Një grabitje me armë zjarri mëngjesin e sotëm ka përfunduar me dy persona të plagosur, efektivin e policisë Nikolin Gjergji dhe autorin e grabitjes 20 vjeçarin Aldi Lleshaj.
Aldi Lleshaj grabiti një makinë të tipit ‘Porsche Cayenne’ me targa AA 870 II, rreth orës 09:20 në autostradë afër Kryqëzimit të Arbërisë, ndërsa policia ka qenë vetëm 300 metra larg vendit të grabitjes në postobllok.
Autori kur ka parë makinën e policisë dhe ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre duke u larguar dhe për pasojë ka mbetur i plagosur në kokë punonjësi i policisë.
Efektivi Nikolin Gjergji është plagosur në sy dhe po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Menjëhërë pas largimit të autorit të grabitjes në ndjekje të tij janë vënë forcat RENEA, FNSH dhe një helikopter nga Tirana duke e rrethuar agresorin Aldi Lleshaj në Fushë-Gjormë.
Autori u ka bërë rëzistencë policëve, duke qëllur në drejtim të tyre dhe më pas forcat blu i janë përgjigjur duke e neutralizuar dhe plagosur 20 vjeçarin.
Aktualisht ai ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë.