Dikur grekët e morën inat për logon që ishte stampuar në një bluze, të cilën e kishte veshur vetëm për të shkrepur një foto. Të gjithë i mbajnë mend peripecitë që kaloi Ergys Kaçe, kur luante për PAOK të Selanikut dhe foton e famshme me fanelën ku shkruhej UÇK. Futbollisti korçar vuajti aq shumë, duke u përjashtuar fillimisht nga skuadra, megjithëse betohej se nuk e kishte idenë se çfarë përfaqësonte ekzakt ajo logo. Kaçe, në atë kohë nuk ishte as 20 vjeç dhe që fëmi kishte jetur vetëm në Greqi.
Sot Ergysi po vuan përsëri, këtë rradhë nga tanët. De Biazi nuk e fali reagimin e futbollistit, i cili ishte shprehur kundër qëndrimit jashtë vëmendjes së trajnerit. Por edhe intervista e detyruar ekskluzive për faqen zyrtare të FSHF-së, ku përgënjeshtroi vetveten, nuk e rehabilitoi. Pra dikur për faj të grekëve, tani për faj të shqiptarëve… ndërsa Kaçe është e njëjta viktimë.