sjell deputetja e LSI-së e faktojnë këtë. Me mbylljen e këtyre bizneseve me siguri, mbyllen dhjetra vende pune dhe kështu kemi vetëm shtim të papunësisë e varfërisë dhe jemi shumë larg atij premtimit të famshëm të Ramës për 300 mijë vende pune.