Trampi dhe Greqia, si shpresë e vetme! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trampi dhe Greqia, si shpresë e vetme!

10:27 | 14/11/2016
në Opinion
0

Nga Mero Baze

Opozita shqiptare po krijon idenë se suksesi i saj më i afërt, varet nga politika ndërkombëtare dhe jo nga ajo kombëtare. Ajo po investohet në dy faktorë fallco, tek të cilët shpreson të mbështesë strategjinë fituese. E para, në nxitjen e armiqësisë së Greqisë ndaj Shqipërisë, duke dalë në anën e Greqisë, kundër interesit kombëtar, për shkak të nevojës për një aleancë të gjerë negociuar nga Greqia dhe së dyti, për të krijuar idenë se fitorja e Trampit, do t’i sjellë ata në pushtet.

Përpjekjet e Sali Berishës për të qenë një aleat politik i Athinës zyrtare, kundër shtetit shqiptar, duket se lidhen me zhvillimet politike të PDIU, dhe djegien e shansit për të rrëzuar qeverinë “Rama” në shtator.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Në gushtin e këtij viti, kur po bëheshin përpjekje për një shumicë të re të opozitës në Kuvend, për një qeveri të re, Partia e komunitetit çam, PDIU, u bë faktor vendimtar për t’i prerë shpresat Berishës. Rreshtimi i tyre më tej në zgjedhjet e Dibrës si një faktor lokal, pro qeverisë, duket se vulosi një lloj urrejtjeje politike ndaj tyre.

Duke parë se një nga shkaqet reale që kanë çuar në një farë nervozizmi të qeverisë greke ndaj asaj shqiptare, është realisht përfshirja e çamëve në qeverisje në nivele të dyta dhe koalicioni i tyre me Ramën, Berisha ka vendosur t’i hedhë benzinë zjarrit, pikërisht këtu.

Ai ka 7 vite që e ka nënshkruar Paktin Detar me Greqinë për kufijtë detarë dhe që ua ka falur atë sipërfaqe, por nuk e ka mbrojtur kurrë publikisht. Përfshirja e tij e hapur në një betejë pro Greqisë, lidhet pikërisht me shpresën se fuqizimi i një aleance me Greqinë para zgjedhjeve, duke u kujtuar atyre ”nderin” që u ka bërë, mund të rrëzojë Edi Ramën nga pushteti.

Në mënyrën se si ka folur Berisha pro Greqisë, për kufijtë detarë, nuk ka folur, as Vangjel Dulja, por as ndonjë kryeministër grek. Dhe ata janë treguar të kujdesshëm dhe kanë folur për referenca të ligjit ndërkombëtar, ndërsa Berisha ka folur me vendosmërinë e njeriut që do t’u shërbejë atyre në këtë çështje.

Duke i hedhur benzinë zjarrit, pikërisht tek “Çështja Çame”, dhe përfshirja e tyre në qeveri me Ramën, Berisha shpreson se do të forcojë një aleancë të gjerë të faktorëve politikë të ndarë në raport me këtë çështje. Ai shpreson se Athina do të negociojë me këtë rast koalicionin PD, LSI, PBDNJ, si koalicion i miqësisë së mirë me Greqinë dhe do të rrisë shanset të përballet me Ramën dhe aleatët e tij.

Njësoj dhe me rastin e Tramp. Berisha shpreson se Edi Rama mund të rrëzohet vetëm nga faktorë ndërkombëtarë dhe jo nga brenda. Ai shpreson shumë se Presidenti i ri i SHBA, i cili është përballur këto ditë, me një stuhi sulmesh nga NATO dhe Bashkimi Europian, për shkak të qëndrimeve të tij, do të ndihmojë Berishën të rikthehet në pushtet.

Më kujtohet viti 2000 kur fitoi Xhorxh Bushi, dhe Berishës i mundësoi një ftesë për inagurim ish-kongresmeni Dioguardi. Berisha u nis për Uashington, njësoj si tani, duke përhapur legjendën se sa të shkojë në SHBA, do ta takojë Xhorxh Bushin, (plakun) dhe ai do t’i flasë djalit për hallin e Berishës. Një mentalitet tërësisht provincial për mënyrën, se si ndikon politika amerikane në një vend. Ilir Meta, në atë kohë Kryeministër, që i mori seriozisht thashethemet e Berishës, për t’i zhvlerësuar ato, dërgoi me urgjencë Ndre Legisin si përfaqësues të qeverisë në inagurim.

Në fakt, Berisha kishte qenë në një cep të bulevardit, ku bëhej inagurimi dhe një një temperaturë minus 17 gradë, nuk kishte rezistuar shumë  Kur u kthye, rezultoi se nuk kishte takuar dhe as folur dot, as me Bushin e ri, e as me të vjetrin. Por, i kishte dërguar një letër Bushit vjetër, i cili ju përgjigj pas disa muajsh për kortezi dhe i tha se ishte i mërzitur që shtypi i kishte sharë Jebin, djalin e vogël sikur manipuloi votat në Florida për vëllain. Kaq ishte i gjithë halli i babait për djemtë e tij. Berisha humbi përsëri.

Në vitin 2001, demokratët besonin se aleanca e tre “B”-ve, Berisha, Berluskoni, Bushi do t’i sillte në pushtet. Në fakt Bushi priti Ilir Metën në Uashington dhe Berluskoni thuajse ra në dashuri me Fatos Nanon.

Tani nuk e di si do përfundojë telenovela Basha-Tramp, por e sigurt është që Tramp, nuk bëhet dot një “trap lundrues” për Bashën drejt pushtetit. Ose siç u thotë Daçiçi serbëve, atyre që janë gëzuar sa Berisha për fitoren e tij, “mos fluturoni me presh në b…” nga fitorja eTrampit.

/gazetatema.net/

Etiketa: Çeshtja çamee vetmementalitetMero BazePakti Detarprovincialshpresethashetheme

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Grupimi “Bicycle Durrës” oganizon pedalim në formë proteste për më shumë korsi biçikletash

Grupimi “Bicycle Durrës” oganizon pedalim në formë proteste për më shumë korsi biçikletash

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com