Kryeministrja e Polonisë, Beata Shyzdlo u shpreh se Polonia mbështet Shqipërinë në aspiratën e saj për t’u anëtarësuar në BE.
Në një konfercë për shtyp me Kreun e Qeverisë Edi Rama në godinën e Kryeministrisë, Kryeministrja e Polonisë tha se anëtarësimi i Shqipërisë në BE është i rëndësishme për sigurinë dhe stabilitetin në Europë.
Gjithashtu Beata Shyzdlo përgëzon Shqipërinë për reformat e ndërmara, vijon Shyzdlo, dhe shpresoj që të përshpejtohet procesi i hapjes së negociatave.
Beata Shyzdlo: “E përgëzoj Shqipërinë për reformat dhe besoj se Komisioni Europian i ka vlerësuar gjithashtu. Shpresoj që të përshpejtohet procesi i hapjes së negociatave. Polonia e ka mbështetur gjithmonë Shqipërinë në aspiratën e saj për t’u anëtarësuar në BE, pasi është e rëndësishme për sigurinë dhe stabilitetin në Europë. Jemi të gatshëm të ndajmë eksperiencat tona të periudhës para-anëtarësimit”.
Ndërsa Kryeministri Rama u shpre se “biseduam me homologen polake për progres-raportin pozitiv të KE-së”. Ne do të vazhdojmë, vijon Rama, të bëjmë progres në 5 prioritetet e kërkuara.