Budallallëku si përçuesi më i mirë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Budallallëku si përçuesi më i mirë

15:26 | 10/10/2016
në Uncategorized
0

Niveli i përtacisë profesionale që po e prodhojnë “mediat e reja” apo niveli mundësisht sa më i ulët profesional i mediave të afërta me pushtetin e bëjnë budallallëkun përçuesin më të mirë të informatës drejt shtrembërimit të përçudnuar të saj.

Nga Veton Surroi

1.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Të dielën e kaluar dhashë një intervistë në “KOHA Ditore” , në numrin tematik për konsensusin politik në Kosovë, gjegjësisht, mungesën e tij. Tri ditë më pas, në një pjesë të opinionit publik mund të jetë krijuar përshtypja se në atë intervistë kam deklaruar se:

  • UÇK-ja ka qenë një forcë kriminale që ka dashur ta vrasë dr. Rugovën dhe LDK-në;
  • 200 mijë votuesit e PDK-së janë kriminelë.

Natyrisht, asnjërën prej këtyre gjërave nuk i kam thënë në intervistë, por megjithatë tashmë ekziston një numër njerëzish që besojnë thellësisht se është ashtu.

Si është i mundur udhëtimi kaq i shpejtë i informatës drejt shndërrimit në të kundërtën e saj?

Diçka të tillë u përpoq të gjejë, në formën më të thjeshtë empirike, me mikrofon në dorë Jordan Klepper i kanalit “Comedy Central” në mesin e ithtarëve të Donald Trumpit, kandidat republikan për zgjedhjet presidenciale amerikane, i njohur për deklaratat e tij të shpërputhura nga e vërteta.

Njëri prej ithtarëve të Trumpit, deklaroi, pas shfaqjes së pneumonisë tek kandidatja demokrate Hillary Clinton, se ajo kishte AIDS. “Prej nga e mori?”, pyeti gazetari dhe trumpisti u përgjigj se nga sjelljet e bashkëshortit të saj. “E prej nga e mori Bill Clinton, pasoi pyetja? Nga basketbollisti Magic Johnson”.

E prej nga i marrin informatat ithtarët e Trumpit? Disa nga kanali televiziv FOX (diçka si kanalet e afërta me PDK-në, ai publiku dhe ai tjetri). Shumë të tjerë nga “facebook” dhe “twitter”.

2.

Nuk janë të paktë njerëzit ndër ne, nga të cilët mund të dëgjosh se e kanë “lexuar në facebook” apo e kanë “lexuar në internet”. Tridhjetë vjet më herët, të njëjtët do të thoshin se e “kanë dëgjuar në radio” apo TV, pa atribuuar me saktësi se në çfarë radio, në çfarë programi, me fjalët e kujt? Për dallim prej tridhjetë vjetësh më parë, aftësia e shpërndarjes se asaj që “ke lexuar në facebook” është pakrahasimisht më e madhe. Dhe, më e dëmshme.

Në fund të muajit shtator, një ish-gazetare ndërkombëtare e shndërruar në eksperte për media (dhe si e tillë e pranishme gjatë një periudhe në administratën ndërkombëtare në Kosovë) plasoi në “facebook” një lajm për zgjedhjen e një senatoreje nga Filipinet si sekretare e re e përgjithshme e OKB-së. Numri i njerëzve që u gëzuan qe aq i madh, posaçërisht ngase kështu eliminohej nga gara ish-diplomati serb Vuk Jeremiq, saqë lajmi filloi të rishpërndahej nga përdorues të tjerë e pastaj të përkthehet dhe të botohet në së paku dy portale në gjuhën shqipe, në Kosovë.

Shpejt doli se lajmi ishte i rrejshëm, këtë e pranoi edhe vetë plasuesja iniciale e lajmit në rrjetin e saj të miqve në “facebook”. Pranimi i falsitetit, megjithatë, ishte shumë interesant për ta kuptuar udhëtimin e lajmit drejt shtrembërimit. Sipas ish-gazetares, ajo as që dinte se kush ishte politikania filipinase, nuk kishte dëgjuar ndonjëherë për të, nuk kishte as më të voglën kureshtje për të marrë vesh, por u gëzua aq me faktin se po zgjidhej një grua për herë të parë si sekretare e përgjithshme e OKB-së, sa u ngut me të shpejtë ta ndajë këtë gëzim me lajmin.

Nëse thjeshtësohet, reagimi i saj mund të ishte “meqë më pëlqen, lajmi do të jetë i besueshëm”.

3.

Diçka e tillë, një ndërlidhje mes emocionit dhe besueshmërisë, u manifestua disa orë pas botimit të intervistës sime në KOHA Ditore. Njëri portal i cili, ç’është e vërteta nuk u dëshmua me anshmëri partiake, mund të ketë marrë klikime me titullin “Veton Surroi: Hashim Thaçi do të gjykohet nga Gjykata speciale!”.

Këtë nuk e kisha thënë, siç nuk i kisha thënë as shumë gjëra të tjera që ishin vendosur të tekstin e asaj informate.

I reagova botuesit, me një shkrim fillimisht privat e pastaj edhe publik, duke i vënë në pah të pavërtetat e asaj informate.

Nga redaksia mora diçka si një përpjekje tentimfaljeje. Po e risjell (pa korrigjime gjuhësore) për shkak të një detaji që i hyn në punë këtij rrëfimi të udhëtimit të informatës drejt shtrembërimit.

“Gazeta Blic dëshiron të sqaroj se titulli ka dal nga deklarata e Veton Surroi e cituar nga media tjera. Ajo ka qenë në thonjëza, dhe redaksia nuk e ka pa te arsyeshme ta verifikoj. Nëse citati i transmetuar nga ne nuk ka qenë korrekt, Redaksia e Gazeta Blic i kërkon ndjesë Surroit – njejtë sikur edhe për secilën pjesë të transmetuar tek ne për të cilën Surroi konsideron se nuk është cituar drejtë”.

Ajo që del prej reagimit të portalit është se më kanë cituar sipas mediave të tjera, nuk e kanë parë të arsyeshme ta verifikojnë dhe në fund, edhe pas reagimit tim, në vend të verifikimit se si janë shtrembëruar fjalët e mia, më kërkojnë ndjesë për çdo gjë që “Surroi konsideron se nuk është cituar drejtë”.

Do të thotë, lajmi ka qenë atraktiv për t’u ripërcjellë, sikur te filipinasja e zgjedhur sekretare e OKB-së, dhe meqë u ka pëlqyer, duhet të jetë i vërtetë.

Besoj se do të ketë pasur më shumë pakujdesi se keqdashje. Keqdashjen do t’ia lija një portali tjetër, me standarde shumë më të ulëta gazetarie dhe të cilin e konsideroj të afërt me PDK-në.

Atë të diel, të botimit të intervistës sime, ky portal e ka lexuar kështu:

”Surroi: Lufta e UÇK’së ishte kriminale, Thaçi do të përfundojë në Tribunal Special”.

Në artikull, natyrisht, nuk ka kund një citat që do të vërtetojë thëniet që më atribuohen.

4.

A mund të shkojë më poshtë se kaq?

Po. Një drejtues televiziv i kanalit të afërt me pushtetin (PDK) organizoi të martën mbrëma debat lidhur me intervistën time. Në çdo storje polemike, pra edhe televizive, do të duhej të shpjegohej teksti fillestar, me të cilin polemizohej. Por, në vend të shpjegimit se çka, në pika të shkurta, përmban intervista ime, u dha kjo hyrje e drejtuesit (e cituar fjalë për fjalë):

“Shikues të Klan Kosovës, një temë e cila ka zgjuar debat, pak a shumë, pas një interviste në KOHA Ditore të pronarit ose ish-pronarit, nuk e di statusin tamam tash, të KOHA Ditore, zgjuan shumë debate, mëri të akterëve të luftës. Realisht janë teza të cilat nuk do t’i trajtojmë sot, por disa prej tyre duhet anashkaluar edhe për mungesë respekti, realisht të asaj që është thënë, por duhet folur për disa. për të cilat vet’ panelistët e kërkuan për ta trajtuar si temë edhe për faktin se tezat ishin brutalisht radikale dhe po themi ndoshta të bazuara nuk di në çfarë. Mund të teoretizojmë dhe të themi dëshira se çfarë ka ndodhur, por nuk e di sa janë të vërteta ato për apo fakte për t’i diskutuar. Mund të flasim në nivel të hidhërimit apo mund të flasim në nivel të po themi pakënaqësisë momentale, se mund të jetë edhe ndryshe”.

Reagimi im i parë ishte habia, se si ende mund të ketë paraqitje të këtilla, që i afrohen nivelit prej imbecili, në televizion. Fjalitë “Mund të teoretizojmë dhe të themi dëshira se çfarë ka ndodhur, por nuk e di sa janë të vërteta ato për apo fakte për t’i diskutuar. Mund të flasim në nivel të hidhërimit apo mund të flasim në nivel të po themi pakënaqësisë momental, se mund të jetë edhe ndryshe” do të tingëllonin disi në teatrin e absurdit, por gjithsesi jo në një emision debatues informativ. Aq më pak për të shpjeguar çështjen bazike: çka është ajo, çka thashë në intervistë në KD.

Por, meqë nuk qe teatër, drejtuesi vazhdoi rrëshqitjen e mëtejme për në banalitet. Ai tha, disa herë se Veton Surroi ka deklaruar se “UÇK-ja ka luftuar kundër dy taborreve, LDK-së së Rugovës dhe Serbisë”. Me fjalët e tij: “Siç kupton nga intervista është brutalisht e qartë, UÇK-ja ka luftuar kundër LDK-së dhe Serbisë, i ka pasur dy armiq”.

Por a kam thënë ashtu? Jo.

A ka qenë thjesht e verifikueshme çka kam thënë? Po. Ja fjalët e mia:

“Para nisjes në Rambouillet kishim një situatë jashtëzakonisht të vështirë politike. Animoziteti i disa prej drejtuesve të UÇK-së ndaj Rugovës dhe LDK-së ishte shumë i madh; disa prej tyre konsideronin se kishin marrë armët sa kundër Serbisë, aq edhe kundër Rugovës”.

Në asnjë vend nuk përgjithësohet UÇK-ja. Në asnjë vend nuk flitet për operacione luftarake të UÇK-së kundër LDK-së. Flitet për disa drejtues “që konsideronin se i kishin marrë armët”, një numër që për nga logjika fillon nga dyshi. Dhe nuk flitet për ushtarë, as 1 as 5 as një mijë as njëzetepesë mijë. Flitet për disa drejtues. Kaq.

Por, kjo nuk mjafton. Gjatë tërë emisionit njëra prej akuzave që më vishet është përgjithësimi. Se e kam përgjithësuar UÇK-në, 25 mijë ushtarët e saj, se po e përgjithësoj PDK-në. Dhe kështu drejtuesi, thekson vendosmërisht se e ka lexuar intervistën time dhe se në të unë them: “220 mijë votuesit e PDK-së e votojnë krimin”.

Natyrisht, në vend të përgjithësimit, ka mundur të më citojë drejt, dhe po ta kishte bërë do të dilte kjo fjali.

“Në një shoqëri demokratike, një parti që ka një numër kaq të madh të dënuarish për krime – deputetë, kryetarë komunash, drejtues institucionesh – do të thotë se ka krimin si pjesë të rëndësishme të ‘ethosit’ të vet dhe do ta kishte të vështirë të mbante besimin, qoftë të zgjedhësve apo të partnerëve të koalicionit. Por, kjo gjendje teorike ende mbetet për t’u parë te rasti i PDK-së. Janë së paku 200 mijë njerëz që deri më tani kanë pranuar me votën e tyre se krimi është një veprim i pranueshëm në jetën politike”.

Ta masim këtë fjali me konstatime të thjeshta empirike. Kryetari i Komunës së Kaçanikut, anëtar i spikatur i PDK-së, Xhabir Zharku, u dënua me tre vjet burg për veprime të dhunshme. Pas një periudhe të gjatë shtyrjeje për të shkuar në burg, Xhabir Zharku iku nga vendi, ndërkohë që kryeministër i këtij vendi ishte kryetari i PDK-së, ministri i Brendshëm dhe ai i Drejtësisë, anëtarë të udhëheqjes së PDK-së. Qeveria e PDK-së dhe vetë Partia Demokratike e Kosovës nuk e konsiderojnë Xhabir Zharkun shkelës të ligjit. Siç nuk e konsiderojnë Sami Lushtakun.

Ai mund të jetë i dënuar me burg, dhe në terminologjinë juridike, shkelës i ligjit, kriminel. Por për Partinë Demokratike të Kosovës ai është kryetar i Komunës së Skenderajt. Lista e zyrtarëve që janë në proces gjyqësor, të dënuar apo nën hetime është edhe më e gjatë. Por, asnjëri prej këtyre fakteve nuk e ka penguar votuesin e Partisë Demokratike të Kosovës të japë votën për të. E, kjo votë, nënkupton, siç thashë, “se krimi është një veprim i pranueshëm në jetën politike”. Dhe ky është një problem shumë më i madh shoqëror.

Donald Trump është racist, mashtrues, është kundër barazisë së grave dhe i varfër skajshmërisht në intelekt. Për të do të votojnë miliona amerikanë. Kjo s’do të thotë domosdoshmërisht se votuesit e tij janë racistë, mashtrues dhe të cekët. Por me votat e tyre do të thonë se e pranojnë racizmin, mashtrimin, pabarazinë e grave dhe cektësinë intelektuale si pjesë të politikës.

5.

Fjala “dezinformatë” ka hyrë në fjalorin e anglishtes (dhe të shumicës së gjuhëve perëndimore) në vitet tetëdhjetë. Qe produkt sovjetik. KGB-ja gjatë Luftës së Ftohtë kishte formuar njësitin që do të duhej të prodhonte informata të rrejshme a mashtruese, të cilat të përbashkuara me të vërtetat do të jepnin drejtime të gabuara vëmendjes së elitave apo të masave. Një prej operacioneve më të suksesshme, do të tregonte ish-udhëheqësi i KGB-së, Jevgenij Primakov, ishte ai INFEKTION, me të cilin njësiti sovjetik do të krijonte bindjen brenda publikut amerikan se virusin e AIDS-it e kishte prodhuar Qeveria amerikane në eksperimente me armë biologjike. Mbi dhjetë për qind e popullatës amerikane ende beson në gjë të tillë, me gjithë standardet (e dikurshme) e larta editoriale në SHBA.

KGB-ja do të ndihej e lehtësuar sot në Kosovë. Nuk ka nevojë për shërbim dezinformativ. Niveli i përtacisë profesionale që po e prodhojnë “mediat e reja” apo niveli mundësisht sa më i ulët profesional i medieve të afërta me pushtetin e bëjnë budallallëkun përçuesin më të mirë të informatës drejt shtrembërimit të përçudnuar të saj.

Dhe, natyrisht, të mbytjes së dialogut e të kritikës, ashtu siç kishte paraparë Orwell me derrat në “Fermën e shtazëve”.

/koha.net/

Etiketa: Comedy CentralFerma e shtazëveGeorge OrwellHashim ThaciintervistëJordan KlepperKOHA DitoreRambouilletVeton SurroiVuk JeremiqXhabir Zharku

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Dasma e Princit me armiqtë e Shqipërisë

Dasma e Princit me armiqtë e Shqipërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com