Rama: Nuk e qepim gojën para Greqisë! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama: Nuk e qepim gojën para Greqisë!

16:43 | 02/12/2016
në Uncategorized
0

Si mund të heshtim kur njerëz të moshuar, 80 vjeç nuk hyjnë dot në Greqi thjesht dhe vetëm sepse kanë lindur në atë vend që është Çamëria dhe nuk hyn dot si vizitor, por kthehen mbrapsht që në kufi. Ajo zonja që më takoi mua 80 e kusur vjeç e që qante se ëndërronte që të shkonte edhe njëherë në fshatin nga ku është shkulur me dhunë dhe ku ka lënë kockat e të gjithë familjarëve të vet, është shqiptare, është një zonjë e vjetër që mund të ndahet nga jeta me këtë peng të madh

Kështu është shprehur Kryeministri Edi Rama  i ftuar mbrëmë në emisionin “Top-Story” të gazetarit Sokol Balla.

Ndërsa kur u pyet  nga gazetari Balla lidhur me votën që duhet që të marrë Shqipëria nga vendi fqinj Greqia për hapjen e negociatave me BE Kryeministri u përgjigj se Greqia është një vend që historikisht në procesin e integrimit ka qenë pjesë e grupit më të avancuar dhe ka mbështetur gjithnjë këtë proces.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Gjithashtu Rama është shprehur se situata me vendin fqinj është tensionuar artificialisht së fundmi për shkak të një mungesë gatishmërie nga ana e miqve tanë grekë për të mirëkuptuar  çështjen çame.

 Intervista:

Sokol Balla: Këta vende mund të jenë lokomotivat, por mos harrojmë që në BE çdo votë është e njëjtë. Pra edhe Greqia ka të njëjtën votë. Ku e fusni Greqinë? Tek vendet që do të mbështesin këtë proces?

Kryeministri Rama: Greqia është një vend që historikisht në procesin e integrimit ka qenë pjesë e grupit më të avancuar dhe ka mbështetur gjithnjë këtë proces. Uroj që situata, në kendvështrimin tim, artificialisht e tensionuar së fundmi për shkak të një mungesë gatishmërie nga ana e miqve tanë grekë për të mirëkuptuar çfarë ne kemi parasysh kur flasim për çështjen çame, të mos ndikojë në këtë proces.

Sokol Balla: Artificialisht e ndjeni veten pak përgjegjës?

Kryeministri Rama: Përgjegjës që them të vërtetat e thjeshta të shqiptarëve s’kam sesi ta ndjej dhe përgjegjësia ime kryesore, siç e kuptoj unë detyrën time është kjo; të vërtetat e thjeshta të shqiptarëve, dinjiteti i këtij vendi dhe i njerëzve të këtij vendi nuk negociohet për asnjë arsye dhe në asnjë lloj konjukture. Nuk mund të bëjmë sikur s’kuptojmë apo ta qepim gojën sepse taktikisht mund të na kthehet në pasojë.

Sokol Balla: E thënë më troç ju jeni sot më tepër partizan i idesë që t’i mëshoni i disa të vërtetave që janë edhe me koston që Greqia mund të në bllokojë, qoftë edhe përkohësisht këtë proces? Të paktën zoti Kotzia këto 2-3 ditët e fundit e ka lënë të kuptohet kjo.

Kryeministri Rama: Nuk dua të besoj që fqinjët tanë mund të bien kaq poshtë sa të shfrytëzojnë pozicionin e tyre në BE për të penguar ecurinë e natyrshme të Shqipërisë në këtë proces sepse ndër të tjera nuk është as në interesin e tyre.

Sokol Balla: Në ç’kuptim?

Kryeministri Rama: Nuk ka asnjë interes strategjik Greqia që të hapë një avaz të kësaj natyre me Shqipërinë.

 Sokol Balla: Ato probleme që ju keni ngritur janë të gjithë probleme që qëndrojnë dhe janë probleme që duhet të marrin një zgjidhje. Duke qenë se jeni Kryeministër i vendit dhe keni edhe përgjegjësi të tjera, mos duhet të kishit gjetur një zgjidhje më të përshtatshme për situatën?

Kryeministri Rama: Fatkeqësisht tingëllojnë ndoshta si shurdhuese në veshët e fqinjëve tanë për shkak se është heshtur për një kohë të gjatë për këto çështje, ky nuk është problemi im dhe as problemi ynë. Si mund të heshtim kur një gazetar i Top Channel (Marin Mema) është shpallur person non grata në Greqi që është një vend i BE-së dhe prej katër vjetësh nuk kalon dot kufirin e atij vendi për arsyen se ka bërë një reportazh nga zona ku dikur banonin shqiptarët e Çamërisë. Në çfarë manuali të lirive dhe të drejtave që janë në bazë të të qënit të familjes europiane mund të gjendet një klauzolë që justifikon një gjë të tillë? Si mund të heshtim kur njerëz të moshuar, 80 vjeç nuk hyjnë dot në Greqi thjesht dhe vetëm sepse kanë lindur në atë vend që është Çamëria dhe nuk hyn dot si vizitor, por kthehen mbrapsht që në kufi. Këto janë gjëra të thjeshta, por janë bërë shumë të rënda sepse janë të vërteta të thjeshta të mohuara, ndaj them që ngritja e tensionit është artificiale pasi nuk ka një bazë. Shqipëria nuk ka pretendime territoriale ndaj Greqisë. Shqipëria nuk ka një projekt ndryshimi kufijsh apo zgjerimi të vetvetes në territoret fqinjëve. Shqipëria kërkon një fqinjësi të mirë dhe një partneritet strategjik me Greqinë. Shqipëria i është mirënjohëse popullit grek për gjithçka ka bërë që qindra-mijrë shqiptarë që dolën nga ferri i diktaturës të integrohen në atë vend. Nëse na thuhet që çështja çame nuk ekziston, ky është një pozicion, që ne jo vetëm nuk mund ta pranojmë, por rruga për ta trajtuar këtë çështje nuk është ngritja artificiale e tensioneve, as refuzimi për të folur për këtë çështje dhe as shtyrja e mëtejshme e kësaj çështje apo çështje të tjera që janë të së shkuarës e na dalin përpara duke na penguar për një marrëdhënie vëllazërore.

Sokol Balla: Po t’u rikthehesh këtyre deklaratave dhe kundërdeklaratave duhet thënë që origjina ka qenë në Tiranë, reagimi ka ardhur nga Athina. Çështja çame, ligji i luftës, deri tek çështja e Marin memës janë çështje që mund të diskutohen, por të ngresh çështjen e Akropolit dhe shpëtimtarit të tij shqiptar….

Kryeministri Rama: Unë nuk kam ngritur asnjë çështje për Akropolin. Unë kam folur për një fakt historik dhe as nuk e kam imagjinuar që do të kishte një reagim aq absurd. Kjo nuk do të thotë që unë kam pretenduar që Akropoli është shqiptar apo që Athina është shqiptare. Këto janë arsye për të patur më shumë respekt për Shqipërinë dhe shqiptarët, që në historinë e tyre nuk kanë të shënuar asnjë akt agresioni ndaj të tjerëve, por akte pafund bashkëpunimi me të tjerët.

Sokol Balla: Ju thatë që shumë vende kanë zgjedhje vitin tjetër, ka edhe Shqipëria dhe shumë veta e shohin rritjen e kësaj retorike nacionaliste nga ana juaj e lidhur me zgjedhjet?

Kryeministri Rama: Unë nuk kam qenë, s’jam dhe nuk mund të jem nacionalist. Unë jam patriot dhe përsa kohë kam nderin që të jem ulur në krye të qeverisë e kam detyrim të bëj  këtë që bëj dhe ju kujtoj që në programin e PS, përpara se të fitonim zgjedhjet është e shkruar çështja çame. Pra, nuk ka lidhje me zgjedhjet e ardhshme. Është një angazhim i marrë kohë më parë dhe nuk ka lidhje me zgjedhjet e ardhshme. Gegët dhe toskët e Shqipërisë nuk kanë asnjë problem me Greqinë dhe kufirin që na ndan, çamët kanë një problem sepse pengohen në kufi dhe kjo është diçka e pakuptueshme.

Sokol Balla: Ne e kemi në Kushtetutë që shteti amë kujdeset për shqiptarët dhe problemet e tyre jashtë kufijve…

Kryeministri Rama: S’është çështje jashtë kufijve kjo. Është çështje brenda kufijve. Është çështje shqiptare, shqiptarësh. Ajo zonja që më takoi mua 80 e kusur vjeç e që qante se ëndërronte që të shkonte edhe njëherë në fshatin nga ku është shkulur me dhunë dhe ku ka lënë kockat e të gjithë familjarëve të vet, është shqiptare, është një zonjë e vjetër që mund të ndahet nga jeta me këtë peng të madh.

Etiketa: BECameriaedi ramaGreqiahapja e negociataveSokol BallaTop Story

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Pemët priten, premtimet rriten

Pemët priten, premtimet rriten

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com