Të fitojmë botën që na kanë vjedhur – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Të fitojmë botën që na kanë vjedhur

22:00 | 12/03/2017
në Uncategorized
0
Deputeti i BEn Blushi dhe shkrimtarja Diana Culi, gjate nje konference per shtyp ne Zyren e Informimit te BE, ku Shqiperia ka marre ftesen zyrtare perkrah 12 vendeve te tjera evropiane, per tu perfshire ne programin Cmimi Evropian per Letersi.

Nga Noela Yzeiri

Besoj se shumëkush si unë që ka lindur në fund të viteve tetëdhjetë e në kapërcyell të nëntëdhjetës duke lexuar këtë kohë ngjarjet e shtypit të ditës, e kanë brejtur disa pyetje.

Cila është arsyeja e vrasjes së dy poetëve Genc Leka dhe Vilson Blloshmi? Përse Presidenti i Republikës dekori ata që hodhën firmat për ekzekutimin e qindra njerëzve të pafajshëm? Pse ata që deri dje i kanë shërbyer me besnikëri të verbër diktaturës sot i gjen të ulur në prehër  të politikës, artit, letërsisë dhe kulturës në përgjithësi? Me ç’të drejtë këto fantazma të së kaluarës që krokëllijnë si korba mbi emra martirësh si Musine Kokalari që me idetë e tyre kërkonin të trasformonin Shqipërinë, ende vazhdojnë të jenë të privilegjuarit e çdo sistemi, duke mos shfaqur as një lloj ndjenje pendimi për dhimbjen që kanë shkaktuar, madje as atëherë kur dikush i akuzon direkt apo kur gazetarët i vënë në pozita intimiduese?

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Ne, brezi që ende nuk njohim të vërtetën e kthjellët lidhur me një regjim që vrau ëndrrat e mijëra njerëzve, meritonim një demokraci që duhet të lindte nga një shoqëri që ka reflektuar mbi gabimet e së shkuarës ku përgjegjësit kanë bërë mea culpa-n e tyre për dhunimin e të drejtave dhe lirisë së mohuar për pesëdhjetë vjet. Në një vend, ku klasa politike nuk mbajti një qëndrim të unifikuar për miratimin e ligjit të lustracionit, ne prisnim që të paktën shkrimtarët e ish-realizmit socialist të dilnin nga arti i salloneve dhe të bënin letërsinë e asaj që kishin retushuar. Për fat të keq ne nuk patëm simbol të qëndresës, nuk patëm Solzenicinj, Brodskit, Jevtushenko. Ne patëm shkrimtarë që ndoshta nuk e meritojnë këtë emër, sepse kanë bërë recensa që çuan në vrasjen dhe persekutimin e shkrimtarëve të tjerë. Si të mos mjaftonte pas viteve nëntëdhjetë ata ishin përsëri aty, si tek filmi i Kumbaros “Vdekja e kalit”, duke iu zgërdhirë me cinizëm atyre që deri dje iu kishin shkatërruan jetën.

Në përfytyrimin tim shkrimtarët janë ata që siç thoshte Kamyja: “I shërbejnë dinjitetit të njeriut me mjete që mbeten të denja, në mes të një historie që nuk është e tillë.” I përulur dhe me një modesti deri në trishtim, duke pasur siç thoshte ai pasuri të vetme dyshimet e tij, në mbajtjen e referatës në Akademinë e Stokholmit me rastin e marrjes së çmimit “Nobel”, Kamyja flet për rolin e shkrimtarit. Ai thotë se roli i shkrimtarit nuk mund të vihet në shërbim të atyre që bëjnë historinë, ai është në shërbim të atyre që i nënshtohen asaj. Përndryshe do të mbesë vetëm dhe pa artin e tij. Të gjitha ushtritë e tiranisë me njerëzit e tyre që numërohen me miliona, nuk mund ta shpëtojnë këtë shkrimtar nga vetmia thoshte Kamyja, aq më tepër, nëse ai vendos të radhitet në anën e tyre.  Duke bërë pjesë tek një brez që i kishte rënë për hise të vinte në këtë botë në fillim të Luftës së Parë Botërore, kur njëzetë vjeç përkonte me kohën që Hitleri mori pushtetin, një brez që më pas iu desh të përballej edhe me Luftën e Dytë Botërore, me universin e kampeve të përqendrimit, me Europën e torturave dhe të burgjeve, Kamyja ia dedikonte veprën e tij, pikërisht kësaj gjenerate që si të mos mjaftonte, duhet të rriste fëmijët dhe të ngrinte veprat e saj në një botë të kërcënuar nga shkatërrimi bërthamor. Duke qenë se tani të shkruarit është bërë një lloj sporti intelektual, kam lexuar shumë opinione që thonë se duhet ndarë shkrimatari nga njeriu. Por si mund të jesh edhe shkrimtar edhe i papërgjegjshëm?! Si mund të jesh edhe shkrimtar, edhe pjesë e një pushteti që shtyp të pambrojturit, ndërkohë qe roli yt është t’i japësh zë heshtjes së përvuajtur të atij apo asaj që e kanë poshtëruar. Në vitin 1957 Rasini kërkonte falje se ishte duke shkruar “Berenisën”, në vend që të luftonte për mbrojtjen e Urdhëresës së Nantës. Të tjerë si Hemingueji kanë shkuar në luftë.

Brezi im ëndërron të lexojë shkrimtarë si Hajnrih Bël që me forcën emancipuese të veprave të tyre janë përpjekur të rindërtojnë ndërgjegjen qytetare dhe njerëzore të kombeve që u përkasin, lidhur me atë që në kulmin e “racionalitetit” njeriu i bëri njeriut. Brezi im ëndërron që në Shqipëri  të bëhet qarkullimi i asaj elite që po prodhon “Çulë” të rinj. Ndoshta është ëndërra e çdo brezi të rikrijojë botën, po brezi im ka një detyrë shumë të vështirë, të rifitojë atë botë që me padrejtësi i kanë vjedhur!

Etiketa: BrodskiGenc LekaJevtushenkomea culpaMusine KokalariNoela YzeiriSolzenicinjVdekja e kalitVilson Blloshmi

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
PDIU në Dibër/ Shpëtim Idrizi: 1 % pushtet kemi, 1 % përgjegjësi mbajmë për qeverisjen

PDIU në Dibër/ Shpëtim Idrizi: 1 % pushtet kemi, 1 % përgjegjësi mbajmë për qeverisjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com