Të dashur fqinjë grekë! Mos i kërcisni dhëmbët se në Shqipëri ju thyhen… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Të dashur fqinjë grekë! Mos i kërcisni dhëmbët se në Shqipëri ju thyhen…

12:30 | 03/12/2016
në Opinion
0

 

Nga Marin Mema

Një Eurodeputete greke nga Qipro erdhi në Tiranë në emër të PBDNJ-së ( e cila në letër duhet të jetë një parti që bashkon , mbron, pa paragjykim të drejtat e njeriut) e tha se tashme na qenka momenti te mbrohen të drejtat e Vorio Epirit, për të mos përfunduar në një tragjedi siç ka ndodhur sipas saj me helenizmin qipriot. Nga krahu tjetër ministri i mbrojtjes grek kërcëllit dhëmbët nga kufiri përballë një tjetër vendi anëtar të NATO-s siç është Shqipëria….

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Ore të dashur fqinjë a ju ndodh ndonjëherë në jetë të lini mënjanë ekstremizmin e të jeni qytetarë të thjeshtë?

Të mendoni se nuk është e drejtë që mijëra njerëz , popullsi civile të masakrohen, të vriten, tu hapet barku, të dhunohen gra e fëmije ? A ju ndodh të mendoni se ata femijë kishin nëna e baballarë? Se ata fëmijë kishin prindër, gjyshër?  A ju ndodh të mendoni se njeriu nuk është një copë guri që mund ta rrahësh me çekiç e ta gjysmosh e të mos ndjejë dhimbje ??? A mundet njëherë të vetme të jeni njerëz të thjeshtë përtej politikës e të kujtoni mijëra njerëz të vdekur rrugëve sepse nuk ju la zgjidhje tjetër ? Po fëmijët që nuk mundën të shikojnë varrin e prindërve a i mendoni ? A ju duket e drejtë kjo si qytetarë, si nëna e baballarë, si njerëz të thjeshtë ?

Ju vini në Shqipëri hyni e dilni e mendoni se ne do të fleme ? Do të vazhdojmë të pranojmë?  Do të ulim kokën e do të krrusim shpatullat pa klithur ? Jo, pra jo !! Nuk ka më histori të tillë. Ne kemi të drejtën e zotit të klithim, të flasim, të tregojmë, të ulurasim, sepse ata mijëra njerëz sot nuk kanë as një varr të prehen.

Ju flisni për të drejta të njeriut me Vangjel Ziun (shtatë standartesh në krye), por nuk thoni kurrë sesi mundet të keni frike nga një gazetar, që mund të mos jetë Marin Mema, por do të jetë kushdotjetër që kërkon të tregojë të vërtetat.

Ju flisni për të drejta njeriu, por një shkollë për shqiptarët në Filat, Margëlliç, Gumenicë, Paramithi, Preveze, Parge, Arte, Negovan, Konicë, Bellkamen, Plikat etj nuk e hapni. Bile ju as nuk i lejoni të ndihen shqiptarë sikurse janë nga rrënjët. Ju nuk lejoni një kamera e jo më një shkolle. Ju flsni për të drejtat e njeriut, por kurrë nuk pranoni një varrezë për çamët e masakruar, se përtej mendësive dhe justifikimeve tuaja, nuk besoj së femijët në bark të nënës, ishin bashkëpuntore me nazistët.

E pra ne nuk kemi frikë nga e vërteta, aspak, e aq më pak nga një ekstremist që fle gërxheve me ushtritë si për të treguar se jeni të fuqishëm. Nuk kemi frikë se jemi me të drejtën e të vërtetën, nuk kemi frikë sepse ne kurrë s’kemi patur frikë nga ekstremistët që qarraviten sikur tu kenë çjerrë fytyrën e tu kenë vjedhur buzkuqin.

Nuk dua aspak t’i futem çështjes së pronësisë e përplasjeve në Himare edhe pse familjes sime dikur pronat në Libohovë e Gjirokastër na i mori me para nën dorë në gjykata një biznesmen i madh e i njohur grek që në fillim vitet 1990 kishte para të madhe ndryshe nga fisi ynë. E pra ne kishim të drejtë të nginim gjithçka në këmbë sepse na morën të drejtën, por ne shqiptarët shpesh herë kemi qënë të tillë, të urtë, të përmbajtur, duke pranuar edhe vendime të tilla. Ne nuk gërthitëm se po na cënonin të drejtat, as se po na grabisnin, por pranuam korrupsionin e imponuar nga greku para-madh.

Në këtë rast nuk dua të futem në debatet e Himarës, edhe pse besoj se nuk është ndryshe Himara nga Tropoja, Kukësi, Durrësi, Tirana, Vlora apo tjetërkund. E në rradhë të parë ç’punë ka një eurodeputete qipriote që boll probleme ka në ishullin e saj, të merret me problemet shqiptare ? E kështu gjithëlloj figurash edhe nga ata që dikur mbronin pronat e shqiptareve himariote , por që sot për një post deputeti kanë shitur edhe breçkat bashkë me rrënjet ???

Të dashur fqinjë kohët e presioneve kanë shkuar, kohët e ekstremizmave po ashtu, e bashkë me to edhe kohët kur kërcëllitjet e dhëmbëve na shtangnin….

Nëse doni, Shqipëria këtu është, ka burra, ka djem, ka gra, ka fëmijë, ka shqiptarë, ju siguroj shumë me europianë sesa ju që dinë të duan e mbrojnë këtë vend. E pra ne do të kërkojmë çdo të drejtë tonën. Nuk ju pëlqen ???? Ky është problemi juaj. Mund t’ju them veç kaq; hapni sytë, ngrini ura të vërteta bashkëpunimi, pranoni të bashkëjetoni si europianë, të ecni bashkë me ne në Ballkanin e trazuar, e mos kërcellisni fort dhëmbet se rrezikoni në këtë vend t’ju thyhen. E në nuk jemi dentiste.

Etiketa: CameriaÇeshtja çameEurodeputetja qiprioteFilatiHimaraMarin MemaParamithiaPBDNJQiproVangjel DuleVorio Epiri

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Morali i lapërdhisë

Eurodeputetja qipriote shpalli luftën e re në Ballkan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com