Nga Spartak Ngjela
Në fakt, duhet të ketë dhënë dorëheqjen qeveria Rama.
Po pas kësaj çfarë do të ndodhë?
Pas kësaj mbetet zbuluar Saliu për vetting-un. Do të shkojë në Parlament të votojë vetting-un.
Vetting-u, sigurisht që është për Shqipërinë dhe shqiptarët më me rëndësi se qeveria Rama.
Saliu e mendoi qeverinë Rama kusht për revolta që t’i shpëtonte vetting-ut, se e paravendosi Ramën të çoroditur që s’jep dorëheqjen si ai vetë në vitin 1997.
Rama duhet të zgjedhe vetting-un jo qeverinë tre mujore, se vetting-u është kusht i politikës amerikane.
Pas vetting-ut, çështjen e moralitetit në Shqipëri e drejtojnë perëndimorët. Fillon pastrimi i korrupsionit. Në fakt, kjo ka qenë frika e Saliut. Por, ky është edhe shpëtimi i Shqipërisë, dhe shqiptarëve në të gjithë Ballkanin Perëndimor.
Nuk ka rëndësi fare qeveria pasardhëse, se ajo do të jetë e gjitha e perëndimorëve që do të vënë në shina Reformën në Drejtësi. Dhe, disa muaj janë të mjaftë.
Vetting-u tani bëhet gjë e sigurtë dhe Reforma fillon. Kurse hetimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar do ta ndjekë FBI dhe Byroja Kombëtare e Hetimit.
Hetim patjetër i paanshëm.
Të akuzuarit do jenë shumë. Pastrimi i amoralitetit shqiptar bëhet një gjë e sigurtë.
Zgjedhjet e radhës nuk kanë më rëndësi tani për tani.
Moraliteti shqiptar kërkon një klasë te re politike.
Kjo do të vijë. Hetimi i FBI-së dhe Byrosë së Hetimit rrafshon përfundimisht krimin në Shqipëri; dhe: Shqipëria hyn me personalitet në Bashkimin Europian dhe shqiptarët fillojnë pas pesëqind vjetësh zhvillimin e tyre europian dhe i japin fund varfërisë e shëmtimit të mbetur nga mesjeta otomane.
Këto ditë shqiptarët presin të ndahen një herë e mirë me të keqen.
A do të ndodhë kjo? Unë kam besim se do të ndodhë, ngaqë është kushti i zhvillimit perëndimor të Shqipërisë.
Vetting– e fitoi betejën në Shqipëri.
Donald Lu dhe Romana Vlahutin janë autorët e kësaj fitoreje që rrokin shqiptarët këto ditë. Shqiptarët do t’iu jenë gjithmonë mirënjohës…