Nga Arben Llalla
Kjo është dëftesa e shkollës Normale të Elbasanit, e njohur si shkolla që dilnin mësuesit e gjuhës shqipe.
Kjo dëftesë i përket Behexhet Hoxhollit, i lindur më 1911 në Prefekturën e Elbasanit, i cili ka mbaruar Normalen në qershor 1931.
Në vitin 1941 mësuesi Behexhet Hoxholli ju përgjigj thirrjes së Ministrit të Arsimit të Mbretërisë së Shqipnisë, Ernest Koliqit për të shërbyer si mësues në trevat shqiptare në Maqedoninë e sotme, Tetovë, Gostivar, Strugë, Dibër, e gjetkë.
Behexhet Hoxholli dha mësim në shkollën fillore “Moisi Golemi” në Kërçovë nga viti 1941deri në vitin 1944. Ai ishte më 1942-‘43 drejtor i kësaj shkolle dhe kujdestar i klasës V.
Comments 1