Crown Agents iku, të vërtetat i la me shkrim – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Crown Agents iku, të vërtetat i la me shkrim

19:52 | 20/02/2016
në Uncategorized
0
Vinca dhe konteniere, ne portin e qytetit te Durresit, me i madhi ne vend./r/n/r/nCranes and containers, at the port of city of Durres, the biggest in the country.

Vinca dhe konteniere, ne portin e qytetit te Durresit, me i madhi ne vend./r/n/r/nCranes and containers, at the port of city of Durres, the biggest in the country.

 

Rrjeta e shpuar doganore, aty ku rrjedh kontrabanda e shumëllojtë

Që në 2013, ende pa i fituar zgjedhjet, Edi Rama i këshilluar nga britanikët tha se e kishte bërë zgjedhjen e tij për të menaxhuar doganat. Do të ishte Crown Agents. Kur britanikët e doganave erdhën vërtet më së shumti kundërshtoi opozita. Në fakt, kundërshtarët e vërtetë ishin interesat e lobeve të biznesit, të cilët e dinin se me një kompani vërtet me reputacion botëror nuk do ta kishin edhe aq të lehtë. Aq e ashpër qe përplasja sa u detyrua edhe ambasada britanike të hynte në debat dhe të kujtonte ata që flisnin se bëhej fjalë për “Agjentët e Kurorës” dhe jo për ndonjë shaka.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Tani kontrata dy vjeçare me Crown Agents ka përfunduar. Pas ka mbetur një raport konfidencial, për të cilin kanë njohuri vetëm pak veta në këtë vend. Kryeministri natyrisht që e ka në tavolinën e tij të punës. Nuk ka qenë rastësi se ndër të paktat drejtore që ka shkarkuar nga puna ka qenë ajo e Doganave. Po kaq i ashpër është shfaqur publikisht edhe me drejtoren në detyrë.

Çfarë fshihet pas gjithë kësaj? Përgjigjen e ka dhënë vetë Crown Agents. Në pritje për të marrë këstin e fundit të pagesës për punën dy vjeçare, britanikët e qeveria janë në një luftë nervash. Pavarësisht asaj që thuhet publikisht zbardhja e ca të vërtetave duket se ka qenë e hidhur. Britanikët pretendojnë se kanë zbuluar 35 milionë euro kontrabandë. Por, më interesantja prej tyre është se kanë lënë të shkruar atë që të gjithë e dinin dhe e përflisnin si thashethem. Doganat janë një rrjetë e shpuar ku mund të kalojë gjithçka.

Kjo tashmë është e zeza mbi të bardhë. Në 2 vjet 17,000 kontrolle, prej tyre 4,500 gjetje veprimtarie mashtruese. Në çdo katër kontrolle njëri ka zbuluar kontrabandë. Një biznes nuk kishte raportuar (kishte futur kontrabandë) 20 mijë ton grurë nga Rusia. Evazioni 1 milion euro. Një subjekt tjetër kishte importuar mbi 600 ton alkool nga Serbia dhe SH.B.A. të padenatyruar sipas ligjit shqiptar. Dyshimi ishte futur në përdorim të gjerë për pije alkoolike. Në tregun e brendshëm janë kapur “një numër i madh operatorësh ekonomikë që dyshoheshin për prodhim të paligjshëm të alkoolit”. Kapen 50 ton verë e raki dhe 7,000 pulla fiskale të papërdorura. Një rast me mbi 60 mijë euro evazion. Në Fier janë kapur 5,000 litra pije alkoolike të një marke të njohur birre. Një prodhues vere i parregjistruar kishte magazinuar një sasi vere prej 20,000 litrash. Në Gjirokastër kapen 56,000 litra pije energjike të prodhuara ilegalisht nga një prej distributorëve më në zë. Në Nikël zbulohet një biznes që prodhonte e shiste shishe të falsifikuara me lëngje “Bravo”.  Crown Agents shkruan “aktivitetet zhvilloheshin jashtë vëmendjes së autoriteteve për më shumë se 2 vjet”. Në doganën e Morinës zbulohet se rrobat e reja turke, importoheshin me kompani kosovare deri në Prishtinë e Prizren e pastaj hynin në Shqipëri pa doganë. E kishin bërë rrugë.

Por, dhjetëra shembuj si këto janë vetëm grimca, artileria e rëndë janë mallrat e akcizës. Eshtë zbuluar një fabrikë cigaresh në rrethinat e Shkodrës. Dyshohet se ekziston edhe një tjetër që vijon punën. “Një punishte e paligjshme cigaresh u identifikua në Shkodër me më shumë se 1.000.000 fije cigare të falsifikuara. Në Shqipëri prodhohen cigare marke. Në Korcë 2.9 ton kafe e pjekur ishte kaluar pa akcizë. Ka ende. “Të dhënat e marra nga Porti i Durrësit, Vlorës, Shëngjinit dhe Sarandës treguan që në periudhën 1 janar – 12 mars 2015, kishin hyrë rreth 2 milionë litra karburant “duty free”. Në këto raste kontrabanda është me miliona euro.

Mediat nuk kanë mundësi t’i zbulojnë këto raste. Por do ishte më mirë të shkruanin për to më shumë. Burimet janë. Ne që shkruajmë për skifterat, që kemi krijuar edhe një model të caktuar për ta, e kemi për detyrë edhe t’i themi publikut se skifterat e vërtetë në këtë vend janë ata me kravatë. Crown Agents i la gjërat me shkrim.

Etiketa: alkolcigareCrown AgentsevazionkontrabandaKryeministripije energjikepulla fiskaleSerbia

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Mbifaturimi i ujit/ Veliaj ngre grupe kontrolli ndaj UKT

Mbifaturimi i ujit/ Veliaj ngre grupe kontrolli ndaj UKT

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com