Policia italiane ka arrestuar një shtetas shqiptar që ishte arratisur nga burgu i qytetit Alesandria 17 marsin e kaluar.
35-vjeçari Besnik Mirra është gjurmuar nga agjentët specialë në një kamp romësh në Milano, falë një aktiviteti investigativ kompleks.
Autoritetet policore kanë deklaruar se 35-vjeçari kishte aftësi kriminale, nisur që nga organizimi i arratisë e deri tek ruajtja e kontakteve, duke përdorur telefonë dhe skeda telefonike të ndryshme, që i ofroheshin nga bashkëkombas, ose pjesëtarë të kampit rom.
Ai akuzohej për një seri veprash të rënda penale si vjedhje, grabitje me dhunë dhe kundërshtim të oficerit të policisë.