Mesila Doda: Rama e Basha të ulen në bisedime për zgjidhjen e krizës që shqiptarët të votojnë të qetë (film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mesila Doda: Rama e Basha të ulen në bisedime për zgjidhjen e krizës që shqiptarët të votojnë të qetë (film)

18:40 | 04/04/2017
në Uncategorized
0

“Drejtori i Policisë dhe drejtuesit e tjerë, të vendosen me konsensus nga partitë politike si garanci për procesin e zgjedhjeve“

Sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së, Mesila Doda, përsëriti thirrjen drejtuar krerëve të mazhorancës dhe opozitës të ulen në bisedime për të zgjidhur krizën politike në të cilën është përfshirë vendi. Në një takim me elektoratin e PDIU-së në Bupq, Doda i bëri thirrje krerëve të mazhorancës dhe opozitës të gjejnë rrugën e duhur për t’i garantuar shqiptarëve votën e lirë.

“PDIU ka këmbëngulur gjatë gjithë kohës që të kemi një proces zgjedhor normal, të qetë, të sigurtë dhe me një sistem që është i drejtë dhe e ka të barazvlershme votën për të gjitha partitë politike. Pikërisht për këtë arsye kemi këmbëngulur, e kemi rithënë dhe e themi edhe sot, se mënyra e vetme se si mund të ndërtohet një proces zgjedhor është që të paktën kreu i mazhorancës z.Rama dhe kreu i opozitës z.Basha duhet të ulen bashkë dhe të gjejnë modalitetet me qëllim që shqiptarët të votojnë të qetë, opozita të ketë të gjithë masat e sigurisë që ajo kërkon. Nga ana tjetër shqiptarët të kenë të gjithë sigurinë se për kë po votojnë dhe si do vlerësohet vota e tyre. Këtë e themi pasi gjysëm milioni vota që shkojnë për partitë e vogla prodhojnë 0 deputetë. Për këtë arsye kemi kërkuar ndryshimin e sistemit. Nuk ka asnjë shpjegim se pse kjo formulë që është sot në fuqi, do duhet të na shtrëngojë të gjithëve në koalicione parazgjedhore. Unë mendoj se PDIU, por edhe partitë e tjera duhet të masim forcat tona në terren, si parti më vete.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Në kushtet e sotme kjo është e pamundur dhe sot vetëm votat e paritve të vogla prodhojnë 9 mandate për njërën forcë politike dhe 7 për forcën tjetër. Për këtë arsye PDIU kërkon një sistem tjetër zgjedhor, një sistem që nuk i shtrëngon forcat politike që të kapin peng njëra-tjetrën, apo që të futen në koalicione dhe të parashikojnë se kush do të jetë fituesi i zgjedhjeve. Kjo është vetëm një pjesë e propozimeve që PDIU ka ofruar në këtë gjendje kaotike ku ka shkuar politika shqiptare. Ne propozojmë një pak kombëtar për reformën zgjedhore, në mënyrë që të ndryshohet sistemi aktual. Drejtori i Policisë dhe drejtuesit e tjerë të vendosen me konsensus nga partitë politike. Gjithashtu të bëhet zgjedhja e Presidentit me konsensus, sepse nuk kemi asnjë arsye mos ta zgjedhim me konsens dhe të përfaqësojë një figurë reale të konsolidimit të këtij vendi. Një pakt kombëtar për reformën në drejtësi dhe integrimin. Prandaj Rama dhe Basha duhet të ulen në një tavolinë, le ti japim një fytyrë tjetër politikës shqiptare”, -u shpreh deputetja Mesila Doda.

Ligjvënësja e PDIU-së, dënoncoi arrogancën e disa prej politikanëve, ndërkohë që theksoi se PDIU ka trimëruar politikën shqiptare, referuar edhe kërkesave të qeverisë shqiptare drejtuar palës greke për zgjidhjen e çështjes së Çamërisë.

“Shikoj shumë shpesh një ton arrogance e cila është e pashpjegushme për mënyrën se si komunikojnë persona të ndryshëm, liderë të ndryshëm dhe forca të ndryshme politike. Me PDIU-në arrogancën mund ta harrojnë. Mund ta kenë me njëri-tjetrin, mund ta kenë mes vartësve të tyre, me kë të duan, por PDIU është një parti e cila është krenaria e këtij vendi. Sikur mos të ekzistone PDIU do të duhet ta kishin krijuar 10 herë, 100 herë, vetëm e vetëm që të trimëronte klasën politike shqiptare përballë presioneve herë të grekut, herë të serbit dhe herë të maqedonasit”,- tha Sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së Mesila Doda.

Sekretari Organizativ i PDIU-së Alfred Deshati tha se: “Të rinjtë janë e ardhmja e PDIU-së dhe ne si parti i kemi qëndrar kauzave dhe premtimeve që kemi dhënë. PDIU është një forcë politike e cila u shërben qytetarëve ndaj dhe çdo ditë po rritet me simpatizantë të cilët duan identitetin e vendit tonë”.

Ndërsa kryetari i PDIU-së në Durrës Krenar Lasko u shpreh se: “PDIU po vjen gjithmonë duke u rritur edhe për faktin se që në krijimin e saj çështja kombëtare ka qenë kauza kryesore. Të rinjtë dhe të rejat po i bashkohen çdo ditë dhe më shumë forcës tonë politike për shkak se kemi mbajtur gjithmonë premtimet dhe i kemi qëndruar kauzave. PDIU ka si çështje prioritare bashkimin ekonomik të trevave shqiptare por edhe shumë çështje të tjera”.

 

Etiketa: Alfred DeshatiBashaçështja e ÇamërisëKrenar LaskoMesila DodaPDIURamavotazgjedhjet

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Champions League/ Sezoni 2018-2019, pas formulës ndryshojnë edhe oraret e ndeshjeve

Champions League/ Sezoni 2018-2019, pas formulës ndryshojnë edhe oraret e ndeshjeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com