“Komisioni Hetimor për Çështjen Çame është krejt i ndarë dhe nuk ka asnjë lidhje me komisionin për reformën zgjedhore, ndaj secili nga proceset mund të vazhdojë punën e tij.”
Kështu është shprehur deputetja e PDIU-së Mesila Doda, kur është pyetur se ndoshta ka çështje të tjera më urgjente se Çështja Çame, tani që Kuvendi është në muajt e fundit të punës së tij.
Në një intervistë për Ora News, Doda ka theksuar se Kosova është Shqipëri dhe duhet bashkim i vërtetë mes vendeve.
Ndërsa për sa i përket hapjes së dosjeve, Doda tha se Kutia e Pandorës duhet hapur, krimi nuk amnistohet.
Mesila Doda ka komentuar gjithashtu koalicionin e qeverisë duke thënë që kjo është një përplasje brenda llojit, ndërsa zgjidhja është në dorë të dy partive, PS-së dhe LSI-së. Palët në koalicioni qeverisës duhet të tregohen të sinqerta dhe duhet të japin mesazhe të qarta.