Me sa duket kryeministri Rama nuk do të shkojë deri në vendimin për ta përjashtuar Ben Blushin, edhe se ky i fundit shfaqet gjithnjë e më kritik nga tij. Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, si një ndër njerzit e caktuar për t’iu përgjigjur Blushit, tha sot në Durrës se PS është shtëpia e madhe e debatit por që askush nuk penalizohet për mendimet kritike.
“Pushteti ynë nuk i vërtet nuk janë as zyrat as burokracia, janë njerëzit, se forcën e marrim te njëri-tjetëri. Kush nga ju nuk e ka përsëritur më shumë se një herë se kjo shtëpia jonë e madhe, PS është shtëpia ku flasim, debatojmë, ku mbase nuk na pëlqen ndonjëherë çfarë i themi njëri-tjetrit, jemi me sy e vesh ndaj njëri-tjetërit, ku konkurrojmë, ku fuqinë e marrim nga njëri-tjetri, e ku nuk lejohet të harrosh , të largosh njerëzit, të mos shohësh me sy socilaistë, e nëse dikush harron ka faj e përgjegjësi para të gjithëve” tha Tahiri.