Armando Prenga mërziti vetëm Edi Ramën – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Armando Prenga mërziti vetëm Edi Ramën

10:40 | 25/02/2016
në Opinion
0

Nga Enkel Demi

Nëse opozita ka një çështje të drejtë në dorë që do ta shpalosë nga e enjtja e tutje është dekriminalizimi. Deputetët e PD-së do të kushtëzojnë praninë e tyre në Kuvend me atë të deputetit socialist, Armando Prenga dhe jo vetëm, pasi lista e ankesës opozitare ka dhe tre emra të tjerë si Valentina Leskaj, Koço Kokëdhima e Rakip Suli. Kuptohet asnjë nga rastet nuk është i ngjashëm, por me gjasë pakica po përdor një nga instrumentet më të njohur në politikë, sipas të cilit në një negociatë të mundshme shkohet me kërkesa maksimale, në mënyrë që të marrësh maksimumin e asaj që ke gatuar në fillesë.

Kryetari i shumicës, Edi Rama është ai që duhet të zgjedhë. Vendimi i Gjykatës së Lartë më së shumti e ka vënë atë në hall. Shfaqja e Prengës në Komisionin e Sigurisë ka rrëzuar kalanë e rërës që me aq zell u ndërtua për çështjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Deputeti kurbinas thjesht tregoi ditës për diell që ambjenti ku po zhvillohet eksperimenti i reformës në drejtësi është i molepsur dhe pushtetin e kanë në dorë forca të tjera që lënë pa gjumë ambasadorin Don Lu.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Edi Rama tash duhet të zgjedhë, ose do të lidhet sërish pas propagandës e fjalosjes metaforike të ditës së enjte në Kuvend, ose të gjejë mënyrën e largimit të Armando Prengës nga Parlamenti, tëpkë si veproi me Arben Ndokën. Këtu nis çështja dhe paqetësia e tij. Nëse edhe Armando Prenga dorëzon mandatin deputeti i rradhës nuk është një socialist, qoftë ky edhe zoti kaubojs. Në fakt, rradha i bie Kastriot Pirolit, cili ka qenë drejtor i Hipotekës në Kurbin. Ai u arrestua më 11 marsin e shkuar me akuzën fallsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre. Është liruar pak kohë më parë nga Gjykata e Kurbinit, pasi për dënimin ka mjaftuar periudha e paraburgimit, por çështja e tij ndodhet në Gjykatën e Apelit. Prokuroria ka kërkuar tri vjet burg për të, ndaj ka apeluar vendimin e Gjykatës së shkallës së parë.

Me këtë histori të hapur zëvendësuesi i mundshëm i Prengës duhet të jetë një emër nga lista e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Kjo do të thotë që brenda koalicionit të majtë, PS dobësohet akoma më shumë, kurse Ilir Meta forcon grupin parlamentar dhe pozitat e tij. Duke njohur raportet tejet të brishta mes PS-së dhe LSI-së, ky lajm idhnon shumë Edi Ramën. Ndaj, kur e ka parë Prengën në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë, Rama duhet të ketë qenë njeriu më i dëshpëruar. Preferonte një mandat mangët socialist në Kuvend, sesa një mandat më shumë të Metës që edhe me kaq sa ka nuk i përmban dot impulset.

Kështu që të enjten për herë të parë pasi doli në opozitë, PD është në vendin dhe kohën e duhur për të ushtruar trysni mbi kundërshtarin. Për herë të parë nuk ka nevojë për retorikë, sepse ka të drejtën me vete, aq më tepër që Edi Rama do të jetë fillikat pa ndihmën e kurkujt, as të aleatëve që shumë nuk i deshi.

Etiketa: Arben NdokaArmando PrengaByroja Kombëtare të HetimitDon Luedi ramaidhnojIlir MetaKastriot PiroliKoco KokedhimaLSIopozitaRakip SulitrysniValentina Leskaj

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Aksident  në Fier, një i vdekur dy të plagosur

Aksident  në Fier, një i vdekur dy të plagosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com