Basha: PPE thirrje për zgjedhje të lira e të ndershme
Kryedemokrati Lulzimi Basha bën me dije se Partia Popullore Europiane miratoi një rezolutë për Shqipërinë, e cila bën thirrje për zgjedhje të lira e të ndershme dhe dënon shit-blerjen e votës.
I pranishëm në punimet e Asamblesë Politike të Partisë Popullore Europiane që po zhvillohen në Bruksel, Basha njoftoi me anë të një statusi në Facebook se rezoluta bën gjithashtu thirrje për aprovimin me konsensus të reformës zgjedhore, për zbatimin e ligjit për dekriminalizmin e politikës, si dhe kërkon masa urgjente kundër kultivimit dhe trafikimit të drogës,
Më tej në mbyllje të postimin të tij Basha ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e PPE-së ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve.