Të paktën 38 sirianë janë larguar nga një qendër të azilkërkuesve në Babrru, ndonëse nuk dispononin dokumente lëvizjeje.
Burime nga Ministria e Brendshme për News24 bëjnë me dije se 21 persona, mes tyre edhe gra, ishin larguar për pak orë ditën e diel dhe nuk ishin kthyer më në qendër.
Sipas informacioneve, azilkërkuesit nuk dispononin leje qëndrimi dhe status, ndërsa policia tashmë është vënë në ndjekje të tyre.