Balla: PD-ja po kërkon votimin elektronik si alibinë e radhës për humbjen e zgjedhjeve.
Seanca e sotme parlamentare ka nisur me debate mes maxhorancës dhe opozitët për shkak të akuzave të bëra pak ditë më parë nga ish Minitri i Drejtësisë Ylli Manjani.
Duke iu referuar pikërsht këtyre deklaratave deputeti i PD-së Ored Bylykbashi tha që “… qeveria duhet të kishte dhënë dorëheqjen ose të ishte në hetim. Kanabizim i vendit, shkelje e Kushtetutës, prokurorë e gjyqtarë që ndiqen nga policia në kundërshtim me ligjin, tendera korruptivë qindra milionë euro që miratohen në mbledhje që nuk ekzistojnë, përdorimi i policisë për të vjedhur zgjedhjet dhe për shantazhe politike. Akuza si këto do të kishin çuar menjëherë në dorëheqjen e qeverisë në një vend normal”.
Ndërsa duke folur për kërkësën e PD-së për votimin dhe numërimin elektronik Bylykbashi tha që “… Nëse votimi elektronik nuk bëhet, do të thotë që e gjithë platforma juaj për manipulimin e zgjedhjeve do të zbatohet pikë për pikë”.
Më tej ai tha se për sa kohë që qeveria nuk pranon votimin elektronik, më 18 shkurt shqiptarët do të protestojnë.
Një përgjigje për deklaratat e Bylykbashit edhri nga deputeti socialist Taulant Balla i cili tha që “… PD-ja po kërkon votim elektronik si alibinë e radhës për humbjen e zgjedhjeve. Një parti që nuk bën asnjë përgatitje për të hyrë në fushatë zgjedhore e nuk ka gati strukturën minimale të saj, sigurisht që mundohet që gjoja me protesta të bllokojë reformën zgjedhore”.
Më tej ai shtoi që “ … PD e përdor foltoren e Kuvendit për të mbledhur disa njerëz për protesta. Qeveria është në punë dhe kërcënimet e juaja nuk trembin njeri. Qeveria vazhdon të çojë përpara reformat”.