Maqedoni/ Biseda intensive mes partive për avancimin e gjuhës shqipe – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Maqedoni/ Biseda intensive mes partive për avancimin e gjuhës shqipe

14:41 | 21/02/2017
në Shqiperi
0

Nuk janë dhënë shumë hollësi nga rrjedha e bisedimeve që po zhvillohen prej më shumë se një jave ndërmjet Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë dhe Bashkimit Demokratik për Integrim, në koordinim me Koalicionin Aleanca për Shqiptarët, që ndërlidhet me avancimin e statusit të gjuhës shqipe dhe pikave tjera të platformës së partive shqiptare, si kusht për të deponuar nënshkrimet e deputetëve shqiptarë për partinë e Zoran Zaevit, raporton Radio Europa e Lirë.

Artan Grubi, shef i kabinetit te liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim, për Radion Evropa e Lirë shkurt ka thënë se propozim-ligji i ofruar nga Këshilli i partive politike shqiptare është absolutisht në përputhje me Kushtetutën dhe se i njëjti është i pa kompromis.

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë tha ndërkaq se grupet janë duke punuar  intensivisht në harmonizimin e qëndrimeve sa i përket ligjit që avancon përdorimin e gjuhës shqipe.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Osman Kadiu i cili është konsultuar si ekspert juridik, gjatë hartimit të propozim draftit të ligjit të gjuhës shqipe nga ana e Bashkimit Demokratik për Integrim, në bashkërendim edhe me Aleancën për Shqiptarët për Radion Evropa e Lirë zbulon se drafti i gjuhës shqipe mundëson avancimin e përdorimit të shqipes në jetën publike e politike në Maqedoni.

Kadriu thotë se në masë të caktuar është avancuar përdorimi i shqipes edhe në sistemin gjyqësor, megjithëse nuk mundësohet që proceset gjyqësore të zhvillohen në gjuhën shqipe për shkak se për këtë nevojitet ndryshimi i Kushtetutës.

“Unë do të thosha se vërehet një lloj avancimi juridik sa i përket përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe në draftin e propozuar nga partitë shqiptare. Në këtë rast unë do të theksoja dy-tre risi, që vërehet disponim dhe nga pala maqedonase që kryesuesi në seancat plenare nëse është shqiptar, të kryesojë në gjuhën shqipe; në Qeveri ajo që deri më tani nuk ka qenë, parashihet që anëtarët shqiptarë të mund të flasin në gjuhën shqipe; risi e veçantë sa i përket sistemit gjyqësor kemi tek noterët dhe më duhet të theksoj se ky propozim ishte në draftin e propozuar nga Lidhja Social Demokrate. Noterët në ato noteri ku janë shqiptarë dhe nëse palët janë shqiptarë, me kërkesë të palës, noteri aktin e solemnizimit, si dhe aktet tjera që i sjell në kuadër të kompetencave noteri shqiptar t’i lëshojë në gjuhën shqipe”, bën të ditur Osman Kadriu.

Ai tha se të dyja palët, si maqedonase dhe edhe shqiptare, kanë disponim pozitiv për të harmonizuar qëndrimet që të arrihet ujdi rreth ligjit për gjuhën shqipe.

Ndërkohë që partitë politike zhvillojnë bisedimet për ligjin e gjuhës shqipe, gjuhëtarët thonë se është më se e nevojshme që krahas ligjit që do të mundësojë përdorimin e gjuhës shqipe, me ligj të sigurohet dhe mbrojtja e shqipes gjatë përdorimit zyrtar, si dhe mekanizma që do të sanksionojnë ato institucione që do të pengojnë realizimin e kësaj të drejte nga ana e qytetarëve.

“Për fat të keq kjo çështje, do të thotë mbrojtja e gjuhës shqipe gjatë përdorimit zyrtar, nuk është parashikuar në deklaratën e partive politike shqiptare. Një ligj special përkatësisht një ligj për mbrojtjen e gjuhës shqipe mund të sillet duke pësuar ndryshim ligji ekzistues për mbrojtjen e gjuhës maqedonase, pra në të gjitha segmentet ku përdoret mbrojtja e gjuhës maqedonase duhet të shtohet dhe mbrojtja e gjuhës shqipe si gjuhë e dytë zyrtare”, thekson Dervish Alimi, ligjërues në Fakultetin Filologjik në Universitetin e Tetovës.

Ndryshe, pas dështimit të liderit të VMRO Nikolla Gruevski që të formojë Qeverinë, presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov doli me qëndrimin sedo t`ia japë mandatin asaj partie politike që do të sigurojë shumicën parlamentare.

Pas kësaj, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka kërkuar materiale të nënshkruara si garanci nga ana e Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë për realizimin e kërkesave të shqiptarëve të inkorporuara në deklaratën e përbashkët të partive politike shqiptare për të deponuar deputetët shqiptarë nënshkrimin e tyre në mbështetje të mandatarit.

Etiketa: Ali AhmetiArtan Grubigjuha shqipeMaqedoniNikolla GruevskiOsman KadiuQeveriaVMROZoran Zaevit

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Prokuroria kërkon 16 vjet burg për bashkëpunëtorin e Frrokut

Prokuroria kërkon 16 vjet burg për bashkëpunëtorin e Frrokut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Protesta e PD-së përpara Kryeministrisë, disa të shoqëruar në komisariat –

Protesta e PD-së përpara Kryeministrisë, disa të shoqëruar në komisariat –

21:39 | 22/12/2025
Numërimi mbrapsht ka filluar –

Numërimi mbrapsht ka filluar –

21:31 | 22/12/2025
Pas largimit të Berishës, Lapaj zhvendoset te Kryeministria: Rama nuk largohet me ‘turizëm protestash’

Pas largimit të Berishës, Lapaj zhvendoset te Kryeministria: Rama nuk largohet me ‘turizëm protestash’

20:41 | 22/12/2025
Çdokush është i mirëpritur, kjo betejë s’do të ndalet –

Çdokush është i mirëpritur, kjo betejë s’do të ndalet –

20:31 | 22/12/2025
Ja tre zyrat që do jenë në fokusin e popullit protestues –

Ja tre zyrat që do jenë në fokusin e popullit protestues –

20:17 | 22/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Protesta e PD-së përpara Kryeministrisë, disa të shoqëruar në komisariat –
  • Numërimi mbrapsht ka filluar –
  • Pas largimit të Berishës, Lapaj zhvendoset te Kryeministria: Rama nuk largohet me ‘turizëm protestash’
  • Çdokush është i mirëpritur, kjo betejë s’do të ndalet –
  • Ja tre zyrat që do jenë në fokusin e popullit protestues –
  • Me Berishën, divergjencë mendimi, takimet e mia masive me demokratët janë për të “zgjuar” PD-në –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Protesta e PD-së përpara Kryeministrisë, disa të shoqëruar në komisariat –
  • Numërimi mbrapsht ka filluar –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com