Një banesë dhe një restorant që ndodheshin në një godinë dykatëshe u përfshinë nga flakët pak para mesnatës së mbrëshme në zonën e Kombinatit në Tiranë, por që fatmirësisht nuk pati të lënduar.
Shkak i zjarrit mësohet se ka qenë shpërthimi i një bombole gazi. Fillimisht policia njoftoi për zjarrin në banesë, që rrezikonte edhe shtëpitë aty ngjitur.
Pak çaste më vone u njoftua edhe për djegien e restorantit. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar zjarrëfikset që vunë flakët nën kontroll.