Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar arsyet pse largoi ministrat Saimir Tahiri, Ilir Beqaj, Blendi Klosi dhe Bledi Çuçi.
Në komunikimin javor 5 minutësh në facebook, kreu i ekzekutivit pohoi publikisht se 4 ministrat largohen nga puna pas kontributit të tyre. Ai komplimentoi dhe punën 4 tyre; ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Bledi Çuçi dhe ministrit të Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi.
Nga ana tjetër kryeministri konfirmoi se ministrat e shkarkuar janë vetëm nga radhët e PS-së, duke argumentuar se kjo lëvizje bëhet për fushatën elektorale të selisë rozë dhe jo si kërkesë e aleatit të tij në qeveri, Ilir Meta.
Sulmeve të opozitës kryeministri Rama u është përgjigjur me ironi, teksa thotë se karvani do të shkojë përpara, ndërsa muzika le të vazhdojë.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10154554822846523/
Komunikimi Javor i Kryeministrit Rama
Rama: 24 orët e fundit keni dëgjuar durli lloj teorish konspirative për ndryshimet në qeveri. Rani dua tua shpjegoj unë si qëndron çështja e këtyre ndryshimeve.
Së pari këto ndryshime nuk kanë lidhje me shfaqjet elektorale që jepen një orë paraditë dhe një orë pasdite në studion televizive që është instaluar poshtë zyrës time. S’kanë lidhje ndryshimet as me deputet e shkretë të PD që bëjnë detyrë nate me grafikë për të ruajtur studion dhe turfullojnë me njëri-tjetrin për pagesat dhe figurantëve të cilët mezi po i mbledhin për të duartrokitur liderin që nuk e kanë. S’kanë asnjë lidhje ndryshimet natyrisht as me muzikën që mbush çadrën bosh gjatë gjithë ditës. Megjithëse për të qenë i sinqertë deri në fund është një muzikë nën nivelin mesatar të klubeve të natës të Shqipërisë.
Së dyti ndryshimet janë politike dhe ministrat dhe ministret që do t’i çoj presidentit për dekretim do të jenë të katërt nga radhët e PS.
Së treti ndryshimet nuk nxiten nga rezerva për punën apo rezultatet e katër ministrave, të cilët largohen me konsideratën time më pozitive për kontributin e tyre në rrugën e vështirë të reformimit dhe të transformimit të vendit gjatë këtyre 3.5 viteve përpjekje për të bërë shtet. Duke filluar nga Saimir Tahiri kampioni ynë në një rrugë ku policia e shtetit nga institucioni më i korruptuar bashkë me gjykatat sipas anketimit nga BE në 2013, u kthye në institucionin më të besuar për shqiptarët sipas të njëjtit anketim në vitin 2016. Duke vazhduar me Blendi Klosin, i cili e coi përpara me përkushtim e me rezultate të lavdërueshme, stafetën e marrë nga Erion Veliaj, ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe të Rinisë. Me tej me Ilir Beqajn i cili u godit pa pushim me baltën e akuzave të shpifjeve të opozitës mbështetur e ushqyer nag lopët farmaceutike që humbën pushtetin e tyre korruptiv mbi sistemin e shëndetësisë, ku pa asnjë diskutim ministri ka bërë ndryshime që 3 vjet e gjysëm më parë as nuk mund të mendoheshin. Në fund, por jo për nga rëndësia me Bledi Çuçin që udhëhoqi dhe koordinoi bashkë me Bashkim Finon, reformën historike administrative territoriale.
Së katërti ndryshimet nuk lidhen me ndonjë kërkesë të caktuar të bashkëkryetarit Ilir Meta, i cili ka respektuar dhe ka mbështetur që ditën e parë rolin tim kushtetues si kryeministër në caktimin apo lirimin e ministrave pa asnjë dallim.
Së pesti ndryshimet e qeverisë nuk reflektojnë asgjë tjetër përveçse domosdoshmërinë që udhëheqësit tanë politikë të fushatës së 18 qershorit të fokusohen me energji të reja dhe prani të vazhdueshme pranë njerëzve në përballimin e volumit të jashtëzakonshëm të kontakteve me njerëzit që kërkon kjo fushatë. Duke nisur nga Tirana, ku Saimir Tahiri është kryetari i partisë tonë dhe ambicja jonë është të ngrihemi mbi rëezultatin e fitores shembullore të 2013.
I bëj sot thirrje të gjithë socialistëve dhe mbështetësve të PS, të lidershipit, skuadrës të programit tonë të reformave të thella që bëjnë shtet të ngrihen në këmbë dhe të trokasin derë më derë pa pushim për të hapur siparin e një beteje të re për Shqipërinë e Gjeneratës tjetër. Muzika le të vazhdojë karvani do të shkojë përpara.